Edhe sot tymon deponia “Krasta”

nga Xh M

Kumanovë, 19 qershor – Edhe sot tymon deponia e Kumanovës “Krasta”, pasi paraprakisht shpërtheu zjarr. Banorët e Pçinjës nuk lejojnë futjen e kamioneve me mebturina. Në deklaratën për mediat, thonë se problemi është me dekada dhe kërkojnë zhvendosjen e deponisë e cila ndodhet disa kilometra larg fshatit. Ata janë të revoltuar sepse asnjë nga autoritetet nuk ka realizuar takim me ta dhe kërkuan takim me drejtoin e NP “Pasterti dhe gjelbërim”, Nenad Stojanovski.

Ai thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare në kompani dhe ka shprehur dyshimin se nuk po protestojnë të gjithë banorët, por vetëm një grup i caktuar.

Ndryshe nga banorët e Pçinjës që tregojnë se zjarri ka rënë në deponi, Stojanovski thotë se zjarri ka rënë në një fushë afër.

Nga grupi këshilldhënës i LSDM-së, sot kërkuan seancë të jashtëzakonshme të këshillit për informim për gjendjen dhe masat e marra për shuarjen e zjarrit në deponinë Krasta, për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, si dhe masat e marra apo që do të merren për mënjanimin e pasojave të dëmshme për shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More