Shkup, 30 gusht – Janë raportuar 17 raste të reja me kollën e mirë në periudhën nga 23 deri më 29 gusht. Mosha e të infektuarve varion deri në 49 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës nga një deri në katër vjeç. Nga rastete reja, tre kanë qenë të hospirtalizuar, theksohet në raportin që e publikoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP)
“Përfundimisht me 29 gushtin, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 1.049 raste të kollës së mirë, me incidencë nprej 57,1/100.000 banorëve. Kjo paraqet rritje të disafishtë të numrit të të sëmurëve në krahasim me periudhën e kaluar pesëvjeçare – viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste”, shkruan në rarport.
Shpërndarja sipas gjinisë tregon se 477 persona janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 572 të gjinisë femërore.
Nga numri i përgjithshëm i personave të infektuar, tek 1.042 persona janë regjistruar simptoma, ndërsa sëmundja tek shtatë të tjerë ka qenë në formë asimptomatike.
Ende numri më i madh i personave të regjistruar janë në terriorin e Shkupit.
Në qarkullim janë tre epidemi në nivel të territorit në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.
Numri më i madh i personave të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën deri katër vjeç, incidenca më e lartë vërehet në grupmoshën nën një vjeçare dhe arrin 1.282,1/100.000 banorë.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara, 660 nuk kanë qenë të vaksinuar, nuk janë komplet të vaksinuar konform moshës ose nuk ka dëshmi për vaksinim. Nga rastet që janë komplet të vaksinuar, mesatarja e kohës së kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmujndje arrin 11 vjet.
Nga 18 janari deri më 29 gusht, janë dhënë gjithsej 65.544 doza të vaksinave me komponentë kundër kollës së mirë.