Agjencia Zhurnal.mk

Edhe VMRO-DPMNE përshëndetë vendimin pozitiv për fillim të negociatave

Shkup, 24 mars – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE e përshëndet vendimin pozitiv të Këshillit të ministrave për punë të jashtme të Bashkimit Evropian, ndërsa njëherit e presim edhe datën për konferencën e parë ndërqeveritare me vendet anëtare të BE-së.

Angazhimet evropiane janë orientimi ynë strategjik dhe paraqeesin vendim themelor të përpjekjeve të përbashkëta të qeverive nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim nga viti 2001 deri tani, sikur edhe 10 raportet e fundit pozitive të Komisionit Evropian.

Siç potencohet edhe nga vetë Unioni nevojitet të plotësohen një numër i madh i reformave veçanërisht në gjyqësi, luftë kundër korrupsionit, ekonomi dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Zoran Zaev dhe LSDM e poshtëruan dhe e shkatërruan Maqedoninë, vjen koha kur VMRO-DPMNE sërish do t’i bëjë krenarë qytetarët e Maqedonisë.

Lajmi i mirë për qytetarët është që pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare qeveria e VMRO-DPMNE-së me sukses do t’i zbatojë negociatat dhe në rrugë të shpejtë do ta çojë shtetin drejt BE-së.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së/Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...