Edi Rama: Angela Merkel do t’i mungojë rajonit të Ballkanit Perëndimor

Edi Rama: Ditë e bukur dhe ditë e trishtuar. Kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, të shqiptarëve, të gjithë popujve të këtij rajoni. Njëkohësisht një ditë e trishtuar sepse në një farë mënyrë kjo është vizita e lamtumirës e Angela Merkel si Kancelare e Gjermanisë. Besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se sa kancelarja gjermane dhe ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është që askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se sa kancelarja gjermane.

 

Me kancelaren është gjithmonë një problem sepse nuk i ka qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë dhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me çka ajo bëri duke iniciuar Procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës, jo thjesht për të kaluar një fazë disa vjeçare por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku.

Përtej rezultateve konkrete që mbulon Procesi i Berlinit, besoj që arritja më e madhe e këtij procesi është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të së ardhmes së përbashkët. Ishte privilegj që sot kancelarja ishte në Tiranë. I shpreh mirënjohjen, falenderimin dhe miqësinë më të sinqertë në emër të gjithë shqiptarëve për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë.

Kohën e ka të shtrenjtë, oraret i ka të rëndësishme, nuk dua të marr kohë më të gjatë, dua të them se sot Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë seç ishte përpara se Angela Merkel të niste Procesin e Berlinit. Angela Merkel do t’i mungojë këtij rajoni. Ma ha mendja që interesi i të gjithëve këtu me të drejtë është që të dëgjojnë më shumë fjalët e saj se të miat. Po i kaloj fjalën duke i shprehur mirënjohjen, falenderimet dhe duke i thënë që ishte privilegj, ishte një nder, ishte kënaqësi që unë të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me të, që kisha mundësinë të mësoja prej saj dhe sipas meje, modestisht sot është një moment ku të gjithë ne jemi të vetëdijshëm qoftë për çfarë kancelarja ka bërë, qoftë boshllëkun që ajo lë. Pa kancelaren Merkel Ballkani nuk do ishte njësoj siç është sot, as Europa nuk do ishte siç është sot.

Related posts

Ambasadorja Kim takon anëtarët e KPK: Procesi i Vettingut duhet të jetë i lirë, pa presione e sulme

D V

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

D V

Kim i uron mirëseardhjen ambasadorit britanik: Mezi pres që të punoj me ju

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com