Edi Rama: Çdo tender të dyshimtë do ta dërgoj në SPAK

Të njëjtin mesazh për respektimin e procedurave për prokurimet publike, por me ton më të moderuar, kryeministri pas kryebashkiakëve jua përcolli dhe ministrave të tij dhe drejtueseve të institucioneve që ka në varësi. Nëse nuk do të dëgjohen rekomandimet e agjencisë së prokurimeve do të denoncohen nga vetë ai në SPAK.

 

Por ndërkohë kërkon nga autoritetet që dhe në rastet kur shikojnë abuzime nga ana e operatorëve ekonomikë të bëjnë denoncime në organet e drejtësisë.

Rama flet me shifra për shkeljet e konstatuar në harkun e një 18 muajve të fundit.

Paketa ligjore për prokurimet sipas kryeministrit ka marrë lëvdatat e BE, por ai kërkon që të marrë dhe lëvdatat e qytetarëve, ndaj iu lë detyrë ta përvetësojnë dhe ju kujton se në çdo rast përgjegjës janë titullarët e institucioneve.

Edhe pse s’do të bëjë krahasime me të shkuarën, kujton se procedurat aktuale me ato që janë ndjekur nga paraardhësit kanë një dallim të madh, por kërkon që të jepen shembuj me rezultate konkrete për të ndryshuar perceptimin se me fondet publike abuzohet.

Related posts

Rritja e rasteve me Kovid në Shqipëri, Dritan Ulqinaku: Nuk ka mbyllje dhe as dozë të tretë vaksine

N E

TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë: Do të qëndroni në karantinë

D V

Nesër nisin punimet për trafikndarësen në Tiranë-Elbasan, ARRSH: Çfarë ndodh me trafikun

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com