Agjencia Zhurnal.mk.

Edi Rama është bërë karasevdali, i vetëpëlqyer, inatçor, kryeneq e arrogant ndaj Kosovës së Albin Kurtit

NGA: SULEJMAN MEHAZI

Kot harxhojmë llafe, fjalosemi, kritikojmë e s’pajtohemi me Edi Ramën.

Se di pse mbytemi e shkrujmë kundër kur s’na dëgjon askush, palla s’ia ndien elitës politike, palla s’ia ndien Edi Ramës se a pajtohemi ne me politikëbërjen e tij apo jo.

Pastaj hajde thoni se s’janë më të ditur politikisht të Edi Ramës sesa kritikuesit, opinionistët, njohësit e çështjeve politike e analistët, qeshin e luajnë të PS-së me të gjithë artikullshkruesit e lartëpërmendur sesi gërvallen e krekosen zbrazur, e dinë e janë të sigurtë se kurrkush nuk do vepronte si duan ata, por si do PS-ja e Edi Ramës.

A bën më mirë të heshtim, u holluam, u thamë, u mpakëm, u plakëm, u thinjëm e na ranë dhëmbët duke e kritikuar, sharë e ofenduar Edi Ramën, kurse ai u kënaq me pushtetin. Ne the dhëmbet e rri me gishtin në gojë ai kënaqu me qeverisje.

Duam s’duam ta pranojmë, ama kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, çon politikë të mençur e jo ofenduese ndaj presidentit të Serbisë Vuçiq, sa i dashur është me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit të Serbisë, kurse sa armiqësor ndaj Kosovës së Albin Kurtit, ai s’përdor shprehje politike ofenduese, nacionaliste e shoviste ndaj Serbise, po me sintagmën “Ballkani i Hapur”, jo që provokon shqiptarët jashtë kufinjve të Shqipërisë, por edhe ua mori votat qytetarëve në Shqipëri.

Nuk është aq lehtë të mohojmë tre mandatet qeverisëse të Ramës të dalim e të kritikojmë personin që radhazi votojnë per të.

Dhe me të drejtë Edi Rama është bërë karasevdali, i vetëpëlqyer, inatçor, kryeneq e arrogant ndaj Kosovës së Albin Kurtit.

Related posts

Diplomacia, në mes të misionit dhe profesionit…

Xh M

Dëmi që i bëri Shqipërisë bëri regjimi regresiv Berisha-Meksi

Xh M

Turizmi 2023, propaganda false, shifrat e Europës!

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy