Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Edi Rama “kartuq të kuq” Grubit! Apelin për regjistrim e bëri vet

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – E paqartë përse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk shfrytëzoi vizitën e Artan Grubit në Tiranë për të dërguar një mesazh të përbashkët për regjistrimin e diasporës shqiptare, por këtë e bëri vet ndryshe nga disa politikanë tjerë nga Kosova.

Edi Rama duket se vërejti gabimin se duke dalë me Artan Grubi mund vetëm të “ftohë” diasporën të mos regjistrohet, në shenjë mllefi pastaj sot e përmirësoj gabimin me një paraqitje të re ku është vetëm e jo bashkë me Grubin, dhe në fjalimin e tij e përmend vetëm Ali Ahmetin.

Opinioni në Maqedoni reagoi ashpër nga fushata e Grubit i cili vizitën e tij në Kosovë dhe në Shqipëri e përdori për promovim partiak duke e shndërruar regjistrimin e popullsisë në një fushatë partiake përmes të cilës do të përfitoj politikisht.

Deputeti i ASH-së Halil Snopçe të enjten kërkoi të mos politizohet procesi i regjistrimit të popullatës, duke i kritikuar ashpër veprimet e zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrit të jashtëm Bujar Osmani, të cilët I quajti manekinë që sillen sikur në sfilatë mode.

Snopçe tha se sa më pak që të paraqiten në publik Grubi dhe Osmani dhe të flasin për regjistrimin aq më shumë mërgimtarë do të regjistrohen, në të kundërtën paraqitja e tyre iriton mërgimtarët.

Postime të ngjashme

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

Sot përfundon thirrja për vauçerë prej 12000 denarëve, kanë arritur 2600 aplikime

Zekirija Haxhiu

Kthim në normalitet, nga sot pa orë policore dhe mund të organizojmë dasma

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...