Edi Rama: Lajm i bukur për të rinjtë, një tjetër mundësi për të hyrë në tregun e teknologjisë së lart

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një njoftim, të cilin e quan si lajm të bukur për të rinjtë. Rama thotë se në 27 Shtator starton në Shqipëri “Hoxton Academy”.

 

Sipas kryet të qeverisë është një tjetër mundësi për të hyrë në tregun e teknologjisë së lartë. Rama thotë se studentët që kalojnë filtrat e pranimit, do të përfitojnë mundësinë e studimit në Hoxton pa asnjë pagesë.

Njoftimi i plotë:

🟢 LAJM I BUKUR PËR TË RINJTË

Një tjetër mundësi për të hyrë në tregun e teknologjisë së lartë, “Hoxton Academy”, sjell në Shqipëri metodën inovative të edukimit profesional në Teknologji👨🏻‍💻👩‍💻

Në 27 Shtator starton Hoxton Academy, një projekt i punuar me shumë pasion nga sipërmarrës të rinj midis Londrës, Tiranës dhe Prishtinës, i cili do tju mundësojë të rinjve të talentuar të fillojnë karrierën e tyre në teknologji si inxhinier softëare pas përfundimit të programit intensiv të trajnimit 6 mujor (me kohë të plotë).

Studentët që kalojnë filtrat e pranimit, do të përfitojnë mundësinë e studimit në Hoxton pa asnjë pagesë 🆓

Çdo bursë financohet plotësisht nga kompanitë teknologjike lokale 🇦🇱🇽🇰, duke i garantuar kontratë punësimi 2- vjeçare atyre që përfundojnë me sukses programin.

@hoxton.academy ka një ekip instruktorësh të nivelit botëror nga Londra, të cilët në të kaluarën kanë trajnuar zhvillues për Facebook, Apple, Google, Microsoft, Spotify, Yoox, Luxxotica në një format të ngjashëm.

Related posts

Kryeministri shpall të enjten qeverinë e re/ Kush ikën e kush vjen nga kupola e PD?

Redaksia

Mbërrijnë mbi 43 mijë doza Pfizer në Rinas, Rama ka një thirrje për të gjithë qytetarët

Redaksia

Video/ Pamjet nga tuneli i Skërficës, Rama: Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More