Agjencia Zhurnal.mk

Edi Rama mesazh të koduar Sali Berishës, i përmend pazaret që sollën refuzimin e vizës nga SHBA

Tiranë, 9 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama i ka dërguar dje mesazhe të koduar ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtij të fundit amerikanët i kanë refuzuar vizën dhe Rama ka përmendur shembullin tij për fatin e atyre që do prekin zgjedhjet. Duke folur në Skrapar në kuadër të fushatës, sipas Ramës, Berisha e di mirë se SHBA nuk të pranon kur bën pazare. “Çfarë do ndodhë pas 30 Qershorit? Do bëhen zgjedhjet dhe do nisë mandati i ri i qeverisë vendore si dhe do ndëshkohen me forcën e ligjit ata që do cenojnë zgjedhjet. Që në momentin që për ta nis procedimi penal ndalohen të dalin jashtë shtetit. Kur të dalin nga burgu do ngelen sërish këtu brenda se do i kthejnë si pjesë e listës së zezë të kriminelëve që nuk i duhen BE. Flasim për BE se në SHBA është akoma më keq, bashkë me familjen do ndalohen të shkojnë atje. Kush nuk e kupton le t’i bëjë një telefonatë plakut e ta pyesë: Ore është e vërtetë që të ka ndodhur kështu kur bën pazare? Nëse ju thotë jo, hajdeni se ua tregoj unë pastaj historinë”, tha Rama.

Përgjimet

Kryeministri ka reaguar sërish për përgjimet e publikuara nga gjermania “Bild”. Këtë herë shefi i qeverisë e drejtoi gishtin te prokurorët, duke i akuzuar se bëjnë shantazhe me dosjet nga frika e reformës në drejtësi. Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri Rama zhvilloi një takim me banorët e Skraparit, nga ku ritheksoi edhe një herë që përgjimet kanë dalë nga zyrat e PD, me qëllim përbaltjen e vendit në arenën ndërkombëtare. Kreu i ekzekutivit u shpreh se hetimet mbi dosjet “339” dhe “184” duhet të shkojnë deri në fund dhe të nxjerrin para drejtësisë fajtorët e vërtetë. “Përgjime që janë një arsye për të hetuar deri në fund dhe për të çuar para drejtësisë këdo që provohet që ka kryer veprimet e paligjshme, që mund të merren me mend, por duhet provuar dhe që duhet të ishin kryer si hetime me kohë e me vak dhe sikur e keni parë dhe dëgjuar. Në fakt bëhet fjalë për shantazh kundër qeverisë dhe reformës në drejtësi dhe Partisë Socialiste. Prokuror të diskredituar, me shumë hije në karrierën e tyre kanë preferuar që në vend që ti hetojnë dhe të veprojnë menjëherë ti mbledhin ato numra dhe ti bashkojnë në një kazan të mbyllur dhe ti dorëzojnë te Partia Demokratike për të ndotur Shqipërinë”, deklaroi Rama.

Shpërbërja e PD-LSI

Po ashtu kreu i qeverisë tregoi edhe arsyet se përse data e zgjedhjeve nuk mund të shtyhet. Sipas tij, ka ardhur koha që PD-LSI të shpërbëhen si parti politike, duke shtuar se nëse ndryshohet një herë Kushtetuta do të ndodhë sërisht. “PS-ja ka kaluar përmes divorcesh dhe martesash, u bëj thirrje socialistëve që të shkojnë në kutitë e votimit sepse duhet një mbështetje jo thjeshtë për kandidatët tanë por për Shqipërinë që duhet të ndahet nga politika e baltës dhe sherrit e një individi që e mban Shqipërinë nën tension prej 30 vitesh. Ato forca duhet të shpërbehen duke dalë nga duart e tij. keni dëgjuar kur thonë se përse nuk shtyhen zgjedhjet.Nëse i hapet rrugë dhe shpërblehet kjo politikë qorre dhe e dhunshme dhe atëherë nuk është çështja se po ç’tensionohet situata tani, por do ta marrë përpara për disa vite Shqipërinë se një parti tjetër mund të dalë me këtë kërkesë, pastaj një tjetër dhe një tjetër dhe kthehet në një lojë të rëndë”, deklaroi Rama./Sotnews

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...