Edi Rama: Partia Socialiste e fitoi mandatin e tretë qeverisës sepse është parti e ndryshimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste e fitoi mandatin e tretë qeverisës sepse është parti e ndryshimit dhe jo e pushtetit. Nga Athina, shefi i qeverisë shtoi se njerëzit besojnë se me PS-në në krye, mund të vazhdohet përpara drejt së ardhmes.

 

“Jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të vij dhe të ndaj me ju disa momente të këndshme. Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin. Për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar partinë tonë dhe të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës. Tjetra ka të bëjë me atë çfarë kemi bërë dhe mesa duket për njerëzit është e qarte se kjo është rruga drejt progresit dhe puna duhet përfunduar. Ka shumë gjëra që janë më mirë nga sa ishin, por ka gjëra të tjera që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi përherë mjaft të sinqertë me njerëzit dhe ta krahasojmë e atë që kemi bërë me atë çfarë duhet të bëjmë jemi larg. Po ta krahasojmë me atë që gjetëm dhe atë që bëmë, jemi të lumtur për t’u ndjerë të sigurt se kjo është rruga dhe të ecim përpara”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë ku mori pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Related posts

Manastirliu: Deri në fund të vitit vijnë edhe 1.3 milion vaksina kundër COVID-19 në Shqipëri

D V

Shqiptarja fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit “Louis Vuitton” për stilistët e rinj, Rama: Çfarë krenarie!

D V

Pse duhet të vaksinohen me detyrim studentët dhe mësuesit?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com