Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Edi Rama për hartën e kufijve të Ballkanit: E kam parë, por s’kam asnjë koment për të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar se e ka parë hartën me ndryshime kufijsh në Ballkan, e cila po raportohet që nga kryeministri slloven, Janez Jansha, i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian, si propozim për të ardhmen e rajonit.Duke refuzuar ta komentojë këtë ide, Rama ka pranuar se kishte biseduar me Janshën kohë më parë për ide të ndryshme.

“E kam parë dhe e kam biseduar me të. E kam biseduar me kryeministrin slloven kohë përpara. Kam biseduar në përgjithësi për idetë dhe e kam parë edhe këtë dokument që ka dalë, por s’kam asnjë koment për të. S’kam asnjë koment”, ka thënë ai të premten në “Vizion Plus”.

Kryeministri shqiptar ka refuzuar të flasë edhe për çështjen e përfolur për shkëmbime territoresh si zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. ka thënë se s’ka qenë as pro e as kundër idesë, e as se nuk ishte në krah të ish-presidentit Hashim Thaçi.Rama ka refuzuar të komentojë edhe për qëndrimet e tij rreth kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti.Që nga fillimi i javës në vendet e rajonit ka pasur spekulime për letrën e dërguar që supozohet t’i jetë dërguar Charles Michelit nga Jansha. Kjo letër, që diplomatë nga Bashkimi Evropian, nuk e besojnë, jep “zgjidhjen e problemit” të Ballkanit. Parashihet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Postime të ngjashme

McAllister: BE ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

N E

Shqipëria regjistron 91 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Bujar Nishani: PD nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve

N E

Grida Duma: Rinumërim atje ku ne kemi bindje se ka pasur devijanca të votës së pavlefshme

N E

Edi Rama: Thirrje vende anëtare të BE-së që të shmangin historinë

N E

Grushtet që shkundën drejtësinë/ Gërdeci, sprova e vërtetë e drejtësisë së re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...