Edi Rama për tragjedinë në Tetovë: Përqafim vëllazëror për krejt komunitetin tetovar

Shkup, 9 shtator – Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një ngushëllim për familjarët e viktimave pas zjarrit të rënë në një strukturë spitalore Covid në Tetovë.

 

Rama shkruan se ka një përqafim vëllazëror për të gjithë komunitetin e Tetovës dhe për popullin e Maqedonisë.

“MIRËMËNGJES
dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja ” shkruan Rama.

Related posts

E habitshme: Në TikTok me gjuhë të urrejtjes kërkohet kryqëzimi i Xhaferit

D V

Drejtoresha e QIK-ut, Sermine Purrini: Unë i them PO Visar Ganiut për të vazhduar rrugëtimin për një Çair më të gjelbër

Redaksia

Analisti malazez: Pse Abazoviqi u bë kaq proserb pas takimit me Grubin?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More