Lista e sotme me emrat e propozuar për anëtar Kryesie nga kryeministri Edi Rama në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS, ka nxjerrë në pah edhe emrat e përjashtuar përfundimisht nga partia.
Ditmir Bushati është një prej këtyre emrave. Bushati nuk u përmend nga Rama, çfarë do të thotë se automatikisht mbetet jashtë organit më të lartë të kësaj force politike.
Ndryshe nga kjo herë, Ditmir Bushati në 2021 kryesonte listën si kandidati më i votuar në përbërjen e Kryesisë, me plot 204 vota.
