Shqipëri

Edi Rama pranon ftesën e Ilir Metës për takimin rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare

Zhurnal Ads

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në cilësinë e liderit të Partisë Socialiste, u përgjigj pozitivisht në ftesën e presidentit Ilir Meata për takim rreth caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare.

Në takimin e sotëm në orën 11:00, Rama do të shkojë te Meta së bashku me Taulant Balajn, sekretarin e përgjithshëm të partisë dhe koordinatorin e grupit parlamentar.

Dita e sotme do të jetë një ditë shumë intensive për presidentin Meta, i cili po fillon konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve të vitit 2021.

Para takimit me Ramën, ai do të realizojë takime të ndara me krerët e Partisë për Drejtësi, Integritet dhe Unitet, Shpëtim Idrizin dhe Dashamir Shehun të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.

Në mesditë është planifikuar takim me kreun e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasuar nga takimet me Luan Ramën nga Lëvizja për Integrim Socialist dhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u mbajtën më 26 qershor të vitit 2017. Në këto dhe ato të mëparshmet, në vitin 2013, fitoi koalicioni i majtë, i udhëhequr nga Socialistët e Ramës.

Data e mundshme për zgjedhjet e ardhshme në të cilat do të zgjidhen 140 deputetë, duhet të jetë mes 15 prillit dhe 15 majit të vitit 2021.

Postime të ngjashme

E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 16-muajshe në Pediatrinë e Infektivit, ishte prekur nga Covid-19

S.B.

Rreh gruan në sy të fëmijëve, aksidenton një të mitur në rrugë, 4 të arrestuar në Tiranë

admin

Basha e Rama përplasen për inceneratorët

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...