Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

Prezantimi i masterplanit të portit të Durrësit u prezantua mbrëmjen e sotme me praninë e Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, kreut të qeverisë, Edi Rama, ministres së Energjisë Infrastrukturës, Belinda Balluku e qindra qytetarëve të vendosur në distancë për shkak të masave anticovid.

Rama theksoi se ky port do të jetë një burim energjie për të gjithë zonën, e jo vetëm për portin e Durrësit.

Sipas tij, krijimi i këtij porti do të krijojë një gjeneratë të re të vendeve të punëve.

“Është një burim energji për të gjithë zonën. Vlera e gjithçkaje që ata kanë investuar do të rritet në mënyrë të jashtëzakonshme. Siç do të ripërtëritet vlera e të gjithë zonës së Durrësit, Krujës e Shijakut, siç s’do të rritet impakti përtej qarkut. Industria e turizmit është e re dhe me këtë vepër do të hyjë në nivelin më të lartë. Nëse deri më sot kemi parë vendet e tjera, se kur këtu të fusnin në burg për Celentanon, në Slloveni kishte plazhe nudo. Do të hapim 4 porta në bregdetin tonë, kjo është porta më e madhe. Porta tjetër në Sarandë ka filluar të rindërtohet, brenda vitit 2023 do të fillojë ndërtimi i portit të Shëngjinit. 4 porta të tjera nga ajri. Aeroporti i Vlorës, po ashtu edhe i Sarandës. Do të shërbejnë për të shpërndarë lajmin se sa e mirë është Shqipëria, sa e bukur është. Aspekti tjetër është se jo vetëm do të krijojë vende pune por do të krijojë një gjeneratë të re të vendeve të punës. Do të ndërtojmë shkollën profesionale, fryt i bashkëpunimit me kompaninë me standardet më të larta botërore të qindra e më pas mijëra vajzave e djemve që duhet të mësojnë gjithë atë larmi zanatesh për të mbajtur ndezur këtë motor ekonomik. Një vend ku jeta do të vazhdojë 24 orë. Kjo gjeneratë e re pune, vende të reja pune e të mirë paguara. Do ta transplantojmë skeletin e ekonomisë shqiptare, do t’i japim një skelet të ri. Shqipëria nuk do të duhet të ketë më probleme. S’do të ketë më probleme kur të bjerë më shumë shi duke përmbytur më toka të punuara. Nga ana tjetër asnjë gramë shpenzimi nuk do të behën më asnjë euro nuk do të dalë jashtë shtetit, do të jemi transportues neto. Ajo majë është majë që i takon gjeneratës sonë të mos refuzojë duke kërkuar prapë rrugë të shkurtra që të nxjerrin gjatë”, tha Rama.

Postime të ngjashme

McAllister: BE ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

N E

Shqipëria regjistron 91 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Bujar Nishani: PD nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve

N E

Grida Duma: Rinumërim atje ku ne kemi bindje se ka pasur devijanca të votës së pavlefshme

N E

Edi Rama: Thirrje vende anëtare të BE-së që të shmangin historinë

N E

Grushtet që shkundën drejtësinë/ Gërdeci, sprova e vërtetë e drejtësisë së re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...