Edi Rama shkarkon nga detyra Fatos Tushen

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kreun e bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushen. Kryebashkiaku është shkarkuar për shkelje të rënda, ndërsa një ditë më parë u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

 

Vendimi i shkarkimit është publikuar në Fletoren Zyrtare. Tushe u arrestua dje për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike. Me urdhër të SPAK gjithashtu u arrestuan edhe dhjetë punonjës të tjerë të bashkisë. Një tender me vlerë 24 milionë lekë është shkelja që çoi në operacionin masiv të Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se vetëm pak minuta pas arrestimit të Tushes, kryeministri Rama deklaroi se nuk do të kishte asnjë lloj mbrojtje nga Partia Socialiste dhe se duhet të përgjigjej vetë përpara drejtësisë.

Related posts

FOTO LAJM: Një përshëndetje nga Robinson Kruzo shqiptar

D V

Apeli shtyn vendimin për ish-kryeprokurorin Llalla, ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital

N E

Zjarri masiv në Vlorë, arrestohen dy punonjës pastrimi-nën hetim një 14-vjeçar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More