Kosovë

Edi Rama tregon pritshmëritë në lidhje me masat reja ndaj Covid-19

Zhurnal Ads

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një komunikimi me gazetarët ditën e sotme, ka folur në lidhje me pandeminë dhe masat e marra deri më tani, si dhe i është përgjigjur zërave për një bllokim/izolim të dytë, qoftë edhe të pjesshëm.

“Asgjë nuk është jashtë parashikimeve. Rritja e numrave ishte e parashikuar. Ne kemi një strategji për vjeshtë-dimrin. Manastirliu ka folur çdo ditë për rrezikun e madh të valës së dytë, si rezultat i marrjes lehtë të përballjes pasi u kalua një fazë e ndërmjetme, ku gjërat u dukën sikur po shkonin drejt një normaliteti. Ne po bëjmë gjithçka dhe askund tjetër, askush, nuk po bën më shumë”, është shprehur ai.

Rama theksoi se numri i testeve të publikuara çdo ditë, është vetëm ai i testeve të bëra në institucionet publike. Ai tha se testet që bëhen në privat, numërohen vetëm nëse janë pozitive.

Kryeministri Rama gjithashtu shtoi:

“Ne nuk kemi teste të shpejta, jo se nuk i gjenim dot, por është parë e arsyeshme që të testohet vetëm me PCR. Testet e shpejta do të hyjnë së shpejti në proces.”

Postime të ngjashme

16 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

admin

Hoti: Për 100 ditë qeverisje, Kosova doli nga izolimi

admin

​3 mijë e 130 raste aktive me COVID-19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...