Ekspozita e 15-të Ndërkombëtare e Aviacionit dhe e Hapësirës Ajrore e Kinës, e njohur gjithashtu si Shfaqja Ajrore e Kinës, do të hapet të martën në qytetin Zhuhai të provincës Guangdong të Kinës.
Në këtë veprimtari gjashtëditore do të ekspozohen disa nga avionët më të fundit kinezë, duke përfshirë modelet e reja të avionëve luftarakë, si “J-35A”, “J-15T” dhe “J-15D”.
Për herë të parë, forcat detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës do të marrin pjesë në Shfaqjen Ajrore të Kinës, me fluturimin e dy tipave të avionëve të aeroplanmbajtëseve, që janë përkatësisht avioni luftarak elektronik “J-15D” dhe avioni gjuajtës “J-15T
Ekspozita Ndërkombëtare e Aviacionit dhe e Hapësirës Ajrore e Kinës është mbajtur me sukses për 14 herë, duke filluar që nga viti 1996, dhe tani renditet ndër pesë shfaqjet ajrore kryesore në botë.