Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Edison Demaj rikthehet pas 2 vite me fitore të madhe

Gjatë fundjavës në Gjermani është zhvilluar një eveniment i mbyllur i boksit profesionist ku pas dy viteve me sukses në ring u rikthye, Edison Demaj duke mposht kështu me ndërprerje ne raundin e trete gjermanin Christian Dulz (6.16.0). Me këtë triumf kosovari ka paralajmëruar se ende është në formë të mirë dhe se asesi nuk planifikon që të largohet nga boksi, përkundrazi pret shumë suksese në të ardhmen.

“Kisha planifikuar me 23 janar të paraqitem në eventin e madh në Bruksel mirëpo për shkak rregullave të reja që i vendosi shteti gjerman mu desh të anuloj atë ndeshje, mirëpo formën time të mirë nuk doja ta humbja andaj edhe gjeta një event në Gjermani ku edhe u paraqita me sukses. Nga ndeshja ime e së dielës jam shumë i kënaqur sepse nga fillimi u hodha në sulm dhe arrita që në raundin e tretë ta mposht gjermanin”, tha Demaj, duke shtuar se në ndeshjet e ardhshme beson se do të paraqit në një peshë më të vogël.

“Vetëm e shoh në peshën Super Middle dhe besoj shume se në këtë kategori do të arrij suksese më të mëdha. Me stafin tim kemi planifikuar disa ndeshje ti kemi sivjet ku njëra prej tyre do jetë në Kosovë më 7 gusht në eventin e Pejës ku promotorët Avdyl Salihu dhe Muharrem Gjocaj më kanë respektuar duke më ftuar në këtë gala mbrëmje”, tha Demaj. Cekim se me këtë triumf, Demaj ka shënuar fitoren e tij të katërt në boksin profesionist.

Postime të ngjashme

Tuchel e cilëson lojtar fantastik Lukakun

D V

Jo vetëm Zapata dhe Correa, Interi etiketon edhe dy sulmues tjerë si pasues të mundshëm te Lukakut

D V

Prishtina synon mrekullinë ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës

D V

Messi rikthehet nga pushimet, gjendet në Barcelonë dhe sot pritet ta nënshkruaj kontratën e re

D V

SHBA-ja mposht Australinë dhe kalon në finale të ‘Tokio 2020’

D V

Milani, opsioni i vetëm për Josip Ilicic

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...