Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editoria: Mbetjet “proserbe” shkaktojnë vetëm dëme – Zaev të reflektojë!

Zhurnal Ads

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 24 tetor – Kryetari i Komunës Qendër në Shkup, Sasho Bogdanoviq ka deklaruar se ai nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe se e respekton Kushtetutën e Serbisë, e cila ende e konsideron Kosovën si territor të saj.

Bogdanoviq me faktin që ka organizuar dasmë në Graçanicë të Kosovës me kostumografi dhe këndim të këngëve për Kosovën, thotë se nuk ka provokuar ndjenjat e shqiptarëve duke shtruar pyetje retorike nëse duhej të shkoj në xhami që të martohet!

Kryetari i Komunës Qendër javën e kaluar bëri dasmë në Graçanicë të Kosovës e cila shkaktoi shumë reagime në opinion, pasi në një video ku shihet ai së bashku me gruan e tij duke kënduar këngë serbe për Kosovën.

Zaev dënon provokimet

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se dënon provokime nga cili do lloj, nëse ka pasur në dasmën e kryetarit të Komunës Qendër, i cili gjatë fundjavës u kurorëzua në Graçanicë. Në deklaratat e Bogdanoviqit, kryeministri nuk ka mundur të njohë provokim, por ka thënë se nuk dëshiron as t’i mbështesë, as të komentojë diçka të veçantë për individë të cilët ishin mysafirë në dasmë.

Zaev ka thënë se vendi i respekton të gjithë fqinjët dhe nxit dialog që bart paqe në Ballkan. “Apeloj në kujdes. Ne duam të jemi Evropë në periudhën e cila është para nesh. Duhet në mënyrë evropiane të sillemi dhe ta respektojmë njëri tjetrin”, theksoi Zaev.

Paralajmëroi se vendime për kandidatët e ardhshëm për kryetarë komunash do të sillen nga fundi i verës sepse zgjedhjet lokale janë në tetor të vitit të ardhshëm.

Reagon ambasadori i Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj tha se sjellja e kryetarit të Qendër është e papranueshme, provokuese, që mund të jetë si pasojë e alkoolit.

 “Edhe Bogdanoviq, sikur e gjithë bota, e dinë se Kosova nuk është dhe nuk do te jetë kurrë pjesë e Serbisë. Republika e Kosovës është shtet i lirë, demokratik, evropian dhe i pavarur, i cili synon integrimet euro-atlantike dhe fqinjësinë e mirë me të gjitha vendet e rajonit duke përfshirë edhe Serbinë. Ëndrrat e Bogdanoviq dhe ekstremistëve serb si ai, tashmë janë hedhur në koshat e mbeturinave dhe i takojnë së kaluarës së errtë millosheviqiane”, theksoi Gjergj Dedaj – Ambasador i Kosovës në RMV.

Opozita shqiptare kërkon shkarkim

”Ky sërbofil që sheh endërra me sy hapur, harron se është Kryetar i Komunës Qendër të Shkupit, kryeqytetit të një vendi që ka pranuar dhe ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran dhe është i obliguar t’i respektojë vendimet e Qeverisë, Kuvendit por edhe Kushtetutën e vendit.

E përkujtojmë Bogdanoviqin se edhe me Ligjin e Kushtetutes të cilin e propozoj dhe e inkorporoj ASH në ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht kufizohet me Republikën e Kosovën. Bogdanoviq me dekratën e tij tregon se nuk e respekton Kushtetutën e vendit dhe si i tillë nuk është i denjë për të udhehequr me një Komunë prandaj duhet te jap doreheqje menjëherë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, duke ftuar LSDM të deklarohet se a pajtohet me deklaratat e Bogdanoviqit?

Ka reaguar edhe Alternativa, e cila thotë se Bogdanoviqi, e sfidon edhe faktin se paguhet nga taksapaguesit e një shteti për të cilët pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Ai del edhe kundër një politike shtetërore, e cila është dëshmuar se në masë të madhe varet nga vullneti i shqiptarëve. Nga kjo parti presin që ndaj këtij shovinisti të ngrihet padi për provokim dhe fyerje të ndjenjave të shqiptarëve dhe ai urgjentisht të largohet nga pozita e tij. “Në të kundërtën, LSDM dhe argatët e saj shqiptarë vetëm e legjitimojnë qëndrimin e tij”, përfundojnë nga Alternativa.

Qeveria pa guxim për Bogdanoviqin

Edhe pse një ditë më parë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e priti në takim zyrtar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, pa “ujë në sy” nuk morri asnjë vendim që ta shkarkojë kryetarin e komunës qendër Sasha Bogdanoviq. Të paktën duhej t’i kërkonte falje mikut të tij nga Kosova se me çfarë anëtarë të partisë ai ka dhe çfarë funksionari ende mba brenda partisë së tij.

Nëse Zaev do të ishte një burrështetas i vërtetë, të paktën që do të bënte do të shkarkonte Bogdanoviqin nga partia e tij, do të kërkonte që ai të largohej nga ajo komunë ku jetojnë edhe mijëra shqiptarë e që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.

Ndikimi i politikës serbe në Maqedoninë e Veriut është shumë i theksuar dhe kjo u pa edhe në “muskujt” që Bogdanoviq ua tregoi të gjithëve. Ai nuk respektoi as rekomandimet anti-Covid, nuk respektoi as partinë e tij, shtetin dhe bashkëqytetarët shqiptarë dhe sërish mbeti i paprekur.

Një nga arsyet më të mëdha që Bullgaria po pengon politikën e Maqedonisë së Veriut është ndikimi serb në politikën e saj, të cilët ende i quajnë bullgarët fashistë dhe armiq, ndërsa vazhdojnë të mbajnë gjallë lidhjen serbe dhe ish-jugosllave, duke proklamuar vazhdimisht urrejtje ndaj fqinjëve, në mesin e të cilëve edhe shqiptarëve.

Në BE nuk shkohet me koka të sëmura si tipi i Bogdanoviqit, që është ende anëtar i partisë së tij. Zaev duhet t’i jap fund fundërrinave proserbe dhe ndikimit të Serbisë në politikën e Maqedonisë së Veriut. Mbetjet “millosheviane” kanë sjellë gjithmonë vetëm trazira dhe dëme në shtet, fillimisht duke ndjellë politikë anti shqiptare për vite të tëra, e më vonë edhe duke shkaktuar përçarje tjera me fqinjët.

Zaev i ka të qarta të gjitha situatat, prandaj duhet që shumë shpejt të ndërmarrë diçka që të dëshmojë se politika në Maqedoninë e Veriut nuk ndikohet nga jashtë, por është e pavarur dhe synon integrimin euroatlantik.

Është koha që Zaev të reflektojë dhe të dëshmojë evropianizimin e tij!

Postime të ngjashme

Filipçe: Nuk ka mjek të papunësuar në vend, nuk do të angazhohen mjek të pensionuar

T E

Qeveria ka miratuar rebalancin e Buxhetit, deficiti do të jetë 8.4%

T E

Bytyqi dhe Holshtajn do të punojnë në avancim të marrdhënieve ekonomike mes Gjermanisë dhe Maqedonisë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...