Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial: А do bëhen Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti këtë fundvit “babadimër”?

Zhurnal Ads

Shkruan , Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 14 dhjetor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë thuajse gjithsej rreth një miliardë euro buxhet që nga koha kur ka filluar kriza me virusin korona, por i kanë lënë në mëshirë të fatit mediat dhe punëtorët mediatik, edhe pse ngjashëm sikur mjekët, policët dhe pjesë tjera të administratës kanë qenë në frontin e parë të luftës me virusin. Zaev dhe qeveria e tij edhe në pakon e katër të ndihmës financiare fillimisht thanë se nuk i kanë paraparë mediat, por në konferencë për shtyp Zaev sot premtoi se edhe mediat do të ndihmohen. Në rolin e “babagjyshit”, Zaev e Ahmeti do të mendojnë që të gjejnë zgjidhje edhe për mediat, të cilat e kanë përjetuar më së vështiri këtë  krizë.

Pako e katërt, për të mbajtur gjallë ekonminë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për masa të reja antikrizë. Janë miratuar rreth 8 milionë euro shtesë, si paketë plotësuese të masave për t`u dalë në ndihmë kërkesave dhe iniciativave të më shumë subjekteve që janë goditur nga kriza.

Nga këto mjete, ndihmë financiare në vlerë prej 110 milionë denarë do të marrin Hekurudhat e RMV-së – Transporti, derisa NP ‘Rrugë Shtetërore’ do të marrë 180 milionë Denarë. Në pjesën e NP-ve dhe SHA-ve në pronësi të shtetit, SHA ‘Ekonomia e Ujrave’ do të marrë rreth 36 milion denarë për pagesën e dy rrogave të 598 të punësuarve, si dhe mjetë për 260 të punësuar në SHA ‘Qendra Tregtare’ – Shkup.

Qeveria ka vendosur t`u ndihmojë edhe transportuesve privat në transportin publik të Shkupit. Transportuesit që përfaqësohen përmes ‘Makekspres’ dhe ‘Sloboda Prevoz’ – Shkup do të marrin mjete për pagesën e ndihmës financiare prej 14.500 denarë për një të punësuar për dy muaj.

Me pakon e re anti-Covid janë përfshirë edhe artistët e estradës, ku u transferohen 2 paga minimale bruto nga 21.776 denarë. 40 Shoqata nga Asociacioni për Vallëzim do të marrin grante nga 2000 Euro për një shoqatë, derisa  Çerdhet private të Fëmijëve do të subvencionohen nga 1500 denarë për cdo fëmijë të përkujdesur në periudhën prej 6 muaj.

Ndihmë financiare nga 90.000 denarë do të marrin Atelietë Dizajnuese për organizimin e dasmave, kurse mjete do të fitojnë dhe Klubet e Natës.

Grante për pagesën e dy pagave minimale bruto nga buxheti do të ketë edhe për Qendrat Edukative për fëmijë dhe Qendrat e Gjuhëve të Huaja. Subvencione për paga do t`u paguhen edhe 48 organizatave rinore.

Në seancën e djeshme qeveritare kaloi edhe pagesa shkallë-shkallë e ndihmës financiare për artistët e pavarur, punonjësit e filmit, artistët dhe punonjësit e kulturës, në vlerë prej 14.500, 18.000 ose 21.500 denarë, varësisht të ardhurave për periudhën tremujore, për gjithsej 462 shfrytëzues, për çka janë paraparë 24.948.000 denarë, për çka lidhur me pagesën do të publikohet thirrja nga Ministria e Kulturës.

Ndihmë financiare nga 14.500 denarë për një të punësuar, për dy muaj për orë efektive të punës, do të marrin 58 transportues të licencuar për 376 linja të autobusit.

Kush sa  merr?

Me paketën e katërt antikrizë, 5726 prindër të vetëm, mbi 18,000 pensionistë me pensione deri në 15,000 denarë, 85,108 punëkërkues pasivë, 520 artistë të pavarur do të marrin një kartë pagese në vlerë prej 6,000 denarë. Po ashtu, ata qytetarë mbi 64 vjeç që nuk kanë pension, dhe kanë të ardhura më të ulëta se 15,000 denarë ose nuk kanë fare të ardhura. Për më tepër, 540 studentë, të cilët nuk i morën këto karta në paketën e mëparshme.

Paketa totale prej 470 milion euro përfshin 100 milion euro shtesë për kredi të lira përmes Bankës së Zhvillimit, uljen e TVSH-së për shërbimet artizanale nga 18% në 5%, 10% normën e TVSH-së në restorante dhe shërbime ushqimore dhe pije, përjashtim nga TVSH për donacione deri në fund të vitit 2021, fundjavë pa TVSH për produktet vendase dhe pajisjet IT (10,11,12 tetor), garanci shtetërore për hua dhe garanci doganore për borxhin doganor.

Rreth një e treta e parave të nevojshme për të financuar masat do të sigurohen nga buxheti, i cili ende nuk duhet të ribalansohet. Fonde të papërdorura janë në dispozicion të qeverisë, por është e qartë se do të nevojiten shtesë. Por si, për sa dhe nga ku ende nuk është përcaktuar.

Zaev premton ndihmë edhe për mediat

Kryeministri Zoran Zaev fillimisht tha se gazetarët nuk janë të përfshirë në pakon e katërt, për të deklaruar më pas se edehe gazetarët, mediat dhe punonjësit e medias janë përfshirë nga grupi i katërt i masave për të trajtuar pasojat ekonomike të krizës së koronës, por njoftoi se ka plane në bashkëpunim me ekspertë nga delegacioni evropian për të bërë paketa për qëndrueshmërinë financiare të media dhe pas krizës.

“Gazetarë, media Punëtorët e mediave janë të mbuluar nga grupi i katërt i masave, me faktin se tani ata mund të aplikojnë deri në pagën minimale bruto, jo vetëm 14,500, por arrin 21,770 denarë. Në paketat e mëparshme, ne i liruam ata nga detyrimi për të paguar licencat që ata marrin çdo vit, ne ndihmuam drejtpërdrejtë disa të drejta të mediave përmes AEK-ut dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Unë besoj se së shpejti do të jepet një propozim nga MSHIA për shfuqizimin e nenit 102, dmth ndryshimin e tij në mënyrë që të mund të ndihmojmë mediat duke lidhur marrëveshje me ndërmarrjet publike, komunat, etj.”, tha Zaev.

Ai sqaroi se me një pjesë të komunitetit mediatik në të cilin përfshihen koncesionarët kombëtarë dhe operatorët kabllorë, ata në përgjithësi diskutojnë për një qëndrueshmëri të caktuar të përhershme të mediave, pavarësisht nëse ato janë kombëtare, rajonale, lokale, radio stacione, televizione kabllore.

Asnjë abuzim me mjetet Paketa jep optimizëm se periudha në vijim do të jetë ekonomikisht e sigurt dhe më e qëndrueshme. Çelësi është të përdoren paratë në mënyrën e duhur. Është kërkuar që subvencionet të shkojnë direkt

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Canoski pyet Janakieskin: Kush të detyroi ta rrënosh Kosmosin?

E.E.

Qeveria e ka përcaktuar tekstin e Propozim-ligjit për kontroll financiar në sektorin publik

T E

LSDM: VMRO-DPMNE i pengon ndryshimet në rregullore, punon kundër interesave të qytetarëve

E.E.

Kreu i Rosomanit pozitiv me Covid-19

T E

Të Gjelbrit evropianë: Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më parë

E.E.

Qeveria emëron drejtorët e rinjë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...