Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: A do të lëkundet Maqedonia e Veriut nga pesimizmi i disa anëtarëve të BE-së

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 10 shtator – Pas formimit të qeverisë së re, Bashkimi Evropian ka filluar të marrë sërish në “pyetje” Maqedoninë e Veriut se ku ka arritë me detyrat e shtëpisë. Në fakt, shtrohen shumë dilema tani në Bruksel, nëse duhet të hapim dyert për Ballkanin Perëndimor, apo duhet t’i mbajmë ende me shpresë të rrejshme se diçka e mirë do të vijë, por kur do të ndodhë kjo, ende nuk dihet.

BE në dilemë serioze!

Në Brukselin zyrtar kanë filluar të spekulojnë se a është koha për realizim të procesit të zgjerimit të BE-së dhe nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shpresojnë se ai do të rezultojë në anëtarësimin e tyre të plotë.

Vende të Ballkanit shpresojnë për anëtarësim në BE, por presidenti francez Emmanuel Macron nuk është i vetmi që beson se reformat e BE duhet të kenë përparësi mbi zgjerimin, duke argumentuar se nëse 27 vendet anëtare nuk punojnë mirë, si munden 33 anetare?

Humbje e besueshmërisë së BE ishte “metodologjia e re” franceze, e cila në një farë forme e vështirëson rrugën drejt BE-së, por me këtë formë kërkohen rrugë të sigurta dhe jo premtime kote.

Negociatat e pranimit me Malin e Zi dhe Serbinë po zvarriten vazhdimisht. Vendimi për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ra vetëm pas negociatave, të cilat, veçanërisht kur shihet ajo që bëri Shkupi si premtim, rrezikoi më tej besueshmërinë evropiane në rajon. Negociatat vështirë se mund të zhvillojnë një efekt transformues, veçanërisht në rastin e Serbisë, e cila ka mbetur prapa për sa i përket demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Rajoni s’ka rrugë tjetër përveç BE-së

Një skepticizëm i tillë nuk ndryshon asgjë në faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor nga të gjitha anët janë të rrethuara nga vendet anëtare të BE, kështu që Ballkani Perëndimor mbetet një zbrazëtirë e brendshme gjeografike e Evropës. Ajo që po ndodh aty, jo vetëm në rrugën Ballkanike, nuk është pa pasoja për pjesën tjetër të kontinentit.

Marrëveshja e nënshkruar në Uashington, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka treguar se nëse BE-ja nuk është më syçelë dhe më e vendosur, atëherë lojtarë të mëdhenj mund të futen në lojë dhe gjithçka mund t’iu ikë nga dora. Drejtuesit e BE-së, e sidomos Gjermania është më e vendosur që punët e vendeve të Evropës mos t’ua lë në dorë të tjerëve dhe prandaj ka kërkuar që BE-ja të japë sinjale të forta dhe të dëshmojë se di të kujdeset për vendet që synojnë të jenëq pjesë e saj. Takimi në Uashington tregoi se ka disa kërcitje serioze në marrëdhëniet transatlantike dhe se SHBA dhe BE nuk kanë më një marrëdhënie “partneriteti” kur bëhet fjalë për Ballkanin. Prandaj është shumë e nevojshme që BE-ja t’iu jep mbështetje dhe shtytje serioze negociatave.

Brukseli kërkon të dijë si i ka punët Maqedonia e Veriut

Përgatitja e planit ekonomiko-investues për Ballkanin Perëndimor, politika e fqinjësisë së mirë, si dhe për mundësinë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, kanë qenë temat të cilat i ka shtruar Brukseli zyrtar me qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar në ndihmën dhe në resurset njerëzore, por edhe financiarisht ndaj Maqedonisë së Veriut. Për momentin vazhdojnë përgatitjet e fundit rreth planit ekonomiko-investues, qëllimi i të cilit  është ulja e hendekut financiar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, ku janë paraparë pothuajse nëntë miliardë euro për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Por Bashkimi Evropian është interesuar edhe për prioritetet e Qeverisë së re, si dhe për masat të cilat për momentin po ndërmerren për uljen e pasojave nga koronavirusi dhe reformave në dikasteret kryesore në vend.

Reformat në sistemin e sigurisë, administrata publike dhe gjyqësori duhet të ngelen në fokusin kryesor të Qeverisë së re. Njëkohësisht, për Qeverinë paraqet prioritet strategjik dialogu i hapur me të gjithë faktorët shoqëror duke e përfshirë edhe opozitën për të gjitha çështjet dhe reformat kryesore të cilat janë të rëndësishme  për progresin e Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut duhet të mbetet e përkushtuar në implementimin e fuqishëm të agjendës evropiane dhe proceset teknike të cilat e presin, pavarësisht oscilimeve në qëndrimet e disa shteteve të BE-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...