Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: A duhet të ndalet “shitblerja” e deputetëve!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 1 gusht – Maqedonia e Veriut ka ende një demokraci fragjile dhe tregtia me deputetë është një trend që nuk po ndalet. Në të kaluarën për qëllime të ndryshme, nëntoka dhe partitë politike kanë siguruar vota të deputetëve në forma të ndryshme, qoftë me para, qoftë me kushtëzime apo presione të ndryshme. Por, a duhet të ketë një rregullore në këtë “pazar” të votave të deputetëve!

Historitë e “tradhtisë” së deputetëve!

Që nga fillimi i pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, në momente kyçe ka pasur deputetë të cilët kanë votuar dhe përkrahur propozime ligjore në kundërshtim me partitë e tyre amë. Në historinë më të re, rast më i freskët ishte përprkahja e tetë deputetëve të VMRO DPMNE-së të cilët votuan pro ndryshimit të kushtetutës e që në fakt e ndryshoi edhe emrin e shtetit. Votat e tyre atëbotë u konsideruan si veprim i tyre demokratik, i vetëdijshëm dhe me interes komb ëtar për ndryshimet që i hapin rrugës Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Me këta tetë deputet, LSDM së bashkë me përkrahjen e të gjithë partive shqiptare i siguroi 80 vota të cilat ishin të nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Në të njëjtin moment, partia amë, VMRO DPMNE i largoi këta deputetë nga partia, duke i konisderuar “tradhtarë”, e të cilët me zgjedhjet e reja parlamentare mbetën jashtë Kuvendit dhe pa mbështetje partiake.  Gjatë kësaj periudhe, flitej se nëntoka maqedonase ishte ajo që i kishte ndihmuar Zaevit t’i sigurojë këto tetë vota shumë të nevojshme, por që kur nuk u provua se pikërisht përse këta tetë deputetë, që ishin fillimisht kategorik kundër ndryshimit të emrit, vendosin të përkrahin këto ndryshime.

Edhe në kampin shqiptarë ka pasur ndryshime të qëndrimeve të deputetëve dhe vota kundër në momente të ndryshme. Pa pavarësimit, ish pushteti i drejtuar nga Kiro Gligorov dhe Branko Crvenkovski, kishin marrë mbështetje të deputetëve shqiptare të PPD-së në momente kyçe, kur urdhërat nga partia ishin që mos të votohet pro ndonjë ligji.

Pas vitit 2001, edhe brenda vetë BDI-së ka pasur qëndrime ndryshe të deputetëve. Një prej tyre ishte edhe ish-rektori Fadil Sulejmani, i cili edhe pse ishte zgjedhur si deputet i BDI-së, në momente të caktuara nuk e jepte përkrehjen e tij për propozim ligje për të cilat konsideronte  se nuk janë të drejta.

Në vitin 2015, deputetja Mirsada Emini – Asani e cila u ul në karrigen eparlamentit të Maqedonisë si deputete me mandat të Rilindjes Demokratike Kombëtare kaloi në BDI. Ajo kishte fatin të shkojë si deputete pas tërheqjes nga lideri i RDK-së, Rufi Osmani, më pas Izet Zeqiri. Pas tërheqjes së tyre demokratike, ata i hapën rrugën mjekes nga Tetova, e cila nuk zgjati pak muaj dhe bëri transferimin e menjëhershëm në BDI. Kalimi i saj ndodhi edhe duke shlyer mandatin e RDK-së nga Parlamenti, pasi që ajo zyrtarisht më pas u evidentua si deputete e BDI-së.

Gruevski  i detyronte deputetët të nënshkruajnë garanci deri më 300 mijë euro

Ish kryeministri Gruevski duke e ditur se kundërshtarët e tij mund t’ia “vidhnin” deputetët dhe funksionarët të ndryshëm, kishte zgjedhur një metodë ndryshe, e cila i detyronte funskionarët e tij të qëndronin dhe të respektonin urdhërat e partisë.

Secili që dëshironte të futej në listë për deputet, këshilltarë komunal, ministër, ambasador, drejtor apo funksionar tjetër, duhej të nënshkruante një kambial në vlerë prej 300 mijë euro, të jepte garanci nga person i tretë dhe të nënshkruante dorëheqje blanko, nëse nuk i respekton urdhërat e partisë.

Në këtë mënyrë, udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së për vite me radhë siguroi “monolitin” në koalicionin e tij dhe “besnikërinë” e deputetëve të zgjedhur. Nëse deputeti nuk pranonte t’i bindet partisë, ai është i detyruar t’i kthejë paratë menjëherë me faturën, përndryshe ai përballet me një proces gjyqësor.

Të gjithë deputetët e kaluan këtë provë të detyrueshme të trefishtë të “besnikërisë”, përfshirë drejtuesit e partive më të vogla në koalicion, të cilët ishin në listën zgjedhore. Ata të cilët nuk nënshkruanin një kabial, nuk mund të futeshin në listat e funksionarëve të partisë.

Metodat e tilla të frikësimit dhe kushtëzimit e kishin shndërruar shumicën në pushtet në një makinë votimi të bindur të qeverisë, duke bërë të mundur një ndërhyrje të plotë të ekzekutivit në legjislaturë dhe rrëzimin e rolit të parlamentit.

Si ndodhë në parlamentet botërore!

Në politikë, thuhet se një politikan e ka “thyer fjalën” nëse ndryshon besnikërinë e partisë së tyre. Thyerja e fjalës së dhënë mund të nënkuptojë të ndryshosh qëndrim dhe të kalosh në një palë të dytë pasi të zgjidhesh si anëtar i një partie të parë, ose të votosh kundër linjave të partisë me të cilën je zgjedhur deputet.

Votimi kundër linjave partiake mund të çojë në pasoja të tilla si humbja e një pozicioni ose të dëbohet nga grupi i partisë. Ndërsa këto praktika janë të lejueshme juridikisht në shumicën e vendeve në botë, ndryshimi i partive mund të çojë në polemikë dhe vëmendje të mediave. Disa vende si India, Maldivet dhe Bangladesh e kanë të rregulluar me ligj këtë çështje, pasi ata e largojnë nga parlamenti çdo deputet që e ndryshon partinë. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kanada, nuk konsiderohet largim nga partia nëse një deputet voton kundër linjave të partisë, por vetëm nëse ai largohet komplet nga njëra parti dhe kalon ose i bashkëngjitet kauzës së një partie tjetër. Por në Kanada pat tentim për bllokim të tentativave që deputetë të një partie të kalojnë në tjetër parti.

Në vitin 2019, njëmbëdhjetë deputetë britanikë nga partia Konservatore dhe e Punës formuan partinë e Qendrës së Ndryshimit në Mbretërinë e Bashkuar . Në Shtator 2019, partia qeverisëse Konservatore humbi shumicën e tyre kur deputeti Phillip Lee u defektua ndaj Demokratëve Liberalë gjatë fjalimit të parë të kryeministrit të ri Boris Johnson.

Tentime për ta rregulluar me ligj “transferin” e deputetëve

Opozita e atëhershme e drejtuar nga LSDM ishte përpjekur t’i japë fund një shantazhi të tillë ndaj deputetëve të cilët kontrolloheshin nga partia, por gjithnjë pa sukses. Drejtuesi i partisë tjetër majtiste, NSDP, Tito Petkovski, në vitin 2009 propozoi ndryshime në Ligjin për deputetë, me të cilat performanca e detyrës së deputetit nuk duhet të kufizohet me një garanci materiale ose financiare për partinë politike ose koalicionin nga lista e kandidatëve të të cilit zgjidhet deputeti.

Por ky propozim u refuzua me arsyetimin se nuk është në funksion të forcimit të parlamentarizmit dhe besimit të qytetarëve ndaj Parlamentit. Kushtetuta garanton pavarësinë e sjelljes së deputetëve, ndërsa ky propozim konsiderohej një fyerje serioze për deputetët.

Deputetët e pushtetit atëkohë patën deklaruar se janë të pavarur dhe po ndërtojmë një shtet dhe një shtëpi që i përshtatet një Parlamenti evropian. Antonio Miloshoski atëherë kishte shprehur pikëpamje të ngjashme duke thënë se propozimi është hipokrit dhe nuk ka qëllime të ndershme. Më vonë, përpjekjet e tjera të opozitës në të njëjtin drejtim përfunduan në dështim.

Gjithmonë kur vjen koha e formimit të qeverive dhe kalimit të ndonjë ligji që është në kundërshtim me qëndrimet partiake shtrohet pyetja se a duhet të ketë lëvizje të tilla të deputetëve. A duhet të ketë ndonjë ligj i cili i kufizon vendimet e deputetëve si dhe a është kjoçështje demokratike?

Ekspertët nevojitet të sqarojnë se si të zgjidhen këto dilema, të cilët nga njëra anaë rëndojnë partinë për shpenzimet e bëra në fushatë zgjedhore, kur nga ana tjetër e kufizojnë lirinë e vendosjes së deputetit në interes të publikut.

Nëse nuk do kishte kërcënime dhe shantazhe të ndryshme ndaj lirisë së deputetëve, vetvendosja e deputetëve do të ishte normale, por duke i pasur parasysh rrethanat se si emërohen deputetët dhe si ata veprojnë, kjo lë për të dëshiruar shumë për nëj dekomraci të lirë e funksionale në Maqedoninë e Veriut. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!