Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: A ishte patjetër që Florin Besimi të japë dorëheqje!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 24 gusht – Afati i fundit për paraqitjen e propozimit për përbërjen e qeverisë së re, po mbaron. Në ueb faqen e Kuvendit ende nuk është caktuar seancë, ndërsa afati përfundimtar është më 2 shtator. Përplasjet brenda BDI-së kanë dhënë efektet e para, duke detyruar që Florin Besimi, vëllai i Fatmir Besimit të japë dorëheqje që të evitojë ndonjë pamundësi për t’u votuar qeveria, e cila po kërcënohet se mund të mos votohet nga dy deputetë të BDI-së.

Emrat për ministra, krijuan pakënaqësi

BDI-ja propozoi Jeton Shaqirin për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa më parë lideri i partisë Ali Ahmeti kishte njoftuar emrat e ministrave të tjerë., Artan Grubi do të jetë propozimi për zëvendëskryeministër dhe ministër i Sistemit Politik, Fatmir Besimi ministër i Financave, Bujar Osmani Ministër i Punëve të Jashtme, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë dhe Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor.

Nga radhët e LSDM-së në qeverinë e re duhet të hyjnë Oliver Spasovski si ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska të vazhdojë të udhëheq ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa propozim i mandatarit është që në krye të Ministrisë së Drejtësisë të jetë Bojan Mariçiq. Ministria e Transportit do të drejtohet nga kryetari aktual i Shtipit, Blagoj Boçvarski derisa ministria e Punës dhe Politikës Sociale nga Jagoda Shahpaska. Ministria e Kulturës do të drejtohet në Irena Stefanova, ndërkaq ministri aktual i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të jetë zëvendëskryeministër përgjegjës për Çështje Evropiane, derisa zëvendëskryeministrja Milla Carovska do të kryesojë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Fatmir Bytyqi do të propozohet zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, ndërsa Ljupço Nikollovski zëvendëskryeministër për Luftë kundër korrupsionit.

Problemi kryesor ka ndodhur me emrat e ministrave të BDI-së, pasi  dega e Çairit dhe Sarajit kërkojnë që të merren parasysh propozimet e tyre dhe të emërohen për ministra atë të cilët kanë meritë për fitoren e BDI-së.

Zoran Zaev ka grumbulluar shumicë parlamentare prej 62 votave, por nëse dy deputetë të BDI-së votojnë kundër, atëherë qeveria nuk mund të formohet.

A duhej që Besimi patjetër të japë dorëheqje!

Deputeti i sapozgjedhur Florin Besimi, vëllai i Fatmir Besimit ka dhënë dorëhqeje pasi Komisioni për antikorrupsion theksoi se ka konflikt interesi që Florin Besimi të votojë vëllain e tij,Fatmir Besimin për ministër të financave.

Ai shkroi se ka marrë këtë vendim në konsultim me Ali Ahmetin, për të evituar çdo evitim të mundshëm të bllokimit të votimit të qeverisë.

Florin Besimi ka a qenë drejtor i Spitalit Klinik në Tetovë për disa vjet, dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në listën e BDI-së menjëherë pas liderit Ali Ahmeti. Reagimet brenda BDI-së nuk i referoheshin kandidatit të propozuar për Ministër të Financave, Fatmir Besimit, por kryesisht kandidatit për Ministër të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Dilema shtrohet se a nuk kishte tjetër mundësi përveç që Florin Besimi ta kthejë mandatin? Sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, ai ka një mundësi tjetër: të përjashtohet nga votimi për qeverinë e re gjatë ditës së votimit. Sipas nenit 74, zyrtari është i detyruar të informojë drejtuesin e Kuvendit, përkatësisht institucionin, për të gjitha veprimet që mund të shkaktojnë një konflikt interesi, dhe drejtuesi është i detyruar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar konfliktin e interesave. Sipas nenit 75, kur zyrtari zbulon rrethana që tregojnë ekzistimin e një konflikti interesi ose një konflikt të mundshëm interesi, ai është i detyruar që menjëherë të kërkojë të përjashtohet dhe të ndalojë veprimet e tij. Personi do të lirohet nga kryerja e një veprimi të caktuar me vendim të organit në të cilin është zgjedhur ose emëruar.

Pse deputeti zgjodhi dorëheqjen e tij?

Burime nga BDI besojnë se qëllimi është të sigurohen vota të qëndrueshme, pasi pakënaqësia u shfaq në disa degë partiake. Qeveria ka një shumicë prej 62 deputetësh, ndërsa vota e Florin Besimit vazhdimisht do të ishte e kontestueshme për çdo gjë që do të votohej në Kuvend. Nëse dy peutetë të BDI-së janë kundër votimit të qeverisë me këto propozime të ministrave, atëherë i bie që bashkë me votën e Florim Besimit do të bëheshin tre vota problematike.

Ahmeti me dorëhqejen e Florin Besimit ka një problem më pak në tentimin për të formuar qeverinë.  Ai do të shqyrtojë mundësinë të paktën të bindë edhe një deputet dhe në këtë formë të sigurojë 61 vota. Kjo nuk është zgjidhja që Ahmeti e dëshiron, por nëse do të shikojë se s’ka tjetër zgjidhje, do të shkojë edhe në këtë formë, me qëllim që të eliminojë njerëzit e pakënaqur me vendimet e tij.

Nuk dihet nëse Ahmeti do të rishqyrtojë propozimet për ministra, por nga praktika e deritanishme kjo do të ishte thyerje e fjalës së liderit, i cili ka pasur autoritet të plotë. Nëse nuk do të kishte pakënaqësi brenda BDI-së, atëherë nuk do të ishte e nevojshme dorëheqja e Besimit, sepse edhe me 61 vota do të votohej qeveria. Megjithatë, gjatë ditëve në vijim do të mësohet nëse të gjitha gjakrat do të ftohen dhe do të amortizohen pakënaqësitë, nga përlasja e të cilës nuk fiton askush.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...