Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: A ka vërtet përplasje BDI – LSDM apo filloi retorika parazgjedhore! (VIDEO)

Zhurnal Ads

Editorial, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 11 janar – Kohën e fundit janë vërejtur shkëndija të përplasjeve midis partnerëve të koalicionit qeverisës. Problem kyç është bërë kërkesa e opozitës shqiptare për të rregulluar ligjin e nënshtetësisë, me të cilin kërkohet që qytetarët që kanë lindur në Maqedoninë e Veriut ose qëndrojnë më shumë vite në këtë shtet, me anë të dëshmitarëve t’iu mundësohet që ata të marrin nënshtetësinë. Për këtë propozim ligj, BDI ka thënë se do ta mbështesë, ndërsa partneri i tyre në qeveri LSDM-ja, kategorikisht është kundër.

Përveç këtij problemi, kundërshtimet ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së dolën në skenë me rastin e publikimit të fotografisë së ditëlindjes së Ali Ahmetit në Ministrinë e Sistemit Politik, me çka me presionin e medieve, MPB doli me njoftim se do t’i dënojë të gjithë funksionarët e BDI-së konform ligjit. Më shumë se një dënim simbolik prej 20 eurove, ishte thyerja e mitit se Ali Ahmeti dhe funksionarët e BDI-së janë të paprekshëm. Ministri Oliver Spasovski menjëherë doli me kumtesë se do të dënohen të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin, duke ia treguar në këtë formë “dhëmbët” BDI-së.

Kupa e përplasjeve BDI – LSDM u derdh në momentin kur Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, nuk e lejoi të flasë zëvendësin e tij, Nazim Bushi në konferencë për gazetarë, kur ky i fundit u pyet për ligjin për shtetësi. Spasovski u përgjigj vet, duke mos e liruar vendin për zëvendësin e tij, duke thënë: “Jo unë do të përgjigjem, sepse ai është i dënuar. Për shkak se është i dënuar tani mbanë maskë. Të mos ishte i dënuar ndoshta nuk do të mbante tani maskë”, u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme. Një “tallje” e tillë ishte e rëndë për Bushin, që njëherësh është edhe ish komandant i UCK-së, por jo edhe e paqëllimshme nga ana e Spasovskit. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi e zbuti situatën duke thënë se ministri Spasovski nuk ia ka mohuar të drejtën e fjalës, por pyetja e gazetarit ka qenë se a do përgjigjet zv/ ministri apo ministri që të jap epilog mbi rastin në Ministrinë për Sistem Politik.

Është fakt se Spasovski me hierarki është shefi i Bushit sepse është zv.ministër. Kjo çështje e mohimit të fjalës nuk është rregulluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por Spasovski nuk ka kapacitet politik ta limitoj Bushin që ta ketë mendimin e vetë dhe ta shpreh mendimin e vetë. Që të dy këta funksionarë janë të zgjedhur prej Parlamentit dhe Parlamenti mund t’i ndërroj ose të vendosë dikë tjetër.

Ministri më i besueshëm i Zaevit duket se ka marrë rolin që të fillojë të nënçmoj dhe të degradojë shqiptarët. Në të njëjtën formë reagoi edhe me ligjin e nënshtetësisë dhe me kërkesën për të dënuar funksionarët e BDI-së për mosmbajtje të maskës.

Te ligji i nënshtetësisë ka përplasje dhe ndasi të mëdha në MPB. Përderisa Spasovski dërgoi mendim negativ në qeveri, ende pa filluar procedura për propozim ligjin e nënshtetësisë, Bushi tha se ai personalisht dhe BDI do të votojnë për këtë propozim ligj. Ai vlerëson se në propozim Ligjin për shtetësi ka elemente të cilët kontribuojnë në plotësimin e duhur të ligjit në fjalë dhe se mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me nënshtetasi, prandaj ai pohon se do ta përkrahë këtë ligj edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, nënkuptohet edhe ai vet si zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Bushi gjithashtu publikisht ka pranuar se është i njoftuar me mendimin e MPB-së, dërguar Qeverisë dhe sipas tij, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për shtetësinë kërkon debat.

Edhe pse BDI dhe LSDM janë partnerë koalicioni gati 5 vite dhe ky është mandati i dytë i tyre përplasjet mes tyre çdoherë ashpërsohen kur afrohen zgjedhjet. Dy partnerë që qeverisin bashkë dhe janë të varur njëri me tjetrin, duket se kanë një taktikë të mirëfilltë në prag të zgjedhjeve.

Tani që po afrohen zgjedhjet lokale, populli duhet të mendojë se ekziston konflikt i ashpër midis partive politike. Në fakt nuk është ashtu! Qoftë edhe nëse në të vërtetë ka përplasje mes partnerëve të koalicionit ata duhet të japin mesazhe bashkëpunimi e paqe ndërmjet veti me qëllim që mos të ndjellin përçarje tek qytetarët. Të dy partitë janë shumë të varura njëra me tjetrën sepse kanë një shumicë minimale parlamentare dhe çdo lëvizje më e vogël do të shkaktojë trazira në qeveri që nuk i konvenojnë asnjërës palë.

Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më shumë do të rritet retorika parazgjedhore, nacionaliste, kush është më i forti, kush është më i mençuri, kush është më kombëtar e kush më patriot! Kjo mënyrë e të bërit fushatë dhe shërbim njëri tjetrit nuk është e dobishme për një shoqëri të hapur dhe me vlera qytetare. Të gjitha palët duhet të kontribuojnë me projekte dhe vlera që janë në të mirë të popullatës. Ndryshe, nëse nuk ka koordinim të mirëfilltë, dëmi që shkaktohet të qytetarët është shumë i madh dhe rikthen dhunën e urrejtjen mes popujve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Apasiev ngrit padi penale kundër Mersiha Smailoviq

E.E.

Prokuroria ngre kallëzim penal ndaj 4 anëtarëve të KSHZ-së

T E

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Z H

141 raste të reja, 1 i vdekur dhe 94 të shëruar, ja bilanci i fundit me Covid 19

T E

Zaev: Me Bullgarinë nuk është racionale të bisedohet për zgjidhje

T E

Takim i kryeministrit Zaev me përfaqësuesen e BB për Ballkanin Perëndimor, Gellder

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...