Agjencia Zhurnal.mk

Editorial / A mori lumi paralajmërimin e Ali Ahmetit për hetim të ish-funksionarëve të BDI-së nga viti 2002 !?

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në shtator të vitit 2017 deklaroi se ka kërkuar nga Prokuroria hetim mbi punën e deritanishme të të gjithë funksionarëve të lartë të kësaj partie, duke filluar nga vetë ai si dhe mbi punën e krerëve aktual të komunave si dhe atyre të mëhershëm.

z.Ahmeti këtë e pati thënë edhe në një mbledhjen të Kryesisë së BDI-së në muajin mars të vitit 2017, i cili tha se do të angazhohet për hulumtim të thellë të veprimtarisë së çdo funksionari nga viti 2002 gjer më sot dhe bartje të përgjegjësisë për çdo keqpërdorim eventual të besimit partiak dhe detyrës zyrtare.

Që nga ‘plasja’ e bombave dhe zbulimi i skandaleve të një pas njëshme si për funksionarë të saj partiak e shtetërorë por edhe për partitë e tjera filloi të përfolët një ide tjetër se si të shpëtojë nga më e keqja dhe largimi i atyre skandalozëve nga radhët e tyre, shkruan Zhurnal.mk

‘Vettingu’, ishte ideja dhe procesi që e përkrahën thuajse gjithë brenda BDI-së, por në praktikë vështirë të bëhet, të paktën deri më sot nuk kemi parë asnjë gjë konkrete në këtë drejtim edhe pse u përfol shumë, ndoshta thjeshtë për të mbuluar me shoshë situatën në të cilën gjendej vendi dhe të hedhin hi në sy të opinionit se vërtetë po bëhet ndonjë gjë në këtë drejtim.

Vetingun apo kontrollin e anëtarësisë së BDI‑së, nga ku do të rekrutohen funksionarët partiak, duhet ta bëjnë nënkryetarët Izet Mexhiti, Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe sekretari organizativ Artan Grubi.

Mirëpo ‘Vetingu’ duket se kanë mbetur vetëm fjalë boshe dhe asnjë gjë konkrete pasiqë hulumtimi dhe hetimi ndaj funksionarëve të kaluar dhe atyre aktual nga kjo parti ende nuk ka nisur e që nga para një viti kreu i selisë blue Ali Ahmeti kishte përmendur formimin e një komisioni hetimor brenda partiak që do të hetojë të gjithë keqpërdorimet dhe kriminalitetin tek ish funksionarët dhe funksionarët aktual por që deri më tani pa sukses, të paktën opinion nuk ka parë asnjë gjë të prekshme dhe të realizueshme në teren.

Arrestimet që po bëhen nga pushteti aktual për disa ish funksionarë të VMRO-së nuk po mbulojnë idenë dhe besimin që qytetarët të kthejnë tek organet e drejtësisë sepse sipas gjithë kësaj nga komentet dhe bisedat që bëhen mes qytetarëve, po bëhet një drejtësi selektive sigurisht.

Nga BDI-ja pak javë më parë përfundoi në burg një sekretar shtetërorë por edhe ai me urdhër të organeve të drejtësisë italiane pasiqë sikur të kishte mbetur për organet e drejtësisë në vend, do të vazhdonte të lulëzonte njejtë si gjithë të tjerët.

Që ish funksionarët e integristëve dhe ato aktual janë të përfshirë në krim dhe korupsion tashmë dihet e madje disa shumë hapur por që nuk ka se kush t’i hetojë, ndërkohë që kryeministri duket se u’a ka frikën për shkak të humbjes së shumicës parlamentare, të paktën ashtu kanë lindur dyshimet!

Si një rast shumë të freskët mund të përmendim menaxhimin me Drejtorinë e postave të Maqedonisë. Gjatë gjithë këtyre viteve kjo drejtori menaxhohet nga kuadër të BDI-së por që secili ndoshta më keq se tjetri dhe se kjo drejtori shumë profitabile po dëmtohet skajshmërisht pasiqë si kanë dalë më herët informacione për keqpërdorime nga ish drejtora, kjo drejtori u dogj për të fshehur fakte dhe dëshmi, e njejtë po vazhdon edhe sot e kësaj dite të dëmtohet edhe më shumë pa pikë ndërgjegje.

Njejtë dyshime për keqpërdorime ekzistojnë edhe në dikasterin e ekonomisë ku ministri aktual, bekteshi i cili dyshohet se po bën shkelje flagrante në tendera, e keqpërdorime të ndryshme mirëpo edhe përkundër këtyre dyshimeve që edhe organet hetimore disponojnë BDI nuk arriti të largojë nga posti por e la të vazhdojë aty edhe pse si dikaster është nën hetime për keqpërdorime të majme.

Sipas burimeve të Agjencisë së lajmeve Zhurnal, mos shkarkimi i ministrit aktual të ekonomisë në rekonstruimin e kabinetit qeveritarë është bërë si duket me urdhër të LSDM-së e cila ka kërkuar që ai të vazhdojë punën aty.

Ahmeti ka kërkuar këshilla për aplikimin e sistemit për kontroll dhe veting edhe nga Instituti ndërkombëtar Republikan (IRI), ndërsa vlerëson se me këtë do të parandalohen sulmet ndaj funksionarëve dhe përhapja e lajmeve të rreme.

Ndiqni paralajmërimin e z.Ahmeti për hetim të ish-funksionarëve të BDI-së nga viti 2002 gjer më sot, me datë 21.09.2017, në rrugadrejt në Alsat-M.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...