Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial: A mund të dobësohet NATO nga “lufta” mes Sofjes dhe Shkupit!

Zhurnal Ads

Shkup, 2 dhjetor – Mosmarrëveshja midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, rreth gjuhës dhe të kaluarës historike, në të ardhmen mund të shkaktojë një përçarje në krahun juglindor të NATO-s, e cila aktualisht është thelbësore për shkak të konfliktit të ndikimit SHBA-Rusi në rajon. Të dy vendet, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë anëtare të plotfuqishme dhe me të drejta të barabarta të NATO-s, por ngërçi i fundit për rrugën e integrimeve evropiane ka shkaktuar dilema të mëdha se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Presion/i ndërkombëtar për të gjetur zgjidhje sa më të shpejtë duhet të jetë shumë më i madh, përndryshe nuk do të ishte e pranueshme edhe një vatër e re e konflikteve ngjashëm si ai ndërmjet dy vendeve tjera, Turqisë dhe Greqisë.

Problemet nga Ballkani s’kanë të ndalur

Çështjet e hapura ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mund të krijojnë armiqësi midis dy vendeve, nëse ato nuk zgjidhen në të ardhmen e afërt, duke ndjekur shembullin e Greqisë dhe Turqisë, të cilat, megjithëse pjesë e NATO-s, kanë qenë rivalë për vite me radhë.

 Kundërshtimet e Bullgarisë për hyrjen e Maqedonisë në BE nuk vijnë nga kriteret e pranimit, siç është nevoja për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin, por në vend të kësaj, ata drejtohen nga pretendime historike që provokojnë nacionalizëm në të dy palët dhe në një moment së shpejti do të kenë një ndikim në NATO, nëse këto mosmarrëveshje nuk zgjidhen së shpejti.

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se i kushtojnë rëndësi dhe vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor, sepse ka tensione të të gjitha llojeve, por ka edhe progres. Procesi i Berlinit ka provuar të jetë një iniciativë e mirë që jep rezultat. Por po luftohet që të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, por posaçërisht me Maqedoninë e Veriut, pyetja është nëse do të kemi sukses në atë kohë, sepse ka nevojë për negociata midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut dërgon përfaqësues special në Sofje

Vllado Buçkovski pasi u emërua përfaqësues special i vendit në Bullgari, ka theksuar se beson se Maqedonia e Veriut ka argumente serioze që ia ka dhënë palës tjetër, dhe përmbajtja ose “heshtja” e palës maqedonase në publik thotë se është një sinjal i mirë.

“Për shkak të përvojës sime, unë nuk do të pranoj dërgimin e mesazheve përmes mediave me miqtë tanë Bullgarë. Komisioni ynë po punon intensivisht, ne kemi instrumentet e parashikuara nga Marrëveshja. Nëse do të ishin përdorur këto instrumente deri më tani, kjo krizë nuk do të kishte ndodhur. Kur ka heshtje, është më mirë të arrijmë zgjidhjen e dëshiruar”, ka thënë Buçkovski.

Vllado Buçkovski, Lupço Georgievski dhe profesori Denko Malevski tregohen si tre personat që po luftojnë për të përmbushur Marrëveshjen me Bullgarinë dhe prandaj kjo është një sfidë serioze për të përshpejtuar zbatimin e Marrëveshjes.

A mund të dobësohet NATO nga “lufta” mes Sofjes dhe Shkupit

2020-ta shënon 68 vjet qëkurse Turqia dhe Greqia u futën në NATO në vitin 1952. Në vitet e fundit këto dy shtete kanë pasur përplasje të vazhdueshme bilaterale edhe pse janë vende anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake në botë. Të dyja vendet kanë rolin dhe rëndësinë e tyre të pazëvendësueshme, por përkundër interesave të ndryshme, në kuadër të NATO-së thuajse të dyja vendet luajnë rol kyç. Ballkani është i stërmbushur me nacionalizma dhe folklorizma, prandaj edhe anëtarësimi i shumicës së shteteve të rajonit në NATO, synonte të ulte këto dukuri. Qëllimi ishte siguri e përgjithshme nga çdo kërcënim si dhe bashkëpunim më i ndërsjellë i këtyre vendeve.

Problemet e fundit të shfaqura ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pasi kjo e fundit pengon hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shkupit zyrtar, ka bërë që dilema të lindë nëse mund të ketë çarje të ardhshme dhe ftohje të raporteve edhe në kuadër të bashkëpunimit në Aleancën Veri-Atlantike.

Pyetjet janë të shumta, se përse Bullgaria nuk e bllokoi Maqedoninë e Veriut gjatë hyrjes në NATO por po e bllokon tani për në BE? NATO, duket më e lehtë për të bashkëpunuar, sepse bëhet fjalë për siguri të përgjithshme, ndërsa BE-ja, duket të jetë zhvillim dhe mirëqenie më e madhe për të gjithë.

Urrejtja dhe nacionalizimi ndërmjet palëve, sidomos atyre nëpër rrjetet sociale është shumë i madh. Kjo të çon të mendosh se nëse kjo dukuri vazhdon ende, mund të thellohet edhe më shumë dhe mund të reflektojë në bashkëpunimin e ardhshëm në të gjitha sferat. Në këtë formë, mund të ndikojë edhe në kuadër të NATO-s. 

Nuk do me thënë me patjetër se përçarja dhe reflektimi do të jetë si në shkallën e relacioneve Turqi – Greqi, por çdo “plagë e lënë hapur mund të nxjerr më shumë gjak”, prandaj nevojitet që të gjithë politikanë e përfshirë, por edhe bashkësia ndërkombëtare që të bëjnë presion që sa më parë të zgjidhet problemi mes Shkupit e Sofjes, sepse në të ardhmen mund të thellohen problemet edhe më shumë, e për pasojë mund të rrezikohet edhe siguria e NATO-s. Ndikimet dhe interesat e lindjes për Ballkanin kanë qenë gjithmonë të pranishme, prandaj çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Policia ndërhynë në dy ahengje familjare në Shkup

T E

Ekspertët: Ambasadorët e BE-së vështirë të sjellin vendim rreth bllokadës së Maqedonisë së Veriut

E.E.

MASH: Po zhvillohen orët e para edhe me prani fizike edhe përmes platformës online

E.E.

Provimet e gjuhës bllokojnë bashkimin familjar në Gjermani

T E

Citopatologia Vidak tregon përvojën e saj pas vaksinimit

T E

“Iniciativa 8”, propozim platformë për bashkëpunim trelateral midis Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...