Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: A po bën presion Zaevi ndaj BDI-së me fitimin e mandatit nga presidenti!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 12 gusht – Ndarja e mandatit për të formuar qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut nga ana e presidentit Pendarovski, ka shkaktuar debate dhe mospajtime ndërmjet ish-kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe presidentin Pendarovski. Por, kush ka të drejtë në këtë debat dhe pse po ndodh pikërisht tani!

Pendarovski nesër ia dorëzon mandatin Zaevit

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nesër në mesditë i dorëzon mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev. Nga kabineti i presidentit theksojnë se mandati do t’i ndahet partisë e cila ka fituar numrin më të madh të mandateve në Kuvend si dhe pas informimit nga ana e Zaevit për bisedime me më shumë parti, për sigurimin e shumicës së nevojshme në Kuvend.

Ky veprim i Pendarovskit, vjen pikërisht në ditën kur skadon afati 10 ditorë për ndarjen e mandatit, pas konstituimit të Kuvendit më 4 gusht.

Nuk ka asnjë konfirmim nga LSDM-ja nëse është siguruar shumica e nevojshme prej 61 deputetëve, dhe as deri ku kanë arritur negociatat me BDI-në ose partitë e tjera. Bisedimet mes Zaevit dhe Ahmetit hynë në një krizë pas kërkesës së Naser Ziberi për të udhëhequr Qeverinë për të paktën një vit, dhe më pas për t’i lënë asaj Zaevit, si dhe pas insistimit të kuadrove të BDI-së për të pasur një pjesë më të madhe në qeveri.

Xhaferi kundër Pendarovskit!

Talat Xhaferi, kryetar i deritanishëm i Kuvendit, ndërsa tani kryesues i tij, paralajmëroi se nëse presidenti Stevo Pendarovski e jep mandatin për formimin e Qeverisë, pa u zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, atëherë veprimi i tij do të ishte antikushtetues.

Ai thekson se afatet fillojnë nga momenti kur kryetari i Kuvendit do ta marrë njoftimin nga shefi i shtetit se mandati është besuar. Një person i paautorizuar nuk mund t’i informojë deputetët.

Gjithashtu paralajmëron se nëse mandati për formimin e Qeverisë  besohet pa kryetar të Kuvendit, atëherë rrezikohet që institucionet të hynë në krizë kushtetuese-institucionale, sepse presidenti nuk ka se kë ta informojë.

Xhaferi pyet se kë do ta njoftojë Pendarovski se e ka dhënë mandatin sipas nenit 110 të Rregullores së Kuvendit – “kryetarin e Kuvendit i cili nuk ekziston”.

Ai tha se si kryesues i Kuvendit, sipas Rregullores, do të vazhdojë të kryesojë me mbledhjen konstituive derisa nuk zgjidhet spikeri i ri i Kuvendit.

Situatën e krijuar, Xhaferi e sheh si pasojë e interpretimeve politike, e jo me bazë juridike dhe shton se Gjykata Kushtetuese ka hapësirë për punë parandaluese dhe afat që të prononcohet rreth këtyre dilemave.

Kush është më i rëndësishëm ligji apo rregullorja

Përderisa Talat Xhaferi thirret në rregulloren e Kuvendit, nga Kabineti i Pendarovskit kanë sqaruar se sipas dispozitave kushtetuese në nenin 90 paragrafi 1 afati për ndarjen e mandatit është dhjetë ditë që nga konstituimi i Kuvendit. Me ditën e verifikimit të mandateve të deputetëve konsiderohet se është konstituuar Kuvendi.

“Në vitin 2016, kryesuesi i atëhershëm, Trajko Veljanovski, ka dërguar shkresë me datë 30 dhjetor 2016, me të cilin e informon presidentin e atëhershëm Ivanov se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve, edhe pse nuk është zgjedhur kryetari”, sqarojnë nga kabineti.

Sipas normave kushtetuese, afatet për ndarjen e mandatit të kandidatit të partisë ose partive të cilat kanë shumicën në Kuvend rrjedhin nga 5 gushti i vitit 2020

Në nenin 63 të Kushtetutës, theksohet se në ditën kur mandati i deputetëve verifikohet nga Kuvendi,  pra në seancën konstituive të saj, që atë ditë fillon rrjedhja e mandatit, që pa dilemë nënkupton se Kuvendi tani më është i konstituuar, përndryshe deputetët e zgjedhur do të ishin akoma pa mandate dhe nuk do të kishin të drejtë të merrnin paga dhe sigurime shëndetësore.

Me marrjen e mandatit, Zaev po i bën presion BDI-së

Me marrjen e mandatit nga ana e Pendarovskit, kryetari i LSDM-së po i bën presion politik BDI-së. Kjo duket qartë sepse në këtë formë, ai po i bën me dije BDI-së se duhet të pranojë atë për të cilën janë marrë vesh deri më tani, në të kundërtën ai si mandatar mund të zgjedhë të bashkëpunojë me ndonjë parti tjetër. Gjithashtu në këtë formë, bashkë me ndihmën e presidentit, Zaev krijon hapësirë për të manipuluar me kohë. Pasi Zaev të marrë mandatin nga Pendarovski, ai do të përdorë të gjitha 20 ditët e dhëna nga afatet për negociata dhe sigurimin e shumicës, dhe në këtë mënyrë ai do të formojë qeverinë deri në fund të muajit.

Sidoqoftë, fundi i kësaj jave do të jetë një tregues i saktë se kah do të drejtohet LSDM-ja. Bashkëpunimi me BDI-në duket i afërt pasi edhe vetë kandidati për kryeministër nga BDI-ja, Naser Zyberi ka njoftuar se dy liderët e partisë do të vendosin nëse ai ose Zaev do të jet kryeministër i parë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...