Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Afrohen zgjedhjet lokale – A do t’i dënojnë qytetarët kryetarët që s’punuan sa duhet!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 21 shtator – Zhurnal.mk – Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë pajtuar që zgjedhjet lokale të mbahen në tetor të vitit 2021. Sipas tyre, Kodi Zgjedhor kategorizon mandatin e kryetarëve të komunave i cili nuk guxon të shkurtohet ose ndërpritet. Opozita kërkon që debati të përqendrohet në modelin me lista të hapura për këshilltarët komunal. Vendimi duhet të merret me konsensus.

Në zgjedhje lokale me lista të hapura

Ligji për vetëqeverisje lokale kushtëzon rrethanat kur mund të ndërpritet mandati i kryetarit të komunës dhe këshilltarit dhe se i njëjti nuk mund të jetë më i shkurt se 4 vjet. Data është relative dhe ajo është në tetor të vitit ardhshëm.

Partitë politike opozitare kërkojnë që në zgjedhjet lokale të dilet me lista të hapura dhe se kjo do të ishte në të mirë të zhvillimit të demokracisë në vendin tonë.

Edhe partitë e shumicës janë të mendimit që zgjedhjet lokale duhet mbajtur me lista të hapura, por sipas tyre për këtë nevojitet konsensus i përgjithshëm politik. Listat e hapura për zgjedhje komunale dhe parlamentare kërkohen tashmë një kohë të gjatë dhe për këtë ka një pajtim mes partive që si test të zbatohet ai model në listën e këshilltarëve komunal.

Në vitin 2017 mandati i kryetarëve të Komunave kishte përfunduar në muajin maj, por për shkak se Kuvendi nuk ishte funksional dhe vendi ishte pa Qeveri si pasojë e krizës politike, Gjykata Kushtetuese vendosi vazhdimin e mandatit të tyre deri në muajin tetor. Mandati i tyre përllogaritet nga tetori i vitit 2017.

S’ka vend për kandidatë që kanë probleme me ligjin

Partitë politike, garuese në zgjedhjet e ardhshme duhet të zotohen se në listat e tyre për këshilltarë nuk do të figurojnë emra e personave që kanë apo kanë pasur probleme me ligjin.

Shoqëria civile si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë nga vendet e Quint-it u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, që të sigurohen që në listat e tyre të kandidatëve për deputetë të mos ketë emra të personave të inkriminuar ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata.

Partitë nuk guxojnë më të lejojnë që figura apo persona në strukturat e tyre që kanë pasur problem me ligjin të jenë sërish pjesë e politikës. Ky duhet të jetë parim i çdo partie politike që në listat për këshilltarë të mos ketë njerëz që janë ballafaquar në të kaluarën me akuza ose me padi zyrtarisht për krime apo korrupsion.

Partitë politike duhet të ofrojnë emra të rinjë, figura të njohura dhe të pastërta politike, të cilët i respektojnë kodet etike të partisë dhe mbi të gjitha nuk kanë probleme me ligjin.

A do t’i dënojnë qytetarët kryetarët që s’punuan sa duhet

Nëse mbahet premtimi për lista të hapura në zgjedhjet lokale, për herë të parë do të ketë zhvilllime ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim deri më tani. Qytetarët do të kenë të drejtë të votojnë për personat që i vlerësojnëmë shumë brenda listës së Këshilltarëve dhe jo vetëm për emrin e partisë. Në këtë mënyrë do të filtrohen politikanët më të mirë të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Por, pyetja që shtrohet në opinion është se a do t’i dënojnë qytetarët, politikanët që derimë tani nuk punuan aq sa duhen. Partitë shqiptare, thuajse i kontrollojnë të gjitha komunat në veri-perëndim të Maqedonisë së Veriut, por nëse dilet ën terren dhe shikohen hallet e qytetarëve, atëherë do të vërehet se sa pak janë të kënaqur qytetarët.

Ata ende ankohen për kushtet elementare për jetë, siç janë uji i pijshëm, mungesa e kanalizimit, mungesa e rrugëve të asfaltuara, mungesa e rrymës elektrike etj. Problemi me pandeminë nxorri në shesh shumë probleme me të cilat qytetarët janë ballafaqura deir më tani. Shkollat fillore që janë në kompetencë të komunave, janë me kushte mizore. Në shumicën e rasteve, ka më shumë nxënës se sa duhet të ketë, kurse në disa shkolla të tjera ende nuk ka kushte të duhura higjienike dhe kushte të nevojshme për mirëmbajtje cilësore të mësimit. Pak shkolla kanë qasje deri te digjitalizimi, ose mësimi nëpërmjet internetit, ndërsa në vendet më rurale shkollave u mungon uji i pijshëm dhe rryma elektrike.

Problemi kryesor mbeten rrugët me gropa. Nëse futesh në shumë lagje të Shkupit,nuk mundtë kalosh nga rrugët me gropa, nga kanalizimi fekal dhe nga rrugët e ngushta. Ndërtimet pa leje vend e pa vend dhe korrupsioni i lartë nëpër komuna ka bërë që mos të ketë rregull në asnjë lagje të shqiptarëve.

Qytetarët duhet të jenë shumë më të kujdeshshëm në të ardhmen duke dhënë votën e tyre, pasi në zgjedhje lokale e kanë mundësinë t’ia besojnë mandatin për së dyti kryetarit katual, nëse ai ka punuar mjaftueshëm për ata, ose ta ndëshkojnë atë. Politikanët që futennë garë për zgjedhjet lokale duhet ta kenë të qartë se duhet të jenë vazhdimisht me qytetarët dhe t’i dëgjojnë hallet e tyre.

Në të ardhmen, duhet të zgjidhen njerëz të rinj që dinë të thithin fonde nga Bashkimi Evropian dhe të krijojnë projekte të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve. Mungesa e kuadrit profesional nëpër komuna ka bërë që shumë para të mos mudn të shfrytëzohen. Prandaj, është koha e fundit që edhe partitë politike, por edhe qytetarët të jenë të përgatitur për zgjedhjet lokale.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...