Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial/ Ballkanin Perëndimor e pret ende shumë rrugë deri në anëtarësim të plotë në BE

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 20 maj – Zhurnal.mk – Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë një synim të vetëm që është integrimi i tyre në Bashkimin Europian, por edhe përkundër progresit që kanë bërë vendet e rajonit, rruga e tyre drejt integrimit të plotë në union do të jetë e gjatë dhe me shumë sfida.

Luftërat në ish-Jugosllavi treguan se kjo pjesë e cila gjendet në jugun e Europës është e aftë që të prodhojë tensione dhe destabilitet të tillë saqë në kaosin e saj ta përfshijë tërë kontinentin, e që një gjë e tillë mund të kishte pasoja të mëdha për shoqërinë Europiane.

Me qëllim pengimin që të përsëriten skenat që ndodhën në dekadën e fundit të shekullit XX, Bashkimi Europian e pa të nevojshme marrjen e shumë nismave me qëllim integrimin e kësaj pjese në union me shpresë se ajo do të ndihmonte rajonin në shuarjen e përplajeve dhe ndasive etnike, shkruan Zhurnal.

Që prej nisjes së Procesit të Stabilizim-Asocimit në 1999, veçanërisht pas Samitit të Selanikut në 2003-shin, Bashkimi Europian i’u ofroi vendeve të Ballkanit Perëndimorë perspektivën e anëtarsimit të tyre në këtë union, e cila deri më tani është nënshkruar nga të gjithë shtetet e rajonit. Kanë kaluar më shumë se 22 vite nga kjo nismë dhe asnjëri nga vendet e Ballkanit Perëndimorë nuk është bërë zyrtarisht pjesë e Bashkimit Europian, e cila jo pak ka ndikuar që të ulet entuziazmi i këtyre vendeve për integrim.

Deklaratat nga ana e zyrtarëve të lartë të BE-së nuk kanë munguar në drejtim të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe procesit të zgjerimit ku edhe deklarata e fundit në këtë drejtim e Komisionerit të BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili tha se rajoni  paraqet një interes strategjik për BE-në, dhe si tillë ai do të jetë prioritet kyç për unionin.

Mali i Zi në vitin 2010 mori statusin e vendit kanditat për anëtarsim në Bashkimin Europian, dhe në vitin 2012 ajo filloi negociatat për aderim në union dhe deri më tani janë hapur 33 kapituj nga 35 që janë gjithësej dhe tre janë mbyllur përkohësisht. Kjo tregon se procesi integrues i Malit të Zi do të jetë i gjatë, pasi deri më tani asnjë kapitull nuk është përmbyllur, 2 ende nuk janë hapur dhe 3 janë mbyllur përkohësisht. Gjithashtu Podgorica është shumë më mirë në procesin integrues se sa të gjithë vendet tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimorë.

Serbia paraqiti kërkesën për antarsim në Bashkimin Europian në vitin 2009, Këshilli Europian i dha statusin e vendit kandidat me 1 mars të vitit 2012, kurse në vitin 2014 ajo filloi edhe zyrtarisht negociatat për adaerim në union, dhe që nga fillimi i negociatave ajo ka hapur 18 kapituj nga 35 që janë gjithësej, ku dy kapituj janë mbyllur përkohësisht, në vitin 2019 Beogradi  hapi dy kapituj negocimi. Këto shifra na tregojnë se Serbia është ende larg integrimit të plotë, duke pasur parasysh edhe problmatikat që do të dalin gjatë rrugës që kanë të bëjnë kryesisht me sundimin e ligjit dhe marrëveshjen e ardhëshme me Kosovën.

Kosova është një vend tjetër i rajonit i cili në vitin 2015 nënshkroi marrëveshjen e Asocim- Stabilizmimit me Bashkimin Europian, ajo nuk ka  marrë ende statusin e vendit kandidatë dhe aq më pak të ketë filluar negociatat me BE-në, dhe ajo është vend i vetëm në rajon i cili ende ka fuqi regjimin e vizave me shtetet anëtare të unionit, shkruan Zhurnal.

Shqipëria aplikoi për antarsim në Bashkimin Europian në vitin 2009, në vitin 2010 Komisoni Europian (KE) rekomandoi që para hapjes së negociatave Tirana duhet që ti arrinte  disa kritere për anëtarsim, KE në vitin 2012 rekomandoi dhënien e statusit të vendit kanditat , dhe ajo mori statusin në vitin 2014. Përsëri KE në vitin 2018 lëshoi një rekomandim për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019, por e cila u bllokua nga vetoja Franceze dhe Tirana nuk mundi që ti fillojë negociatat. Më 24 mars të vitit 2020, përsëri Këshlli Europian miratoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, por që a do të hapen këtë herë pritet që të vendoset në samitin e ardhshëm.

Vend i parë në rajon i cili mori statusin e vendit kandidat për antasim në Bashkimin Europian ishte Maqedonia e Veriut, por e cila fatkeqësisht u bllokua nga vetoja e Greqisë e cila kontestonte emrin e vendit,. Në vitin 2009 Komisioni Europian rekomandoi antarsimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por që përsëri hasi në veton Greke e cila bllokonte çdo tentativë për antarsim të Shkupit në union.

Në 2015 dhe 2016, rekomandimi për antarsim u kushtëzua nga zbatimi i  marrëveshjes së Përzhinos dhe progress në zbatimin e ” Reformave Urgjente”. Pas marrëveshjes së Prespës e cila zgjidhi kontestin Greko-Maqedonas u besua se më në fund Shkupi do ti fillojë negociatat me BE-në, dhe në qershor 2018 u miratua rekomandimi për hapjen e negociatave në vitin 2019, por që vetoja Franceze bllokoi hapjen e bisedimeve. Telashet për Maqedoninë e Veriut nuk po përfundojnë pasi tani vetoja Bullgare po bllokon hapjen e negociatave mes BE-së dhe Shkupit e cila po sjell impakte të fuqishme negative në stablitetin e vendit.

Bosnja dhe Hercegovina parashtroi kërkesë për anëtarsim në Bashkimin Europian në vitin 2016, Këshilli Europian miratoi konkluzione mbi kërkesën e Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësimin në BE në vitin 2016.

KE miratoi konkluzioet e tij në maj 2019, duke identifikuar 14 pika të cilët vendi duhet që ti përmbushë para se të fillojë hapjen e negociatave për integrim në BE, shkruan Zhurnal.

Këto të dhëna na tregojnë se rruga e anëtarsimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Europian do të jetë një rrugë  shumë e gjatë dhe e mbushur me shumë sfida për të cilën do të duhet shumë punë dhe sakrifica nga të gjashtë vendet e rajonit për të arritur deri te qëllimi final që është aderimi në union.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Vetëm 30% e territorit të vendit ka kanalizime

D V

Bexheti: Caku i radhës për Arbreshën mbetet Olimpiada 2024 në Paris

D V

Gjevgjelia dhe Demir Kapia sot regjistruan 43 gradë celsius, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta

D V

Mariçiq: Do të ketë përmirësime në Kodin zgjedhor, pres të votohet nga mesi i gushtit

D V

Pendarovski: Ende jemi të robëruar në të kaluarën

D V

Spasovski: Mbi 15 mijë qytetarë nuk mund t’i marrin letërnjoftimet, për shkak të bllokimit të Ligjit në Kuvend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...