Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: BE mos ta zhgënjejë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të virusit COVID 19

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 20 mars – Këshilli Evropian ka konfirmuar shtyrjen e Samitit të 26 dhe 27 marsit. Nga zyra për media thonë se samiti është shtyrë për një datë tjetër në një video-konferencë të anëtarëve më 17 mars. “Liderët e BE-së po ashtu ranë dakord për një video-konferencë tjetër gjatë javës së ardhshme për të diskutuar mbi situatën për virusin korona” , thuhet në përgjigjen nga Këshilli Evropian.

Ndërkaq, presidenti Charles Michel nëpërmjet Tëitterit ka shkruar se kryesimi i konferencës së tretë me video do të mbahet të enjten më 26 mars me anëtarët eKëshillit Europian për të ndjekur veprimet për situatën e virusit COVID19. Ai tha se KE do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri ndaj zhvillimeve të fundit në këtë krizë. Michel ka theksuar se duhet të mobilizojmë të gjithë energjinë e KE-së për të mbrojtur qytetarët dhe për të ndihmuar kujdesin shëndetësor.

Anëtarët e Këshillit Evropian zhvilluan një videokonferencë në COVID-19 në mënyrë që të vijojnë me përfundimet e mëparshme të 10 marsit së bashku me Presidentin KE-së, Presidentin e Eurogroup dhe Përfaqësuesin e Lartë.

Prioriteti është shëndeti i qytetarëve të BE-së dhe për këtë arsye do të diskutohet në katër prioritetet e identifikuara.

1 .Kufizimi i përhapjes së virusit, ku do të miratohen udhëzimet e propozuara nga Komisioni për menaxhimin e kufijve. Këtu ka nevojë që të sigurohet kalimi i  ilaçeve, ushqimit dhe mallrave, ndërsa qytetarët duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në vendet e tyre të lindjes.  

2. Sigurimi i pajisjeve mjekësore, ku është mirëpritur vendimi i marrë nga Komisioni për të miratuar një autorizim paraprak për eksportin e pajisjeve mjekësore.

3. Promovimi i hulumtimit, ku do inkurajohen përpjekjet e bëra për të mbështetur hulumtimet siç është Grupi Këshillimor për COVID-19.

4. Trajtimi i pasojave socio-ekonomike, ku u miratua deklarata e Eurogroup-it  duke e ftuar atë që të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme dhe të ngushtë zhvillimet ekonomike dhe financiare dhe të miratojë pa vonesë një përgjigje të koordinuar të politikës për situatën që po zhvillohet me shpejtësi.

KE duhej të bisedonte për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Takimi i Këshillit Evropian i cili është shtyrë, duhej të debatonte për të marrë një vendim vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke rekomanduar që këto negociata të fillojnë në qershor.

Ndryshe, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian kishte vendosur pozitivisht për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Në konkluzione thuhet se ministrat e vendeve anëtare të BE-së do të vendosin për hapjen e negociatave me Shkupin e Tiranën, me kusht që konkluzionet miratohen nga Këshilli Evropian.

Këto konkluzione duhej të miratoheshin në një takim që është paraparë të mbahet më 24 mars, por, sipas të gjitha gjasave, ai do të zhvillohet në formatin e telekonferencës, për shkak të masave preventive kundër koronavirusit.

Maqedonia e Veriut pret nisjen e negociatave me BE-në qysh në vitin 2009, ndërsa Shqipëria qysh më 2018.

Në tetor të vitit të kaluar, Franca e ka bllokuar vendimin pozitiv për këto dy vende, duke kërkuar reforma të mëtejshme nga to, por edhe reformim të vetë procesit të zgjerimit të BE-së. Për rrjedhojë, javë me parë është paraqitur metodologjia e re e zgjerimit të BE-së.

BE të gjejë zgjidhje që mos ta dëshpërojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Optimizmi ekziston se përfaqësuesit e Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët përveç temave të tjera në kushte komplekse nën sfidën e kësaj epidemie, kanë diskutuar edhe për zgjerimin kështu që ekziston një konsensus për një vendim për hapjen e negociatave të pranimit me Republikën e Maqedonisë Veriore pa kushte.

Në një kohë paniku të virusit nuk është aq e lehtë të merren vendime politike nga ana e BE-së, prandaj duhet të krijohet një parakusht           që nëse jo fizikisht, por online të merret një vendim pozitiv. Në BE ekziston gatishmëri që mos të pritet deri në vitin e ardhshëm  por tani të arrihet një vendim për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

BE do të jetë shumë gabim nëse dërgon një sinjal negativ apo se është shuëm e mbingarkuar nga kriza shëndetësore sa që nuk mund të bëjë asgjë, pasi kështu do të tregojë se është e dobët të ballafaqohet me të papriturat. Do të jetë e rëndësishme pas kaq shumë pune dhe kaq shumë përpjekje që në Samitin e ardhshëm të Këshillit Europian të merret një datë e fillimit të negaociatave.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...