Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: BESA do ta “detyrojë” Zaevin që mos ta pranojë Alternativën në qeveri

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 29 korrik – Duket se përplasjen e fuqishme mes BDI-së dhe LSDM-së do ta zbusë partia shqiptare BESA, e cila është në koalicion me LSDM-në. Gjatë fushatës zgjedhore ka pasur grumbullim të inateve të shumta ndërmjet dy ish partnerëve të koalicionit, partisë së Ahmetit dhe Zaevit, i cili ka insistuar që me çdo kusht ta dërgojë BDI-në në opozitë. Por pas fitores në kampin shqiptar me 15 deputetë, duket se LSDM do të detyrohet të bëjë sërish koalicion me partnerin e tij të vjetër, e rol të rëndësishëm në këtë Marrëveshje do të luajë edhe BESA e Bilall Kasamit, e cila i ka 4 deputetë shqiptarë brenda koalicionit me LSDM-në.

Takime kokë më kokë mes Ahmetit e Kasamit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në bëri të ditur se pas bisedës telefonik të javës së kaluar, në Shkup është takuar me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Me Kasamin vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkërisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR. Gjatë takimit konstruktiv, u dakorduam të vijojmë përpjekjet tona në rrugën euroatlantike të vendit si dhe reformat e shumëpritura në drejtim të sundimit të ligjit duke zhvilluar dialog të hapur dhe të vazhdueshëm”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti shpreson se gajtë ditëve në vijim do të realizoj takime me pune edhe me krerët e partive të tjera opozitare shqiptare.

Edhe Lëvizja Besa bëri të ditur se me ftesë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti u realizua takim me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

“Në këtë takim u vlerësua përfundimi i procesit zgjedhor konform raportit të OSBE/ODIHR, si dhe palët u dakorduan se shteti ka nevojë për rivendosjen e institucioneve me kapacitet të plotë përmes formimit sa më të shpejtë të Qeverisë dhe shumicës parlamentare”, theksuan nga Lëvizja Besa.

Ata shtojnë se bashkëbiseduesit u dakorduan se duhet të ketë një dialog të hapur dhe të vazhdueshëm për sa i përket temave që kanë të bëjnë me interesat e përbashkëta si që janë proceset integruese për anëtarësim e vendit në Bashkimin Evropian dhe reformave që janë të domosdoshme për sa i takon sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

BESA nuk preferon Alternativën në qeveri

Përçarja e dy viteve më parë në partinë BESA duket se do të luajë rol vendimtar që në qeverinë e ardhshme mos të ketë vend për Alternativën e Afrim Gashit, e cila ishte ndarë asokohe nga BESA. Përçarja ishte aq e thellë sa që edhe pas dy viteve, Kasami për inatë të ish bashkëpartiakut të tij vendosi që mos t’i bashkëngjitet kolaicionit ndërmjet ASH-së dhe Alternativës, por të shkojë në koalicin me LSDM-në. Intate mes dy ish miqve shkuan aq larg sa të dy palët ngirtën padi penale ndaj njëra tjetrës me arsyetimin se kujt i takon partia, që në fund emri, vulat dhe financat e partisë ngelën në duart e Kasamit.

Në zgjedhjet presidenciale, kishte koalicon ndërmjet ASH-së së Zijadin Selës dhe Besës së Kasamit, kur për kandidat u përkrah Blerim Reka. Edhe pse pritej që ky koalicion të ndodhë edhe në zgjedhjet parlamentare, Kasami vendosi që ta bojkotojë të njëjtin për shkak se Sela, is partneri i tij, preferoi koalicion me Gashin e Alternativës.

Pas gjithë këtyre lojërave politike, tani në skenë ka dalë roli i BESËS, i cili do të diktojë se kush me kë do të formojë qeverinë e ardhshme.

Në momentin që Zaev kërkonte rrugë se si ta linte BDI-në jashtë pushtetit, ndodhë takim mes Ahmetit dhe Kasamit, duke i bërë me dije edhe Zaevit se preferencat për qeverinë e ardhshme janë me BDI-në dhe kurrsesi me koaliconin ASH-AAA, sepse në këtë koalicion gjenden kundërshtarët e Kasamit. Nga BESA ia kanë bërë të qartë edhe Zaevit se nëse e merr në koalicion Alternativë, atëherë ekziston mundësia që edhe ata të largohen nga koalicioni me LSDM-në.

BESA ngjashëm kishte luajtur edhe kur Zaev i bëri thirrje asaj që të bëhet pjesë e koalicionit pas zgjedhjeve lokale. Kasami atëbotë nuk pranoi të futet në qeveri vetëm e vetëm sepse në të ndodhej edhe Alternativa e Gashit. Tani, radhën për ta lënë jashtë Alternativën e ka Kasami,  i cili nuk e fal përlarjen e partisë BESA, e cila kishte fituar 5 mandate që në zgjedhjet e para ku kishte marrë pjesë.

Nëse kërkohet një koalicion më i gjërë, opsioni i vetëm që mund të ndodhë është që në qeveri të pranohen vetëm deputetët e ASH-së, duke i përjashtuar ata të Alternativës, sepse nga BESA janë të vetëdijshëm se një pjesëmarrje në qeveri e partisë së Gashit do t’i forconte edhe më shumë ata.

Edhe pse Zaev nuk preferon koalicion me BDI-në duket se përveç presionit të jashtëm, ka edhe presionin e brendshëm nga BESA, e cila ia ka bërë me dije se cilën parti nuk guxon ta pranojë në qeveri.

Pas 2 gushtit priten bisedimet direkte mes fituesve të zgjedhjeve në dy kampet, atë shqiptar dhe maqedonas, por takimi Ahmeti – Kasami i vendosi vulën një paralajmërimi të ardhshëm të bashkëpunimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!