Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Bizneset të kënaqura me ndihmat, por frikësohen nga problemet burokratike

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhrunal.mk”

Shkup, 29 shtator – Qeveria e Maqedonisë së Veriut para pak ditësh vendosi të ndajë edhe një pako financiare si ndihmë për subjektet dhe personat që ishin përfshirë nga kriza e pandemisë. Në pakon e katërt të masave anti-krizë janë përfshirë 470 milion euro, që në total me tre pakot tjera ndihma konsiderohet në 1 miliard euro. Edhe pse ky vendim është i mirëpritur, po del që me këtë pako po mbulohen gabimet e tre pakova të tjera, kur shumë kompani u detyruan t’i largojnë punëtorët nga puna.

Pako financiare për të mbajtur gjallë ekonominë

Pakoja e re synon të sigurojë qëndrueshmërinë e veprimtarive të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës, për rimëkëmbjen e disa veprimtarive, për të siguruar stabilitetin e transferimeve sociale.

Në këtë pako parashihen subvencione për pagesën e pagave për tre muajt e fundit të këtij viti, varësisht nivelit që kompanitë kanë pësuar dëme nga kriza e pandemisë.

Qeveria gjithashtu do të ndajë kartela pagesore “blej prodhime vednore” për 280.000 qytetarë të shtetit në një vlerë totale prej 27.6 milion euro. Pensionistët, qytetarët nga kategoritë e prekshme, studentët do të marrin kartela pagesore prej 6.000 denarë (rreth 100 euro).

Kështu kartela pagesore do t’u jepet edhe 540 studentëve që nuk e morën atë në paketën e mëparshme, plus nxënësit mbështetje për standardin e studentëve. Qytetarët që kanë mbushur moshën e pensionit por nuk kanë pension do të kenë gjithashtu të drejtën e një karte.

Paketa e katërt e masave anti-krizë përfshin gjithashtu grante, të cilat do tu ndahen agjencive turistike, këndeve të lojërave, restoranteve për dasma etj. 500 agjenci turistike do të marrin gjithsej 1.9 milion euro, ndërsa granti do të jetë prej 3.000 deri në 7.000 euro për të gjitha agjencitë turistike.

Grantet do të jepen për restorantet e dasmave që nuk funksionojnë, ndërsa ndihma do të jetë një milion euro në total ose prej 3.000 deri në 10.000 euro për restorant.

Para janë planifikuar gjithashtu për këndet e lojërave prej 1.000 deri në 5.000 euro, në varësi të të ardhurave ose gjithsej 2.5 milion euro.

Prioritet të ruhen vendet e punës

Sindikalistët kërkojnë që shteti të ndihmojë sektorin e biznesit, në mënyrë që të sanohen dëmet nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi. Punëtorët kërkojnë që të vazhdohet masa për pagesën e pagës minimale përmes subvencionimit nga shteti, moratoriumi për borxhet që kanë familjet me status të rrezikuar social ndaj përmbaruesve, të vazhdohet pagesa e rrogës së plotë për të gjithë të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe nënat që kanë fëmijë deri në moshën 10-vjeçare si dhe të vazhdohet pagesa e pagave pa ndalesa për të gjithë ata që do të infektohen me koronavirus.

Për të shmangur keqpërdorimet nga ana e kompanive me mjetet që marrin nga shteti për të menaxhuar krizën ekonomike, është me rëndësi që ato mjete të dërgohen në llogaritë bankare të të punësuarve.

Në kategorinë e masave që kanë të bëjnë me ruajtjen e vendeve të punës, një pjesë e këtyre masave mbeten të njëjta, përderisa një pjesë do të ridizajnohen dhe gjithsesi do të kemi dhe një kategori të masave krejtësisht të reja. Sa i përket kategorisë që ka të bëjë me përkrahjen e pagesës së pagave, do të ndihmohen kompanitë që kanë qenë më të dëmtuara.

Do të jetë shteti garanci për marrjen e kredive nga Banka për Zhvillim për të gjitha firmat që do të kenë nevojë për kredi. Gjithashtu me qëllim që të zvogëlojmë normat e interesit, do të kemi dhe linja kreditore pa kamatë nga Bashkimi Evropian, sidomos për kompanitë që drejtohen nga gratë, si dhe të rinjtë që do të kenë projekte inovative.

Më shumë se 20 mijë qytetarë janë larguar nga puna si rrjedhojë e krizës që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, thonë të dhënat e paraqitura nga institucionet.

Frikë nga burokracia e tepërt

Afaristët thonë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në pakon e katërt të masave anti-krizë pjesërisht ka përfillur kërkesat e tyre, por ata druajnë se çështjet administrative dhe vendosja e shumë kritereve do të pamundësojë përthithjen e të gjitha mjeteve të parapara për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset e prekura nga kriza e pandemisë së koronavirusit, siç ndodhi në të kaluarën.

Masat e pakos së katërt anti-krizë janë më të fokusuara drejt sektorëve më të prekur që ka qenë një nga kërkesat e Odave ekonomike dhe këto ndihma shkojnë te sektorët industrialë që kanë pësuar më së shumti dëme.

Këto masa reflektojnë nevojat që ka pasur biznesi gjatë kësaj periudhe, me atë që në të ardhmen duhet të shihen se cilat janë dëmet dhe sërish të testohet situata dhe konform dëmeve të shkakton koronavirusi të dizajnohet seti i radhës i masave. Afaristët kërkojnë që për gjashtë muaj të subvencionohet paga minimale tek bizneset e goditura nga kriza e pandemisë ndërkohë, qeveria ka pranuar të subvencionojë pagën vetëm për tre muaj.

Ajo që mbetet të shihet në të ardhmen është se disa nga masat janë të kushtëzuara nga kriteret e caktuara apo ndryshimet statusore.

Është përshëndetur edhe masa që ka të bëjë me shpërndarjen e kartelave pagesore, pasi edhe gjatë pakos së tretë kur u lëshuan kartelat pagesore për blerjen e produkteve vendore për kategoritë më të rrezikuara, afaristët vërejtur rritjen e konsumit të produkteve.

Sa më shumë të rritet konsumi aq më shumë rritet dhe profiti. Shpërndarja e kartelave gjatë pakos së tretë ndihmoi kompanitë që të mos ulin prodhimtarinë, por njëkohësisht edhe të ruajmë vendet e punës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...