Editorial/ Brukseli të jetë i kujdesshëm me Ballkanin: Çdo stagnim, sjell edhe destabilizim

Shkup, 8 tetor – Integrimet në Bashkimin Evropian kanë qenë instrumenti më efikas i cili deri më tani ka arritur të prodhojë dhe njëkohësisht të ruaj paqen në Ballkanin Perëndimor, por që në kohët e fundit fuqia e saj ka filluar të zbehet, të cilën nuk duhet që të lejoj Unioni, pasi ajo mund të prodhojë destabilitet në rajon dhe të hap portën ndaj aktorëve tjerë që kanë interesa politike dhe ekonomike në këtë pjesë të kontinentit.

Bashkimi Europian me sakësisht Bashkësia Evropiane e Qymyrit dhe Çelikut e cila u krijua pas Luftës së Dytë Botërore, kishte si qëllim kryesor rritjen e bashkëpunimit rajonal, e që përmes saj të parandalonte luftrat në të ardhmen mes Francës dhe Gjermanisë dhe në tërë kontinentin, shkruan Zhurnal.

Kjo inciativë ndonëse u prit me skepticizëm nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik në atë kohë, fatmirsisht doli që të ishte e suksesshme, pasi ajo rrit bashkpunimin rajonal, u dha fund luftrave në kontinet dhe ndihmoi që Europa të gjente atë që i ka munguar për pjesën me të madhe të egzistencës së saj që ishte PAQJA.

Në këtë Evropë të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit, është ende një pjesë e vogël e saj e cila nuk po gjen rehati, e konflikti i fundit për të cilin nuk është Lufta e Dytë Botërore, por konfliktine fundit ky rajon e ka përjetuar vetëm para 20 viteve, por që hijet e ati tmerri vazhdojnë që ta ndjekin Ballkanin Perëndimor, duke e penguar që të arrijë atë që e ka bërë Evropa para 76 viteve PAQEN.

Historia na ka treguar se popujt e rajonit e kanë të vështirë që të arijnë një paqe pa mbështetjen nga jashtë, pasi çdo herë që ajo ka qenë prezente është arritur një mirkuptim, dialog dhe bashkpunimi, por që kur ajo nuk ka qenë prezente, popujt e Ballkanit i’u kanë rikthyer asaj që dinë të bëjnë më “mirë” luftrave.

Duke parë mentalitetin që egzison tek shtetet e rajonit, prezenca dhe mbështetja e Bashkimit Europian jo vetëm që është e nevojshme, por ajo është e domosdoshme, pasi edhe pse jemi në Evropë, vlerat e saj si mirëkuptimi dhe dialogu i mungojnë rajonit. Kjo nënkupton se ne kemi nevojë të Unionit për të krijuar një stabilitet dhe siguri siç ata arritën të ndërtonin në Evropën e konflikteve dhe tragjedive, shkruan Zhurnal.

BE u gjend pranë rajonit në momentet më të vështira të saj, pasi në dekadëne fundit të shekullit XX Ballkani Perëndimorë ishte shëndrruar në një skenë të përgjakshme dhe të tmerrshme luftrash, e ndihma e Unionin ishte më se e nevojshme për ti dhënë fund gjakderdhjes në këtë pjesë të kontinentit.

Ndërimi i paqes ishte një proces shumë i vështirë dhe me shumë sfida, por që BE gjeti një mekanizëm përmes së cilës do ti ulte palët në bisedime, të rriste bashkëpunimin në rajon, e kjo ishte procesi integrues i këtyre vendeve drejt Unionit. Vetëm ideja për antarsim në familjen e madhe Evropjane rriti dëshirën e popujve dhe të shteteve për të bashkëpunuar mes veti, për të zgjidhur kontestet dhe për të ecur sëbashku drejt kësaj rruge, e kjo ishte një gjë që nuk ishte hasur më herët në historinë e gjatë të Gadishullit Ballkanik.

Procesi integrues ishte forca që kishte mundur që të kthente paqen në Ballkan, e që në të njejtën kohë ishte edhe ruajtësi kryesor i saj, pasi ajo ishte magneti që mbante të bashkuar popujt e rajoni si asnjëherë më parë, shkruan Zhurnal.

Fatkeqësisht me kalimin e kohës fuqia magnetike e BE-së ka filluar që të dobësohet, e që efekte e saj ndjehen menjëherë në rajon, pasi në disa qarqe ende mbizotron logjika nacionaliste e shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, ndonëse jetojmë në mileniumin e dytë. Sa më shumë që kjo fuqi dobësohet, aq më shumë krijohet hapësira dhe klima e favorshme për këto ide nga të cilat për një kohë të gjatë kanë vuajtur popujt e Ballakanit.

Ne kemi nevoj për Bashkimin Europian që të na ndihmojë në ndërtimin e besimit dhe paqes në Ballkan, të na ndihmojë që edhe në të arrijmë prosperitetin dhe stabilitetin që ata arritën ta krijojnë përmes Unionit, e mënyra e vetme për ta bërë këtë është që ajo ta intensifikojë procesin e integrimit të të gjithë vendeve të BP.

Në të njejtën kohë bllokimi i proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të krijohnte hapësirë për vendet e treta të cilat kanë interesa të fuqishme gjeopolitike dhe ekonomike në rajon, e që në të shumtën e rasteve dallojne nda ato të BE-së por edhe të vet vendeve të BP, e nuk kanë munguar rastet kur të njejtit për qëllimet e tyre nuk kanë ngurruar që ta destabilizojnë rajonin.

Çdo stagnim apo “sabotim” të integrimeve do të kishte pasoja katastrofike jo vetëm për rajonin por edhe për gjithë kontinentin, pasi mungesa e këaj prespektive pashmangshmërit do të çonte rajonin në konflikte të reja dhe më shkatrrimtare se sa të para 20 viteve, e Bashkimi Evropian nuk duhet ta bëjë një gabim të tillë, pasi kjo do të na kushtonte shumë shtrejtë, shkruan Zhurnal.

Bashkimi Evropian, duhet që ta mbajë gjallë procesin integrues dhe të shmang çdo komplikim të mundshëm që mund të haset gjatë rrugës, pasi kjo është mënyra e vetme përmes së cilës Ballkani dhe vet ajo do të mund të arrijnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë e shumë dëshiruar.///Zhurnal.mk

Related posts

Këto janë marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni Veriore

D V

Zjarri në Likovë shuhet me helikopter, QMK-ja bën thirrje për kujdes

D V

ESHR tregon në obligimet ligjore të parashikuara për zgjedhjet lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More