Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Çfarë detyra iu ndau ambasadori i ri i BE-së pushtetarëve në Maqedoninë e Veriut!


Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 24 shtator – Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut ka arritur Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian, i cili që në ditët e para të mandatit të tij pat një agjendë të ngjeshur. Ai pati takime më kreun më të lartë të shtetit duke ua bërë të qartë të gjithave detyrat që duhet t’i përmbushin nëse në të ardhmen duan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Në Dhjetor priten të çelen negociatat

Maqedonia e Veriut pret që në dhjetor të nisë negociatat me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe paralelisht me këtë proces të vazhdojë edhe me reformat që janë të domosdoshme për arritjen e synimit që vendi të bëhet pjesë e Unionit.

Në periudhën e ardhshme Maqedonia e Veriut do të përqendrohet në nisjen e bisedimeve me BE-së dhe kjo pritet të ndodhë gjatë kryesimit gjerman me Unionin për të shtyrë përpara këtë proces. Kjo do të ndodh deri në fund të vitit apo në muajin dhjetor. Paralelisht me këtë, vendi duhet të vazhdojë me procesin e reformave ndërsa përpara ka edhe detyrime tjera që dalin nga metodologjia e re për anëtarësim.

Një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re janë raportet e fqinjësisë së mirë, me theks të veçantë të dy Marrëveshjet. Është e qartë se ka pasur ngecje në procesin e bisedimeve për shkak të pandemisë dhe procesit zgjedhor, që kufizoi komunikimin mes dy vendeve, por tani pas zgjedhjes së qeverisë së re pritet që të rinisin të gjitha proceset.

Këshilli Evropian miratoi vendimin për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars të këtij viti. Momentalisht, në Bruksel po rrjedhin negociatat të nivelit teknik për miratimin e kornizës negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut. Nëse draft korniza miratohet, atëherë duhet të mbahet konferencë ndërqeveritare me BE-në, me çka vendet edhe formalisht fillojnë negociatat për anërasim.

Pengesa e re nga Bullgaria!

Ambasadori i BE-së nuk ka preferuar të bëjë komente për Memorandumin e dërguar shteteve të BE-së nga ana e Bullgarisë, e cila kërkon që të bllokohet Maqedonia e Veriut në hapjen e negociatave.

Kryeministri Zoran Zaev ndërkohë ka theksuar nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë duke paralajmëruar një vizitë në Sofje në fillim të muajin nëntor. Kreu i qeverisë tha se dallimet nuk duhet të heshten siç ka ndodhur në të kaluarën, por duhet zgjidhje.

Dy vendet kanë formuar një komision ndërshtetëror për zgjidhjen e kontesteve, por ende pa ndonjë marrëveshje konkrete.

Bullgaria kërkon mbështetje nga Bashkimi Evropian, që në kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.
Përveç Goce Dellçevit, Bullgaria konteston edhe gjuhën maqedonase. Në këtë dokument prej gjashtë faqesh, dërguar Brukseli, Bullgaria thekson se “gjuha maqedonase nuk ka ekzistuar deri në 2 gusht të vitit 1944 dhe se formimi i kombit maqedonas është projekt i Beogradit gjatë periudhës mes dy luftërave botërore”.

Ku të fokusohet Maqedonia e Veriut

Ambasasadori i ri i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, vlerëson se sundimi i ligjit mbetet një nga kriteret kryesore të integrimit. Gjithashtu obligime të tjera mbeten mbështetja e demokracisë, mbrojtja e të drejtave të njeriut, ambienti jetësor dhe gjithsesi marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.
Bisedimet për anëtarësim në BE do të fillojnë me kapitullin e drejtësisë dhe do të përfundojnë poashtu me të. Procesi i aderimit në BE është qëllimi kulmor, i cili i angazhon të gjitha forcat politike dhe shoqërinë pas tyre.
Pikërisht për këtë arsye Qeveria dhe të gjitha forcat politike dhe të gjitha pjesët e shoqërisë duhet të përfshihen në këtë proces. Delegacioni evropian dhe personeli i përkushtuar do të qëndrojë në anën e Maqedonisë së Veriut, vazhdimisht do t’i ndihmojnë me resurse dhe ekepertiza, e gjithë kjo në emrin e qëllimit të përbashkët, që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së.

Unioni do të vazhdojë të sigurojë përkrahje dhe ndihmë për vendin në ballafaqimin me krizën me Covid-19.

Maqedonia e Veriut në këtë fazë ka bërë mjaft në procesin e integrimit evropian kur bëhet fjalë për reformat, por edhe në zgjidhjen e kontesteve dypalëshe me shtetet fqinjë. BE-ja ka kërkuar që të vazhdohet me zbatimin e dy marrëveshjeve të arritura, marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe atë me Bullgarinë për fqinjësi të mirë.

Ambasadori i BE-së i ka treguar kryeministrit Zaev se cilat janë punët që duhet të bëhen, edhe atë reformat në të gjitha sferat, në veçanti në atë që ka të bëjë me funksionimin e shtetit ligjor që është një nga shtyllat bazë në bisedimet e anëtarësimit bazuar në metodologjinë e re të anëtarësimit. Ka edhe fusha tjera si mbështetja e demokracisë, respektimi i të drejtave të njeriut etj.

Maqedonia e Veriut e mori statusin e “vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian” qysh në dhjetor të vitit 2005, por përplasjet e shpeshta politike dhe ngecja e reformave e kanë zvarritur rrugën e saj të integrimit evropian.

Dinamika e realizimit të reformave pas hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian pritet të rritet, ndërsa edhe kapacitetet e Maqedonisë së Veriut do të duhet të rriten duke angazhuar ekspertë në fusha dhe kapituj të ndryshëm.

Në konkludim nga gjithë porosia e Ambasadorit të ri të BE-së janë fjalët “sundimi i së drejtës është kyç. Ky është kapitulli i parë që do të hapet dhe do të mbyllet i fundit”. Kjo porosi është shumë domethënëse, që nënkupton se Maqedonia e Veriut duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme në fushën e sundimit të së drejtës deri në fund të negociatave.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...