Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Çfarë mund të ndodhë nëse LSDM i refuzon kërkesat e BDI-së

Editorial, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 21 korrik – Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka vazhduar të insistojë për çështjen e kryeministrit të parë shqiptar, duke pohuar sërish se shqiptarët kanë të drejta po aq sa kanë edhe maqedonasit dhe se përderisa kryeministër mund të jetë një maqedonas, pse të mos jetë edhe një shqiptar.

Ahmeti ka përsëritur se politikat hegjemoniste kanë marr fund që nga viti 2001 dhe se kryeministri shqiptar do të jetësohet së shpejti. Ai hodhi poshtë zërat për destabilizim të rajonit dhe tha se BDI-ja është faktor stabilizues duke përkujtuar se partia e tij assesi nuk do të lejoj që të bëhen hapa prapa nga Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Ohrit.

Nevojitet bashkim i partive shqiptare

Kryetari i BDI-së gjithashtu ka përsëritur faktin se fyerjet e kreut të LSDM-së Zoran Zaev, se “Shqiptarët blihen për pesë pare” janë të pafalshme.

“Qytetarët dhe shqiptarët janë të revoltuar me Zoran Zaevin dhe qëndrimet e tija kundër shqiptarëve të cilët e votuan në zgjedhjet e 2016-tës”, ka deklaruar Ahmeti,duke insistuar në kryeministrin shqiptar.

Në këtë fazë, duket qartë se LSDM është shumë e nervozuar dhe pikërisht për këtë arsye partitë shqiptare duhet të jenë të bashkuara. Pozicioni i partive shqiptare gjatë fushatës zgjedhore ishte se partia e  që i ka fituar zgjedhjet te kampi shqiptarë të ketë të drjetën e bisedimeve për hyrje në qeveri. Ahmeti ka treguar se ka biseduar me partitë politike shqiptare duke marrë përbazë dhe deklarimet e tyre para zgjedhjeve dhe gjatë këtyre ditëve se partia që fiton legjitimitetin do kenë në konsideratë për një bashkërëndim të gjërave. Nga ASH kanë pohuar se pasi të bëhet certifikimi final i zgjedhjeve do të jepen vendimet përfundimtare.

Më e rëndësishmja është që partitë të cilat janë në opozitë mos t’i bëjnë “me sy” partisë tjetër maqedonase se nëse nuk i pranon BDI-ja kërkesat e tyre, ka tjetër parti shqiptare që mund të bëhet pjesë e qeverisë. Si vendim mjaft i qëlluar u vlerësua bashkimi i shqiptarëve në zgjedhjet e kaluara, kur falë bashkimit të tyre u lejua përmbushja e disa kërkesave themelore të shqiptarëve.

Por çfarë nëse Zaev nuk i pranon kërkesat e shqiptarëve!

Nëse LSDM nuk reflekton pozitivisht në kërkesën legjitime të shqiptarëve që ata të udhëheqin me qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut, atëherë  në tryezë dalin disa opsione të tjera.

Njëra prej tyre është që Ahmeti të bashkëpunojë me VMRO DPMNE-në, e cila mund t’i bashkojë votat me “Të Majtën” që ka grumbulluar dy deputetë. Të gjithë së bashku do të grumbullonin 61 deputetë dhenë këtë mënyrë LSDM do të mbetej në opozitë.

Në këtë rast, gjasat që VMRO DPMNE të plotësojë kërkesat e BDI-së janë të mëdha, sepse mbetja e tyre në opozitë edhe për një mandat të plotë do të ishte e tepërt për ta mbajtur të bashkuar partinë dhe votuesit e tyre. Ata kanë qenë për gjatë kohë në pushtet dhe e dinë se realizimin e projekteve të tyre dhe përfitimin e votave të popullit mund ta realizojnë vetëm nëpërmjet qëndrimit në pushtet.

Përveç kësaj, VMRO DPMNE-ja dëshiron ta largojë barrën e nacionalizmit nga vetja, duke e ofruar mundësinë se edhe ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me parti shqiptare. Në të kundërtën, nëse VMRO DPMNE nuk pranon kryeministër shqiptar dhe mbetet në opozitë, një ndër hapat e parë do të jetë shkarkimi i Mickoskit dhe prishjes së balancave në kreun e kësaj partie.

Opsion tjetër i rëndësishëm është kthimi i frymës nacionaliste brenda LSDM-së, që do t’i thoshte fund edhe bashkëpunimit me partinë BESA-n si dhe largimit të anëtarëve dhe deputetëve shqiptarë nga partia e Zaevit.  Në këtë formë, LSDM do t’i rikthehej nacionalizmit dhe pamundësisë që të vijë në shprehje edhe për vite të tëra. Nëse grumbullohen vetëm votat e maqedonasve, fitues del VMRO DPMNE-ja dhe LSDM nuk guxon të bëjë gabime të tilla, pasi e di qartë se nuk e ka mbështetjen e elektoratit maqedonas.

Gjithashtu, LSDM do të kërkojë që të dobësojë kërkesat e BDI-së duke tentuar të sigurojë përkrahje edhe nga partitë tjera shqiptare. Ky opsion ka mundësi të ndodhë, por janë vështirësitë e mëdha, duke pasur parasysh se LSDM duhet të bashkëpunojë me “Të Majtën” e cila ka deklaruar publikisht se është kundër pjesëmarrjes në pushtet.

Politikanët maqedonas e shohin legjitime kërkesën e BDI-së

Një pjesë e politikanëve maqedonas, siç është ish kryetari i Karposhit, Stefçe Jakimovski kanë filluar të arsyetojnë kërkesën e BDI-së. Ai ka deklaruar se nuk ka asgjë të keqe që një shqiptar të jetë kryeministër dhe se kërkesa e BDI-së është legjitime.

“Le të jetë kryeministri shqiptar, këtu nuk ka asgjë të keqe. Unë mendoj se ajo do të jetë e shëndetshme. Le të shohin të gjithë që duan të rrinë në shtëpi, të mos votojnë. Kjo nuk çon në binacionalizim, në binacionalizim çon nëse huazohen deputetët. Kërkesa e BDI-së për një kryeministër shqiptar është legjitime”, vlerëson Jakimovski.

Jakimovski fillimisht ka qenë pjesë e LSDM-së, por më vonë u bashkua në pushtet me VMRO DPMNE-në në kohën kur udhëhiqej nga Nikolla Gruevki, duke themeluar partine e tij GROM. Shpeshherë ai është parë si urë lidhëse e shumë koalicioneve në të kaluarën dhe e di që vetëm rikthimi në pushtet e shpëton nga shpartallimi VMRO DPMNE-në.

Ndryshe, ende mbeten të gjitha opsionet të hapura, ndërsa Zaev ka shkuar në pushime për të blerë kohë dhe për të parë se si do të veprojnë partitë politike, Mickoski ka marrë leje nga partia për të formuar qeveri. Prapaskenave së shpejti do dalin në skenë dhe pushteti do të formohet nga ai që ka mirëkuptim për kërkesat e shqiptarëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!