Editorial Maqedoni TOP LAJM TOP LAJM - KS

Editorial / Çfarë të bëjë Maqedonia e Veriut pas bllokadës bullgare!

Zhurnal Ads

Editorial nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 17 nëntor – Vetoja bullgare për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian është më se e qartë.  Por, pse po ndodh një bllokadë e tillë pikërisht tani, atëherë kur askush nuk e priste një gjë të tillë. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe kjo duhej të ishte baza e mjaftueshme për rregullimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Ku gaboi Zaevi, a ka përgjegjësi qeveria aktuale dhe çfarë politike po luan Bullgaria në këto momente. 

Gjermania i ndan Çmim të rëndësishëm Zaevit

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mas, ndërsa i dha Çmimin për të Drejtat e Njeriut 2020 kryeministrit Zoran Zaev në Berlin, tha: “I dashur Zoran, ju i keni dhënë shpresë një brezi të tërë që ishte lodhur nga nacionalizmi dhe një politikë konfrontuese që ishte përqendruar më shumë në të kaluarën sesa në të ardhmen. Ju u bëtë udhëheqësi i një uniteti kombëtar dhe lidhjes me Europën. Ju forcuat sundimin e ligjit dhe luftuat për një gjyqësor të pavarur, korrupsionin, sollët dinjitet … dhe ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës. “Ju keni futur shpresë në shumë konflikte të pazgjidhura në këtë botë. Jam i nderuar t’i paraqes çmimin një reformatori, një politikani largpamës dhe mbi të gjitha, një evropiani.”

S’ka komunikim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Zëvendës kryeministri bullgar Krasimir Karakachanov tha në një deklaratë të fundit se të dy vendet kishin ndërprerë komunikimin javën e kaluar. Ai zbuloi se ata i paraqitën një propozim palës maqedonase për një aneks të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, por nuk morën ndonjë përgjigje. “Ne kemi dërguar kërkesat që Bullgaria i konsideron të arsyeshme, me kërkesën që ajo të jetë në formën e një aneksi të Marrëveshjes ekzistuese, por nga e enjtja e tutje nuk kemi asnjë lajm nga Shkupi. Kështu që gjërat po lëvizin më qartë drejt një pozicioni të qartë Bullgar. e cila në këtë periudhë nuk ka mundësi të japë pëlqimin për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për të filluar negociatat. Megjithëse ka më pak se 24 orë deri në takimin ministror, ​​Brukseli nuk heq dorë nga perspektiva evropiane e Maqedonisë.

Çështja e bllokimit të mundshëm të rrugës së integrimit evropian sot ishte pjesë e informimit të rregullt të Komisionit Evropian, i cili përsëriti se Bashkimi po punon për Negociatat e Maqedonisë deri në fund të vitit dhe nën kujdesin e presidencës gjermane. “Komisioni shpreson që konferenca e parë ndërqeveritare të mblidhet dhe të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Që të ndodhë kjo, të gjithë e dinë se na duhet pëlqimi i këshillit të kornizës negociuese.

Zaharievës i pengon Tito!

Pas deklaratës së Ministres së Jashtme Bullgare Zaharieva se festimi i Titos ishte i papajtueshëm me BE, Pisonero tha se ai “nuk komentoi”, por shtoi se “kushtet për anëtarësim në Bashkim janë mjaft të qarta”.

Pikëpamjet e Zaharieva ishin pjesë e konferencës në Bruksel, ku siç raporton një diplomat i vjetër nga një shtet anëtar i Unionit tha se Bashkimi Evropian dhe presidenca gjermane janë të njohur me deklaratat e ministrit bullgar dhe është e qartë se ajo nuk do të dorëzohet nesër. pikëpamjet e tyre, në mënyrë që diskutimi mbi zgjerimin të jetë në rendin e ditës vetëm si një pikë informuese dhe nuk duhet të pritet ndonjë vendim.

Është shumë e qartë që ne mbështesim të dy palët të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje, dhe nga komisioni, natyrisht ne jemi në kontakt me presidencën dhe natyrisht me të dy palët në një përpjekje për t’i mbështetur ata për të gjetur një zgjidhje.

A gaboi Zaev – i vetëdijshëm për bllokadën bullgare!

Drejtuesit e institucioneve në Maqedoninë e Veriut, kanë zbehur optimizmin për një marrëveshje me Bullgarinë, një ditë para mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku do bisedohet mbi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e sigurt se vendi nuk do të mund ta evitojë veton nga Bullgaria. Pavarësisht kësaj, Zaev la të shpresohet se konferenca e parë ndërqeveritare ndoshta do të mbahet deri në fund

të vitit.

“Ne kemi arritur marrëveshje për pesë personalitete historike, tri periudha historike dhe ne jemi të gatshëm t’i shpallim ato dhe të nisin t’i aplikojmë në tekstet shkollore, si këtu ashtu edhe në Bullgari. Ne duhet të vazhdojmë më tej dhe unë jam i bindur se me vendimet pozitive ne ndërtojmë miqësinë”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Pala bullgare konteston gjuhën dhe identitetin e maqedonasve me pretendimin se ato kanë “rrënjë bullgare”, se gjuha maqedonase është krijuar pas vitit 1945 nga një dialekt i gjuhës bullgare dhe asaj serbe. Dy vendet në vitin 2017 nënshkruan një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por në vend të afrimit, jo ka ndarë edhe më shumë dy shtetet.

Zaev e quante vëlla Borisovin, por së fundmi ishte pala bullgare që nuk lejoi hapat e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veritu drejt rrugës evropiane. Nëse gaboi Zaev për optimizmin e tepruar, do ta tregojë koha, por në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, nuk duhej të kishte asnjë pengesë, sepse nuk priteshin kërkesa shtesë.

Për këtë veprim u turpërua vetë Bullgaria, por i bëri dëm edhe Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë. Asnjë shtet evropian nuk mund ta kuptojë kërkesën bullgare. Dyshimet janë se Borisov më shumë po bën lojë politike të brendshme, për shkak të zgjedhjeve në mars që od të bhane në shtetin fqinjë, se sa t’i interesojë çështja e Maqedonisë së Veriut. Nëse do të kishte diçka thelbësore, Bullgaria do ta shprehte këtë deri më tani, qoftë edhe gjatë anëtarësimit në NATO.

Por çfarë duhet të bëjë Zaev!

Maqedonia e Veriut nuk duhet të bjerë në depresion dhe të fillojë gjuëh të urrejtjes ndaj Bullgarisë apo Bashkimit Evropian. Rrymat pro ruse janë aktive dhe mezi presin që një gjë e tillë të ndodhë. Zaev dhe ministri Osmani tani duhen të jetë shumë gjakftohtë dhe të mendojnë thjeshtë se kjo është një pengesë e radhës e cila do t’i vijë koha kur od të tejkalohet. Ndoshta pas zgjedhjeve në Bullgarië do të ketë ndryshime politike, të cilat do të çojnë në ndryshime rrënjësore. Karakaçanov mudn të mos jetë më faktor vendimtar dhe për këtë arsye, rolet e politikës së atjeshme mund të ndryshojnë. Sigurisht se nevojitet kohë, dhe nuk guxojnë të ndodhin momente nervozizmi dhe vendime gjaknxhetë.

Zaev dhe partitë politike shqiptare duhet të vazhdojnë të forcojnë qeverisjen aktuale dhe të mos lejojnë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse kjo do ta rëndonte edhe më shumë situatën në vend. E mira e gjithë kësaj çyshtje është se vetë Bashkimi Evropian nuk do të lejojë edhe një ndryshim të dhimbshëm, siç ishte ai i emrit për Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas zgjedhjeve në pranverë, do të rritet dukshëm presioni bullgar. Sigurisht edhe pala e Maqedonisë së Veriut duhet të heq dorë nga disa nostalgji që vetëm se e ngarokojnë procesin, prandaj zbutja dhe afrimi gradualisht duhettë vijnë nga të dy palët.

Postime të ngjashme

Zaev-Gallouei: Avancim i bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar një nga prioritetet e Maqedonisë së Veriut

T E

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u paraqit me kumtesë në Seminarin XIV Ndërkombëtar të Albanologjisë

XH,I

Analistët: Opozita shqiptare mos të shfaqet vetëm nga selitë e partisë, por të proteston dhe në rrugë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...