Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Çfarë të bëjmë pasi të përfundojë kriza me COVID 19!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 8 prill – Të flasim dhe të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me botën pas përfundimit të krizës nga virusi COVID 19 është temë që duhet të trajtohet nga shumë dimenzione dhe në të ardhmen do të mundohemi të qasemi nga disa këndvështrime se si do të duhet ët trajtohet situata dhe rimëkëmbja pas luftës së fituar me virusin.

Me vendosejn e orës policore dhe vetëizolimit njeriun e bën të mendojë për qytetarët e tij për rreth që thuajse çdo ditë kanë qene të vetizoluar pasi ishin të rrezikuar nga shumë faktorë të tjerë.

Kushtet e karantinës thuajse një pjesë e qytetarëve  i kanë jetuar çdo ditë në Maqedoninë e Veriut  pasi për shumë qytetarë qasja ndaj tyre ka qenë e tillë që janë lënë anash në çdo vendimmarrje.  Problemet sociale ka qenë prej kohësh një problem kryesor i shumicës së qytetarëve, qoftë edhe te planifikimi urban  ku përqendrimi i rreziqeve shëndetësore ekziston gjithmonë në lagje të varfëra.

Këto strategji kanë detyruar komunitete të caktuara  që të jenë në një gjendje të vazhdueshme krize, të cilën ata kanë qenë duke e jetuar shumë përpara shfaqjes së COVID-19. Ky virus nxori në shesh edhe njëherë sfidat e ndërlidhura të shëndetit të dobët publik, varfërisë dhe degradimit të mjedisit dhe mjetet e pakta financiare për t’i kapërcyer ato.

Tani, pasi njerëzit po detyrohen të vendosen në karantinë, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitete të tilla kur presioni i ri i COVID-19 po rritet, është më se e qartë se izolimi i mëtejshëm nuk do të na lejojë të kemi një rimëkëmbje afatgjatë.

Ndërsa COVID-19 ekspozon rreptësisht të metat e sistemit tonë shëndetësor, mirëqenies dhe drejtësisë, ekziston një mundësi , e cila është e domosdoshme që këto t’i ristrukturojmë pas përfundimit të pandemisë.

Strehim për të varfërit!

Shteti duhet të mësojë se qytetarëve të saj që bëjnë pjesë në kategoritë më të rrezikuara duhet t’iu sigurojë shtëpi të përhershme, ku ata mund të jetojnë  pasi endja e vazhdueshme nëpër shtëpi të improvizuara do të jetë një rrezik i përhershëm për viruse dhe sëmundje.

Me një recesion të afërt ekonomik që kërcënon të shtyjë edhe më shumë njerëz në pasiguri për strehimin, udhëheqësit lokalë duhet të angazhohen ndaj politikave humane që adresojnë shkaqet më të thella të çështjes sesa të përpiqen ta fshehin atë.

Në afatin shumë të afërt, njerëzit kanë nevojë për vende ku do të strehihen brenda në një distancë më të sigurtë.

Gjatë rimëkëmbjes, qeveritë lokale dhe partnerët jofitimprurës mund të adoptojnë sisteme të bazuara në shërbime ose qasje të ekipit në terren që lidhin njerëzit me strehim mbështetës të përhershëm, trainim për punësim, subvencione për kujdesin e fëmijëve, mjekë dhe ndihmë financiare për këto kategori.

Sidoqoftë, për një periudhë afatgjatë, udhëheqësit lokal duhet të jenë partnerë për të krijuar mundësi të arritshme ekonomike për banorët e cenueshëm. Në vazhdën e një vështirësie të paparë ekonomike të sjellë nga pandemia, kjo do të jetë sfiduese – por nëse nuk arrijmë të përfshijmë më të prekurit në rimëkëmbjen, ne vetëm do të forcojmë pabarazitë e deritanishme që shohim vazhdimisht.

Pastërtia!

Pastërtia duhet të jetë në nivelin e duhur dhe duhet të ketë kushte më të mira për mbajtjen e higjienës gjithandej ku është e nevojshme. Pastërtia nëpër shkolla, spitale e objekte tjera publike është në nivelin më të ulët. Toaletet dhe banjot janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa ky virus tregon se sa e rëndësishme është pastërtia për të pasur jetë të shëndetshme.

Qeveritë lokale duhet të ndërtojnë toalete publike dhe t’i mirëmbajnë ato, siç ndodhë në të gjitha vendet normale të botës. Është turp dhe e patolerueshme që Shkupi si kryeqytet dhe me popullsinë më të madhe në vend të mos ketë asnjë toalet publik.

Qoftë qytetarët e thejshtë por edhe turistët e huaj nuk kanë një vend të përshtatshëm ku do të kryejnë nevojat e  tyre fiziologjike dhe pikërisht në këtë drejtim çdo komunë duhet të mendojë mirë se si ta zgjidhë këtë krizë.

Çdo qytet dhe komunë duhet të të vendosë pika për dezinfektim, ndërsa rrugët dhe vendet publike do të duhet të dezinfektohen më shpesh, ngjashëm siç duhet të ndodhë me shkollat dhe godinat tjera të interesit publik.   

Pandemia e koronavirusit paraqet një kohë që ne të rimendojmë se si t’iu drejtohemi komuniteteve tona në krizë por edhe në kohë normale. Në vend që të karantizojmë problemet sociale, ne kemi nevojë për investime afatgjata që mbështesin bashkësi gjithëpërfshirëse dhe luftojnë strukturat që krijojnë kriza të tilla në radhë të parë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...