Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Cilat parti i parapëlqejnë ndërkombëtarët për formimin e qeverisë!

Editorial nga Agjencia e Lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 23 korrik – Lëvizjet diplomatike të ndërkombëtarëve në Maqedoninë e Veriut kanë filluar t’i dërgojnë mesazhet e duhurate të gjitha partitë politike rreth formimit të ardhshëm të qeverisë.

Ambasadori i BE-së dhe SHBA-së takojnë ministrat e LSDM-së

Në mes të mesazheve publike midis qeverisë dhe opozitës se kush ka legjitimitetin për të formuar qeverinë e re dhe kush do të marrë pjesë në të, gjatë ditës së djeshme ndodhën disa takime zyrtare, ku ambasadorja amerikan Burns dhe ambasadori i BE-së Zbogar zhvilluan takim me ministren e Mbrojtjes, Shekerinska dhe me atë të punëve të jashtme Dimitrov.

Të pranishmit biseduan për ambientin e pas-zgjedhjeve dhe opsionet e mundshme politike për mbajtjen e kursit të euro-integrimeve .

Mesazhi që dy ambasadorët u dërguan dy ministrave, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme, është se imperativi i qeverisë së ardhshme duhet të jetë vazhdimësia në atë rrugë, si dhe angazhimi për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformat e mëtejme.

Sela takon ambasadorët e BE-së, Francës dhe Gjermanisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka zhvilluar takime me ambasadorin e Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, atë të Francës, Kristian Timonie dhe të Gjermanisë, Anke Holstei.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për procesin zgjedhor ku edhe u paraqitën vërejtjet serioze nga ana e Kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela për siç u quajt rezultat i inzhinjeringut të organizuar zgjedhor e organizuar nga ana e BDI-së. Më tej u diskutua për procedurat gjyqësore të iniciuara nga koalicioni “Tash është Koha”, ankesat e parashtruara në KQZ, Gjykatën Administrative etj, si dhe për protestën e paralajmëruar për ditën e hënë në mbrojtje të demokracisë me moton “Zgjedhje PO, Vjedhje JO”, thuhet ne komunikatën e ASH-se.

Në këto takime, siç thuhet në njoftim, interes i veçantë u tregua edhe rreth për përbërjes së ardhshme qeveritare, si dhe rolit faktorizues dhe legjitim të koalicionit ASH-AAA.

Në takim u theksua se demokratizimi i vendit si dhe sfidat në drejtim të anëtarësimit të vendit në BE-së me çrast ambasadorët u njoftuan se shteti ligjor, integrimi i vendit në BE , zhvillimi ekonomik do të jenë prioritete politike, për t’iu siguruar qytetarëve jetë më të mirë dhe shtet të barabartë për të gjithë.

BDI kërkon maturi për realizimin e rrugës euroatlantike

Deri më tani nga ambasada amerikane ose ambasadorët e BE-së, nuk ka pasur ndonjë takim me kreun e BDI-së dhe pyetja e drejtë që shtrohet është se përse Zhbogar dhe Burns nuk e takuan edhe zv.kryeministrin Bujar Osmani, i cili është përgjegjës kryesor për eurointegrimet, por u takuan vetëm me Dimitrovin dhe Shekerinskën.

Përkundër këtyre dilemave, duket se sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi qëndrimin e BDI-së e publikoi në rrjetet sociale duke thënë se koha është për maturi, qetësi dhe për t’i përvjelë mangët që fuqishëm të vijojnë punët në rrugën euroatlantike.

Nevojiten reformat më se të nevojshme në drejtim të sundimit të ligjit dhe luftës së pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit, por edhe rimëkëmbjes ekonomike për të sanuar pasojat nga Kovid-19 duke themeluar institucione me përgjegjësi.

BDI-ja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi 15 vende të deputetëve, ndërsa në fushatë dhe pas zgjedhjeve deri më tani si kusht për koalicionim qeveritar e vendos kërkesën për kryeministër shqiptar.

Porositë e ndërkombëtarëve!

Ndërkombëtarët kanë rol të rëndësishëm në orientimin e politikave të Maqedonisë së Veriut edhe pse lejojnë që çdoherë qytetarët të vendosin se kush do t’i përfaqësojë ata në qveri. Porositë e drejtuesve të BE-së janë shumë të qarta, që nënkupton se çdokush që dëshiron të lëvizë nga kursi i integrimeve në BE dhe forcimi i aleancës me shtetet e NATO-s, si shtet anëtar tanimë, nuk e ka mbështetjen e tyre. Ndërkombëtarët kërkojnë që çdo qeveri e ardhshme të punojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe t’i zhvillojë reformat e nevojshme.

Nëse analizohen të gjitha partitë kryesore parlamentare, thuajse të gjitha në programin e tyre e kanë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por VMRO DPMNE ende herë pas here deklaron se nuk e pranon Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit si dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. “E Majta”, nga ana tjetër është edhe më radikale duke theksuar se nëse ata kanë forcë, do t’i zhbëjnë të gjitha Marrëveshjet, qoftë edhe marrëveshjen e Ohrit.

Partitë shqiptare, të gjitha janë të vendosura se rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut është integrimi në BE dhe nuk ka kthim nga marrëveshjet e deritanishme. Në të njëjtën qëndrim është edhe LSDM-ja e cila kërkon që të vazhdohet rruga e integrimit.

Faktori ndërkombëtar me mesazhet e dërguara, publikisht iu bën me dije të gjithëve se çdo kush që do të pranojë rrugën e integrimeve është i denjë për formim të qeverisë dhe do të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Për të krijuar shumicë parlamentare, me 61 vota nevoijten të bashkohen mandatet  e LSDM-së dhe BDI-së, por duket se dëshira dhe kërkesa e ndërkombëtarëve është që të ketë qeveri më stabile e cila do të ketë jetëgjatësi më të afatgjatë. Për këtë qëllim, duket se emisarët janë dërguar edhe te koalicioni ASH-Alternativa me të vetmin qëllim që edhe ata të përfshihen në qeveri. Nëse edhe 12 deputetë e kësaj partie përfshihen në koalicionin qeverisës, atëherë gjithsej 73 deputetë do të formojnë shumicën dhe do të ketë qeverisje më stabile.

Është e qartë se ndërkombëtarët nuk duan që vetëm BDI e LSDM, të krijojnë qeverinë, sepse do të ketë më shumë kushtëzime mes njëra tjetrës dhe proceset do të shkojn shumë avash, pa thënë me pengesa të shumta.

ASH-Aletrantiva kanë deklaruar se janë të gatshëm të bëhen pjesë e qeverisë së ardhshme, por me kusht që mos të përfshihet në të njëjtën edhe BDI-ja, që është e vështirë një opsion i tillë duke i pasur parasysh numrat e deputetëve.

Gjatë ditëve në vijim pritet të deklarohen të gjitha partitë politike se si do të veprojnë në të ardhmen, por mesazhi është i qartë nga ndërkombëtarët, se koaliconi qeverisës duhet të jetë i fuqishëm dhe stabil që Maqedoninë e Veriut ta bëjë sa më shpejtë pjesë të BE-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!