Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar

Editorial: Çka e pret Maqedoninë e Veriut në vitin 2021!

Editorial, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 4 janar – Maqedonia e Veriut ka lënë pas një vit të vështirë, por sfidat e kësaj qeverie do të vazhdojnë edhe në vitin 2021. Problemet madhore me të cilat do të duhet të ballafaqohet Maqedonia e Veriut janë zgjidhja e çështjes me Bullgarinë dhe fillimi formal i negociatave me Bashkimin Evropian, mbajtja e regjistrimit të popullatës, mbajtja e zgjedhjeve lokale, reformat në gjyqësor dhe rimëkëmbja ekonomike pas pasojave të pandemisë.

Kuvendi synon ndryshimin e Rregullores

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021 do të duhet të ndryshojë Rregulloren e vjetër për punë, pasi opozita e ka bllokuar këtë projektligj me mbi 3 mijë amendamente. Për shkak të protokolleve për mbrojtje nga virusi është kufizuar dukshëm pjesëmarrja e gazetarëve në punën e trupave të Kuvendit. Sipas Rregullores në fuqi, Kanali i Parlamentit nuk mund të transmetojë direkt seanca të tjera përveç atyre plenare dhe përveç debatit për buxhetin në komision. Incizimet nga seancat e tjera të trupave punues në kanalin e Parlamentit ritransmetohen me disa orë ose ditë vonesë, atëherë kur për mediat nuk përbëjnë më lajm. Parlamenti e mbylli vitin 2020 me 27 seanca plenare, një pjesë e të cilave nuk janë përfunduar për shkak se Parlamenti u shpërnda në mes të muajit shkurt ndërsa mbledhja e parë e përbërjes së re u mbajt më 4 gusht, për shkak të pezullimit të zgjedhjeve që imponoi epidemia.

Projekt ligji për regjistrimin e popullsisë dhe ai për shtetësinë pritet të jenë ndër sfidat e para të Parlamentit, në vitin 2021. Regjistrim do të ndodhë në prill të vitit të ardhshëm, sepse është i nevojshëm për zhvillimin e shtetit. Ky është operacion statistikor i cili nuk duhet të politizohet dhe të varet nga vullneti i partive politike dhe liderëve. Ligji për Regjistrim, pritet të gjendet para deputetëve në seancë plenare pas 18 janarit. Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të mbahet në periudhën prej 1 deri më 21 prill të vitit 2021.

Reforma në gjyqësor

Pastrimi i gjyqësorit do të jetë një nga sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021. Shkarkimi i dy gjykatësve në fund të dhjetorit nënkupton fillimin e këtij procesi që ishte një nga premtimet kryesore të partive që përbëjnë qeverinë aktuale, e cila edhe mori pushtetin pikërisht me zotimet për kthimin e besimit të qytetarëve në organet e drejtësisë.

Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që kanë punuar në kundërshtim me ligjin, kanë qenë joefikasë në punën e tyre apo qëllimisht i kanë zvarritur lëndët, nuk duhet të kenë vendin në organet e drejtësisë.

Vetting-u paraqet shtyllën themelore programore të BDI-së për të arritur deri te drejtësia joselektive, sundimi i mirëfilltë i ligjit, transparenca, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe rikthimi i besimit të qytetarit në integritetin e institucioneve.

Reformat në drejtësi dhe pastrimi i gjyqësorit janë premtuar nga të gjitha qeveritë e Maqedonisë së Veriut, por përveç miratimit të disa zgjidhjeve ligjore, në praktikë shumë pak është bërë, gjë që është pasqyruar në të gjitha raportet e progresit të Komisionit Evropian.

Zgjidhja e bllokadës me Bullgarinë

Negociatat me Bullgarinë do të vazhdojnë pas festave me qëllim që të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura, paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev. Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani dhe përfaqësuesi i veçantë, Vllado Buçkovski, do të kenë takim me ministren Ekaterina Zaharieva. Maqedonisë së Veriut i nevojitet dialog e jo konflikte, prandaj duhet qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit për përdorim vendor dhe izolime të reja. Të dy palët kanë obligim  për qytetarët e Maqedonisë  së Veriut dhe Bullgarisë  të sigurojnë të ardhme evropiane, por me respektimin e vlerave evropiane.

Maqedonia e Veriut duhet t’i japë mundësi procesit dhe të punojë që të arrihet deri te harmonizim i qëndrimeve sipas pozitave të përcaktuara nacionale dhe në bazë të qëllimeve strategjike euro integruese. Nga ana tjetër, fakt që Maqedonia e Veriut vazhdon bashkëpunimin dhe avancon raportet me fqinjët dëshmohet edhe përmes nismës për bashkëpunim që doli nga ministri Bujar Osmani, i cili dërgoi letër deri te kolegët e tij në Bullgari dhe Shqipëri për bashkëpunim ekonomik – politik, të quajtur “Iniciativa 8”.

Zgjedhje lokale, por nuk duhet edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare

Në muajin tetor të vitit 2021 Maqedonia e Veriut do të duhet të mbajë zgjedhje lokale të rregullta. Opozita vazhdon të kërkojë që të mbahen zgjedhje parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale, por këtë kërkesë nuk e pranon kryeministriu aktual. Sipas tij zgjedhjet do të përbënin tradhti ndaj qytetarëve, të cilët kanë vendosur për rrugën evropiane të vendit. Nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë detyrim të pabazë për dorëheqjen e Qeverisë. Nuk ka as nevojë, as logjikë për dorëheqje. Qeveria është e qëndrueshme, e mbështetur nga shumicë stabile në Kuvend.

Rimëkëmbje ekonomike

Pas pandemisë që e dëmtoi ekonominë e vendit, priten shkallë pozitive për vitin 2021. Rënien e aktivitetit ekonomik e zbutën masat antikrizë. Kriza shëndetësore – ekonomike në periudhën e kaluar të vitit 2020 kishte ndikim të fuqishëm në realizimin e Buxhetit.

Dekompozimi i PBV sipas anës së shpenzimeve tregon se në tremujorin e tretë ka rimëkëmbje të investimeve, gjegjësisht rritje prej 4,2 për qind, pas rënies së lartë prej 3,4 për qind në tremujorin e tretë. Rritja e investimeve në tremujorin e tretë del nga investimet e rritura për punë ndërtimore dhe investimet në pajisje dhe makina, në kushte të rritjes së ndërtimtarisë dhe importit të të mirave kapitale. Rritja e fuqishme e konsumit publik vazhdoi edhe në tremujorin e tretë, në drejtim të përballjes me pandeminë dhe pasojat e saj ndaj popullatës dhe ekonomisë. Te konsumi privat ka dinamikë të ngadalësuar të rënies e cila është 4,1 për qind, përkundër 13 për qind në tremujorin e dytë, me çka ndikim të konsiderueshëm kishte masa për mbështetje financiare të qytetarëve, si dhe mbështetja kreditore nga bankat.

Pritjet janë se kriza do të zgjasë të paktën deri në tremujorin e parë të vitit 2021, ndërsa qeveria paralajmëroi pako të reja të masave. Pritjet janë se gjysmëvjetori i parë i vitit të ardhshëm do të jetë edhe dalje nga kjo krizë në përgjithësi dhe për këtë është me rëndësi që të diskutohet. Qeveria do të zhvillojë pako të reja në bazë të dialogut social në të cilin janë përfshirë edhe kompanitë dhe punëtorët përmes sindikatave. Janë siguruar para për mbështetje për Kovid 19 edhe në vitin 2021 dhe se në buxhet janë rezervuar tashmë në programe, ndërsa ka edhe mjete shtesë edhe në dikastere të tjera.

Tashmë janë rezervuar 50 milionë euro për kovid-program për vitin 2021. Në mënyrë shtesë 17 milionë janë për paga.

Fokusi në ekonomi në periudhën e ardhshme do të duhet të jetë para së gjithash në rimëkëmbje, por edhe vendosje e bazave për rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme. Gjithashtu nevojitet sigurimi e qëndrueshmërisë fiskale, qëndrueshmërisë makroekonomike dhe financiare. Sigurim edhe të zhvillimit lokal dhe rajonal të barabartë, mjedis jetësor të qëndrueshëm dhe të shëndoshë dhe digjitalizim të ekonomisë dhe shërbimeve publike.

Editorial: Çka e pret Maqedoninë e Veriut në vitin 2021!

Editorial: Çka e pret Maqedoninë e Veriut në vitin 2021!

Posted by ZHURNAL.MK on Monday, January 4, 2021

Postime të ngjashme

Nuk janë paraparë masa të reja për kafiteritë, por nuk përjashtohet asgjë

Z H

Filipçe: Ora policore do të zgjasë dy javë

B L

Ftesa e Zaevit për opozitën, relativizim i dështimeve

B L

Këshilltarët e Shkupit e miratuan Llogarinë vjetore dhe Raportin vjetor për vitin 2020

Z H

Aktakuzë kundër 6 personave për teste të falsifikuara PCR

Z H

Pendarovski mbështetë planin për luftë kundër korrupsionit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...