Editorial: Data e zgjedhjeve të ardhshme të caktohet konform mundësive të diasporës për të ardhur në votime

nga Redaksia

Shkup, 26 tetor – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot u bëri thirrje partive politike me kohë të bien dakord për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm me qëllim të respektimit të afateve ligjore dhe kushtetuese.

“Deri në vitin e ri duhet të kemi një konsensus lidhur me zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet parlamentare janë tjetër histori dhe vlejnë procedura të tjera dhe afate të tjera, dhe ka kohë deri në shkurt, mars”, theksoi Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët.

Në stilin e tij të njohur, Xhaferi ka bë një gjysëm-kërcënim ndaj partive politike, në rast se nuk meren vesh për datën e zgjedhjeve, shkruan Zhurnal. Nëse partitë nuk bien dakord dhe kalkulojnë, thotë ai, nuk do ta lë ashtu, nuk do të lejoj që të shkojë përtej asaj që është përcaktuar.

“Jam i obliguar ta bëj këtë dhe të siguroj kohë shtesë që të mos mbetemi pa president”, theksoi Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit thotë se për ndryshimet kushtetuese nuk ka ndryshuar asgjë lidhur me këtë çështje.

Ai informoi se deputetët e Besës dhe Alternativës kanë dorëzuar kërkesë për shpallje për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për propozimin e Rregullores së re të Kuvendit, propozues i së cilës është Xhaferi, nesër fillon debati i amendamentit. Siç informoi Xhaferi, janë dorëzuar tridhjetë amendamente edhe atë nga deputetët e së Majtës, LSDM-së, VMRO DPMNE-së, ndërsa një pjesë të amendamenteve i kanë përgatitur shërbimet parlamentare dhe do t’i dorëzojë ai si propozues. Pritet që rregullorja e re të miratohet me konsensus dhe me siguri do të vendoset në seancë më 2 nëntor. Rregullorja do të zbatohet nga fillimi i mandatit të ri, gjegjësisht do të jetë hera e parë me thirrjen e seancës konstituive të përbërjes së ardhshme parlamentare. Risi është se ajo seancë nuk do të mund të zgjasë më shumë se tre ditë.

Me afrimin e fundvitit qartazi po shihet se tema e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale do të jetë gjithnjë e më prezente në opinion. Pas zgjedhjeve lpkale dhe disfatës së LSDM-së në to, dukej e pabesueshme se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por tani është më evidente se zgjedhet do të jenë të rregullta, shkruan Zhurnal. Partitë, edhe ato në pushtet edhe ato në opozitë, do të bëjnë kalkulimet e tyre se cila datë është më e përshtatshme për ta për të mbajtur zgjedhjet. Pjesë e kalkulimeve partiake me siguri do të jetë edhe nëse më mirë për ta është që zgjedhjet parlamentare e presidenciale të mbahen bashkë, ose veç e veçë. Mirëpo përtej kalulimeve partiake është shumë e rëndësishme që data e gjedhjeve të ardhshme të caktohet konform mudësive për ardhjen e diasporës për të marë pjesë në votime. Një datë e tillë si duket është data e Pashkëve Katolike, kur në të gjitha vendet perëndimore ku punon diaspora jonë ka pushim gati njëjavor.

Kjo është periudha brenda së cilës diaspora vjen për të vizituar vendlindjen dhe familjarët. është mirë që t’u jepet mundësia të shfrytëzojnë edhe të drejtën e votës. Meqë Pashkëta katolike janë në muajin prill, duket e pamundur që data e zgjedhjeve të dyfishta të caktohet në kohën kur diaspora do të jetë në vendlindje. Mirëpo është mirë që brenda periudhës së kohëqëndrimit të diasporës në vendlindje të caktohen së paku zgjedhjet parlamentare, duke pasur parasysh se ato janë më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut si shtet me demokraci parlamentare, e jo me sistem presidencial. Kjo do të shtonte pak koston e zgjedhjeve, mirëpo duke pasur parasysh kontributin e diasporës për vendin tonë është diçka që ia vlen. Sepse ikja nga Maqedonia e Veriut nuk po njeh moshë e profesion, të rijnë e të moshuar, me ose pa profesione po zgjedhin rrugën e njëjtë atë drejtë Gjermanisë dhe vendeve tjera evropiane.
Ata janë motori i ekonomisë sonë. Me investimet e tyre paraqesin forca që i jep dinamikë sketorit të ndërtimtarisë, hotilerisë, turizmit, e në mënyrë zinxhirore kontribuon edhe në të gjitha sferat tjera ekonomike.

Dërgesat e diasporës janë “infuzioni” kryesor për të mbajtur likuiditetin e buxhetit të shtetit, sado kudo në suaza të normales. Edhe pse jeton në vendet e Perëndimit, diaspora është pjesa më lojale e popullatës ndaj vendlindjes, duke dhënë kontribut konkret, e jo vetëm me fjalë. Prandaj është radha që njëherë t’i mundësohet edhe diasporës ta thotë fjalën e vetë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More