Editorial/ E ardhmja evropiane e Maqedonisë, BE-ja na përkëdhelë, Bullgaria as që do t’ia dijë

Shkup, 6 tetor – Kontesti që ka Sofja me Shkupin, ka bllokuar rrugën integruese të kësaj të fundit, por që kjo situatë pritet që sot përsëri të negociohet mes dy vendeve në vigjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë, e që pjesë e këtyre bisedimeve do të jenë edhe Angela Merke dhe Emmanuel Makron, por që gjasat që të arrihet një rezultat pozitiv janë shumë të pakta duke marrë parasysh qëndrimet e pandryshuara të Bullgarisë.

Maqedonia e Verit që nga mëvetësimi i saj është përballur me konteste nga shtete fqinje, e kjo gjë ka shkaktuar vonesa të shumta të vendit tonë në rrugën e saj Euro-Atnantike, e kjo gjë në shumë raste është bërë edhe burim i tensionit të brendshëm që jo pak herë ka rrezikuar edhe vet egzitencën e saj, shkruan Zhurnal.

Kontesti i parë që na bllokoi rrugën integruese ishte ai me Greqinë, e cila përdori të drejtën e vetos, e kjo gjë na penalizoi që mos të fillojmë negociatat me BE-në që në vitin 2005, e që sikur mos ishte kjo gjë me siguri që ne do të ishim pjesë e familjes së madhe Evropiane.

Kjo mosmarrëveshje pas një zvarritje të negociatave dhe qëndrimeve më shumë populiste se sa realiste, më në fund të dy vendet e kuptuan se për të arritur një darkordësi duhet që sakrifica të jetë e dy anëshme, pasi mbajta e një kontesiti të ngrirë kishte më shumë gjasë të komplikonte se sa të krijonte nje klimë të favorshme për të zgjidhur atë, e kjo bëri që dy vendet të bien dakord që të nënshkrujan marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 i cili i dha fund konfliktit.

Kjo marrëveshje u besua se hapi përfundimisht rrugën tonë integruese, por që dëshira dhe reliteti janë dy gjëra të ndryshme, e kjo ndodhi edhe me vendin tonë, pasi në shesh doli një kontest tjetër tani me fqiun lindor pra Bullgarinë. Duk qenë anëtare e BE-së, ajo përdori të drejtën e vetos për të penguar marrjen e dritës jeshile për fillimin e negociaave të vendit tonë me Unionin.

Kontesti mes dy vendeve, riktheu retë e pasigurisë në Gadishullin Ballkanik, pasi çdo herë që ka pasur mosmarrëveshje, ato kanë qenë shkëndija që kanë çuar në konflikte dhe destabilitete në këtë pjesë të Evropës, dhe çdo situatë e tillë në këtë rajon, është mundësi potenciale për trazira dhe konflikte, shkruan Zhurnal.

Duke qenë se Evropa e kishte mësuar nga historia se konfliktet e ngira në Ballkan, janë mundësi potenciale për destabilitet të tërë kontinentit apo edhe krijojnë hapësira për aktorë të tjerë të cilat në të shumtën e rasteve kanë interesa të kundërta me BE-në por edhe me vet shtetet e rajonit.

Për të ndaluar një gjë të tillë, kancelaritë në BE por edhe të shteteve më të fuqishme të Unionit, ndërmorën një ofenzivë të fuqishme diplomatike, ku u bënë takime bilaterale dhe multilaterale për të zgjidhur kontestin mes Sofjes dhe Shkupit, me qëllim që ky i fundit të merrte datë për fillimin e negociatave në samitin e qershorit, por që fatkeqësisht të gjitha këto dështuan.

Këto përpjekje vazhduan e një nga këto është edhe Samiti i sotëm mes BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Bërdo të Kranjë, përfaqësuesit më të lartë si eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varheji dhe me kryeministrin slloven, Janez Jansha, të cilët do të takohen me presidentin Bullgar Rumen Radev për të diskuar zgjidhjen e këti kontesti dhe zhbllokimin e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut.

Për ta përforcuar negociatat do të ketë një takim të nivelit të lartë mes Anglela Merkel, Emanul Makron, Rumen Radev dhe Zoran Zev, pra përsëri Gjermania dhe Franca po bëhen bashkë për një çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e BE-së, e që kur ata janë bashkuar, historia na ka treguar se rezultatet nuk kanë munguar, shkruan Zhurnal.

Kjo është një situatë shumë e ndjeshme ku edhe ky takim mund të mos prodhojë rezultat pozitiv, e këtë dozë dyshimi e përforcon edhe deklarata e fundit që ka bërë nënkryetarja Iliana Yotova e cila këmbënguli në qëndrimin se nuk ka ndryshim në politikën e Bullgarisë, pasi kushtet e vendosura për Maqedoninë Veriore nuk janë përmbushur. E arritja e një marrëveshje vështirsohet edhe më shumë nga një deklaratë e miratuar nga parlamenti i 44 -të që kufizonte mundësinë e miratimit të negociatave me Shkupin nëse nuk plotësoheshin kushtet, e në mungesë të një qeveria politike, kapërcimi i kësaj deklarate bëhet edhe më i vështirë.

Me shumë gjasë SHBA do të përfshihet në këtë çështje, në qoftë se edhe takimi i sotëm dështon për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe zhbllokuese, pasi historia në Ballkan na ka treguar se kohezioni dhe fuqia Amerikane është vendimtare për të ulur në tryez dhe për të gjetur një zgjidhje për popujt “problematik” të rajonit, shkruan Zhurnal.

Fatkeqësisht BE-së i mungon fuqia për të bindur palët që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, e që duke parë qëndrimet Bullgare, na bënë që pak të besojmë se kontesti mes dy shteteve do të zgjidhet, e që kjo mund të prodhojë efekte negative në stabilitetin jo vetëm të Maqedonisë së Veriut por edhe në tërë rajonin.///Zhurnal.mk

Related posts

Mickoski: Datën e zgjedhjeve e përcakton Kushtetuta

D V

Gjendja me Covid-19 në çerdhet e Tetovës është stabile

D V

Pushteti LSDM-BDI sot lironi “Ninxhan”, ndërsa e mban në burg Feta Alimin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More