Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial: Edhe ushtria do të dalë rrugëve, qytetarët ende nuk besojnë në COVID 19 – situata tepër serioze!

Zhurnal Ads

Editorial nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 23 nëntor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut për dallim nga shtetet tjera të rajonit vazhdon të ketë numrin më të madh të të vdekurve nga Korona virusi. Për të menaxhuar sa më mirë këtë situate, është menduar që të shpallet zonë krize, që nënkupton që qeveria të ketë mundësi të menaxhojë sa më mirë këtë situatë. Nga ajo që do të shihet gjatë ditëve të ardhshme do të jenë paraqitja e ushtrisë për t’i ndihmuar policisë, vënia në shërbim e spiraleve private në shërbim të shtetit etj. Qëllimi është që sitata të menaxhohet pa vendosur orë policore, pa vendosur karantinë dhe pa i bllokuar bizneset. 

Shpallet gjende e krizës                 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të premten në mbrëmje shpalli gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit, për përballje më efikase me pandeminë, që e ka shkaktuar koronavirusi i ri. Vendimi nënkupton përfshirjen edhe të Armatës në aktivitetet e rendit, si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore. Shpallja e gjendjes së krizës i mundëson qeverisë që të administrojë edhe me spitalet private dhe ndërmarrjet tjera për përballjen sa më efikase të sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga koronavirusi.

Një shtab kryesor do të jetë organi që do të koordinojë të gjithë luftën kundër pandemisë së koronavirusit gjatë kohës së gjendjes së krizës. Shtabi kryesor do të koordinojë 80 shtabe lokale të krizës nëpër komuna, të cilat do të marrin vendime për nevojat që kanë pushtetet lokale nga sektori shtetëror dhe privat për një menaxhim më të lehtë dhe më dinamik të krizës.

Vendimi u miratua me rekomandim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ditën e enjte, ku gjendja epidemiologjike u vlerësua si shumë e rëndë. Gjendja e krizës do të zgjasë në afat prej 30 ditëve dhe ajo nuk nënkupton edhe orë policore apo kufizim të lëvizjes.

Për momentin nuk ka nevojë për kufizime të reja, por ka bërë thirrje për respektimin e masave në fuqi që të mos aplikohen masa të reja kufizues.

Çfarë nënkupton shpallja e krizës!

Plani i veprimit për të trajtuar përhapjen e koronavirusit, i përgatitur nga Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave, nesër do t’iu paraqitet anëtarëve të Komitetit Drejtues. Pas kësaj Qeveria do të japë dritën jeshile sa më shpejt të jetë e mundur, pas së cilës do të fillojnë të zbatohen masat konkrete. Një nga pikat kryesore të Planit të Veprimit është përfshirja e ushtrisë në sigurimin e pikave kryesore.

Përveç ushtrisë, do të përfshihet edhe personeli mjekësor në dispozicion të ARM në luftën kundër pandemisë dhe të gjitha organeve të administratës shtetërore.

Lidhur me objektet e akomodimit për pacientët, mund të ndodhë që edhe sallat sportive dhe objekte tjera të shndërrohen në Qendra për Covid 19, por kjo dot ë bëhet nëse ka një përkeqësim drastik të situatës.

Plani i veprimit parashikon gjithashtu një fushatë publike për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Brendshme apelon që masat e mbrojtjes të respektohen, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit, pothuajse 700 qytetarë në të gjithë vendin janë gjobitur për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Arrihet marrëveshje me spitalet private

Minsitri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorët e spitaleve privatë janë dakorduar që spitalet private të sigurojnë 100 shtretër për kovid pacientët. Ato do të vendosen në objektin e vjetër të spitalit “Sistina”, ndërsa do të jetë në dispozicion në fund të javës që vjen. Këtë e konfirmuan edhe pronarët e spitaleve private “Sistina”, “Zhan Mitrev” dhe “Re Medika”, pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Siç theksuan pronarët e spitaleve private kjo do të jetë një klinikë e re infektive të cilën do ta kontrollojë minsitria, ndërsa spitalet private do ta udhëheqin në aspektin medicinal.

Opozita akuzon qeverinë për keqmenaxhim!

Opozita maqedonase ka akuzur kryeministrin Zaev dhe ministrin e shëndetësisë Filipçe se po abuzojnë me situatën e krizës për ta kthyer ushtrinë në një agjensi sigurie. Ata pohojnë se çdo ditë dhjetëra njerëz janë të infektuar me korona, ndërsa shpallja e situatës së krizës shërben për populizëm. “Rezultati nga paaftësia e Filipçes dhe Zaevit janë dhjetëra vdekje nga Korona virusi, dhjetëra familje të mbështjella me të zeza çdo ditë dhe vetëm në ditën dhe natën e fundit sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë 25 të vdekur. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është rreth 1,500 persona”, theksojnë nga VMRO DPMNE, duke shtuar se veprimet e qeverisë tregojnë se interesat personale janë para shëndetit të qytetarëve.

“Është e qartë se nuk ka ndonjë plan se çfarë do të bëjnë ata gjatë krizës, por është e qartë se do të abuzohet veçanërisht në terren gjatë zgjedhjeve në Shtip dhe Pllasnicë. E gjithë kjo ndodh kur stafi mjekësor është i rraskapitur, kur pacientët dhe familjet e tyre kërkojnë një shtrat spitali çdo ditë, kur presin me orë të tëra për oksigjen, dhe kjo shpesh përfundon në mënyrë katastrofike për pacientët, kur nuk ka material bazë të mjaftueshëm për trajtim”, theksojnë nga opozita.

Qytetarët ende nuk besojnë, situata është shumë serioze!

Përkundrejt shtrëngimit të masave për frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit, mjekët familjarë kërkojnë që qeveria maqedonase të fokusohet në sensibilizimin e opinionit për rrezikun nga mosrespektimi i këtyre masave.

Ka ende shumë pacientë që nuk besojnë se ekziston COVID-19 dhe se këta pacientë, sipas tij, kërkojnë që të shërohen nga kjo sëmundje, duke u trajtuar si për gripet sezonale.

Përhapja e lajmeve të rreme besoj se është faktori kryesor sa i përket mosbesimit të qytetarëve për ekzistencën e COVID-19 dhe rrezikut që bartë sepse personalisht mendoj se institucionet e vendit nuk kanë ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të ndaluar lajmet e rreme, edhe pse është bërë e vështirë pasi ato me shumë lehtësi shpërndahen në rrjetet sociale.

Duhet gjetur mënyra që profesionistët në çdo kohë të kenë hapësirë në media, që të plasojnë të vërtetën për çdo gjë që lidhet rreth COVID-19.

Qytetarët nuk iu besojnë autoriteteve të vendit sa i përket koronavirusit, pasi sipas tij, autoritetet së fundmi kanë ndryshuar shpesh qëndrimet. Në të shumtën e rasteve së fundmi demanton një pjesë të qëndrimeve të ministrit të Shëndetësisë të njëjtat nuk janë konsistente. Kjo bën që qytetarët të humbin besimin te ministri i Shëndetësisë gjë që kishim një situatë krejt ndryshe në fillim të pandemisë edhe pse shumë gjëra ishin të panjohura dhe zgjidheshin ad hok , qytetarët i besonin atij dhe dikasterit që drejton. Pra qëndrimet e zyrtarëve duhet të jenë konsistente dhe shumë të sakta sepse një e pavërtetë ose gjysmë e vërtet lë vragë te besimi qytetarëve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

UT dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare nënshkruan memorandum bashkëpunimi

E.E.

Zaev në Greqi: Maqedonia e Veriut interes në ndërtimin e terminalit për gaz të lëngshëm natyror

T E

Mbi 4 000 të shëruar nga KOVID-19 për dy ditë, aktive gjithsej 12.635 raste

Z H

Mësimi online, “kokëdhembje” për familjet

T E

6.7 milion euro për vaksinat anti-Covid

T E

Shqipëria po e mban peng RMV-në? Talat Xhaferi flet në ‘Balkan Talks’

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...