Editorial/Familja e pasur e Danellës ndoshta nuk i ndien pasojat e qeverisjes së saj, por qytetarëve u ka ardhur te hunda!

nga Redaksia

Shkup, 6 tetor – NTP “Shkup” nuk ka marrë subvencione të reja nga buxheti i Qytetit të Shkupit. Në mbledhjen e djeshme këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit nuk e kanë votuar kërkesën e kryetares Danela Arsovska për ndarjen e 1,8 milionë eurove të reja për ndërmarrjen që transporti publik të funksionojë pa probleme.

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm as kryetarja Arsovska, e as drejtori i ndërmarrjes Kërste Petrevski, kështu që këshilltarët, si shumë herë më parë, thanë se nuk mund të votojnë për një pikë kur nuk marrin informacion. Duket kjo si sjellje mjaft joserioze e kryetares së Shkupit ndaj një problemi kaq serioz, që sërish mund të bllokojë lëvizjen normale të qytetrëve të saj, shkruan Zhurnal.

Këtë e kanë theksuar edhe përfaqësuesit e partive politike në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Ata janë ankuar se edhe pse disa herë Këshilli ka kërkuar informacion nga ndërmarrja se ku shpenzohen paratë që i ndajnë, informacion i tillë nuk u është dhënë. Domethënë paratë publike, harxhohen sit ë jenë nga “qesja e babës”.

“Këtë vit i janë dhënë 630 milionë denarë NTP dhe nuk kemi marrë asnjë letër se ku kanë përfunduar këto mjete. Edhe tani nuk kemi informacion se për çfarë duhen këto para”, tha koordinatorja e VMRO-DPMNE-së, Maria Andonovska.
Në vend të Arsovskës dhe Petrevskit, këshilltarëve shkurt iu përgjigj sekretari Zoran Gligorov, i cili tha se paratë i referohen pagave të punëtorëve dhe kësteve të shlyerjes së kredisë për autobusët që janë blerë në vitin 2019.

“Qëllimi i këtyre mjeteve është ekskluzivisht që punonjësit të marrin pagë dhe të mos ketë deformime në operim, si dhe të paguajnë këstin e kredisë në shumën rreth 1 milion euro. Nëse nuk e votoni këtë vendim, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe do të rrezikohet funksionimi i transportit publik”, tha Gligorov. Kërkesa nuk u pranua pasi shumica e këshilltarëve nuk e votuan këtë pikë. Tani funksionimi i NTP-së do të jetë me shumë të panjohura, njëjtë sikurse qarkullimi i autobusëve urbanë.

Edhe pse duket se fajo është tek qyteti i Shkupit, drejtori i NTP-së nuk heziton të akuzoj Këshillin. Sipas Petrevskit, pas përfundimit të seancës, konferencë për media mbajti drejtori Kërste Petrevski, i cili u ankua se këshilltarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së po e bllokojnë NTP-në. Petrevski deri më tani asnjëherë nuk është përgjigjur në pyetje gazetareske, e as nuk ka folur me media për gjendjen në kompani, që len hapësirë të madhe për dyshim se si zhvillohen punët aty, shkruan Zhurnal.

Që nga zjedhja e Danella Arsovskës për kryetare të qytetit, problemet përsëriten në mënyrë ciklike. Shume prej tyre janë probleme “unikate”, respektivisht që nuk janë vërejtur më herët në funksionimin e qytetit. Herë probleme ka Ndërmarrja Publike për Pastrim Gjelbrim, herë ajo për transport, herë ndonjë ndërmarrje tjetër, por krejt këto probleme po i ndiejnë qytetarët e Shkupit mbi kurrizin e tyre. Herë bllokim i lagjeve nga bërlloqet për shkak të përjashtimit të punëtorëve nga puna, herë problemi me mushkonjat që nuk është vërejtur dekada me radhë para ardhjes së Arsovskës, mirëpo Shkupi dal ngadal po bëhet fshati më i madh në Maqedoninë e Veriut, në Ballkan dhe Evropë, duke ngërthyer në përditshmërinë e tij edhe mangësitë e një qyteti të madh edhe mangësitë të fshatit, e asnjë avantazh që kanë metropolet e as fshatet.

Shkupjanëve na ka ardhur te hunda, por hallall na qoftë si po durojmë akoma. Ndoshta do të durojmë edhe më tej, por si duket kryetarja e qytetit nuk ka ndërmend të ndalet në shpikjen e “metodave” të reja për udhëheqje të dështuar të qytetit. Këto shpikje eventualisht mund të parandalohen vetëm me protesta masovike për largimin e parakohshëm të Arsovskës nga detyra, të cilat së shpejt mund të bëhen realitet nëse “kryeqytetarja” e Shkupit nuk e kupton më mirë natyrën e postit dhe obligimit që ka marë. Ndërkohë mediumet shkruajnë dita ditës për pasurinë marramendëse që posedon familja e Arsovskës. Falës kësaj pasurie ata ndoshta edhe nuk ndiejnë pasojat negative të qeverisjes së dobët të familjares së tyre, por qytetarët e Shkupit tashmë janë mbështetur për muri. /Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More