Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Filipçe të jep dorëheqje nga keq menaxhimi i tij me Covid-19!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 22 qershor – Maqedonia e Veriut ka mbetur vrima më e zezë në gjithë Evropën sa i përket kapjes nga virusi Covid-19. Gjithsej deri më tani janë zbuluar të infektuar 5106 persona, prej të cilëve 1926 janë shëruar dhe 238 të tjerë kanë ndërruar jetë. Nëse bëhen krahasime me numrin e të infektuarve dhe të vdekurve në vendet e rajonit, duket që Maqedonia e Veritu është shteti me më shumë të vdekur për kokë banori. Serbia me rreth 7 milionë banorë ka 261 të vdekur, Greqia më 10.7 milionë banorë ka 190 të vdekur, Bullgaria me 7 milionë banorë ka 199 të vdekur, Kosova me rreth 2 milionë banorë 33 të vdekur, Shqipëria me rreth 3 milionë banorë 44 të vdekur dhe Mali i Zi me rreth 700 mijë banorë ka 9 të vdekur.

Pas numrit kaq të lartë dhe në rritje të të infektuarve dhe të vdekurve, shtrohet pyetja se a duhet të japë dorëhqeje Venko Filipçe nga posti iministrit të shëndetësisë!

Presidenti pohon se dështuam me menaxhimin e krizës me Covid-19

Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë” ka deklaruar se një pjesë e shoqërisë dështoi në zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit. Sipas tij, përgjegjësia bie pjesërisht mbi Qeverinë, mbi bashkësitë fetare dhe mbi ata qytetarë që refuzuan t’i zbatojnë.

“Në nivel të zgjidhjes sistematike kundër pandemisë, mendoj se shteti jonë aspak nuk u dallua as nga vendet fqinje dhe as nga shtetet tjera të botës, për më shumë ose më pak. Praktikisht baza e masave ishin rekomandimet e OBSH-së. Në pjesën e zbatimit të masave ne dështuam, si shtet flas, por ky nuk është dështim i Qeverisë në tërësi. Ishte dështim i disa segmenteve të rëndësishme të shoqërisë dhe kuptohet dështim i një pjese të qytetarëve të cilët edhe sot nuk janë të vetëdijshëm se ata masa duhet të respektohen. Unë mendoj se një pjesë e Qeverisë, me atë që në mënyrë selektive i zbatuan masat dhe rregullat, konkretisht sa u takon bashkësive fetare, mendoj se ndikuan në mënyrë plotësuese të shpërndahet virusi. Megjithatë, nuk mund t’i shkyçni nga përgjegjësia edhe krerët fetar kyç, ose drejtuesit fetar rajonal në BFI dhe KOM të cilët vepruan tërësisht me papërgjegjësi ndaj shëndetit të tyre dhe shëndetit të besimtarëve, mes tjerash”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i shtetit.

A po bëhet biznes me testet e Covid-19!

Maqedonia e Veriut po vazhdon të ketë shifra të larta të të infektuarve me koronavirus. Ky shtet, krahasuar me vendet e rajonit ka shkallë të lartë të vdekshmërisë nga ky virus. Më shumë se gjysma e viktimave nga koronavirusi janë regjistruar gjatë muajit të fundit, përkatësisht nga 15 maji deri më tani.

Numri i lartë i të infektuarve i atribuohet numrit të madh të testeve që po kryhen në Maqedoninë e Veriut. Brenda periudhës 24-orëshe kryhen rreth një mijë teste për koronavirus. Kjo ka bërë që numri i të infektuarve të jetë i lartë, pasi po zbulohen edhe rastet e personave të infektuar, por që nuk kanë simptoma të sëmundjes.

Institucione shëndetësore vlerësojnë se kjo është si rezultat i lehtësimit të masave dhe duke pasur parasysh se virusin e kemi ende prezent këtu tek ne, duket se nuk respektohen rekomandimet nga komisioni i sëmundjeve ngjitëse siç është mbajtja e maskave, ruajtja e distancës, dhe mosgrumbullimi i shumë personave.

Për shkak të mosrespektimit të masave, Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se rreth një mijë personave u janë shqiptuar gjoba.

Maqedonia e Veriut, që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus më 26 shkurt, ka realizuar rreth 50 mijë teste, duke u radhitur në krye të shteteve të rajonit, por edhe më gjerë, për numrin e madh të testimeve për kokë banori. Në opinion kanë filluar të shfaqen dilemat se po bëhet biznes me testet e Covid-19 për shkak se një test i tillë kushton rreth 80 euro. Maqedonia e Veriut ende mbetet vendi që kërkon PRC test për t’u futur në shtet dhe vetizolim shtëpiak për 14 ditë, gjë që nuk e kërkon asnjë nga shtetet e rajonit.

1/4 e të vdekurve jetën e kanë humbur ditën e parë në spital!

Një prej arsyeve se pse në Maqedoni të Veriut ka numër të lartë të viktimave nga COVID-19, është moshospitalizimi në kohë i të infektuarve me koronavirus.

Nga të dhënat epidemiologjike, personat e infektuar pohojnë se kanë pasur kontakt me persona të infektuar, pa respektuar masat.

Një e katërta e numrit të përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 jetën e kanë humbur ditën që janë pranuar në spital. Kjo do të thotë se në të shumtën e rasteve ose nuk kanë reaguar me kohë institucionet ose pacientët nuk kanë pasur fare njohuri se kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Endë më shumë se 20 për qind e popullatës nuk po e kupton seriozisht sëmundjen. Respektimi i masave, po bëhet gjithkund në botë. Nevojitet unitet i të gjithë faktorët për të përballur me sukses këtë gjendje.

Lojëra politike me orën policore

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur vendosje të çuditshme të kufizime për shkak të virusit Covid 19. Qytetarët nuk kishin të drejtë të qarkullonin në orare të ndryshme, duke fillluar nga ora 21:00, 19:00 dhe 16:00 e deri  në 05:00, ndërsa gjatë fundjavave kishte edhe kufizime për 24 orë. Por tani, kufizimet jan ëhequr tërësisht, dhe tani në bazë të vendimeve të fundit të ndërmarra nga qeveria, kanë filluar të punojnë bizneset në sektorit e gastronomisë, hotelierisë dhe shumë sektorë të tjerë.

Politikanët shpeshherë kanë pasur përplasje mes veti. Disa thonin se lehtësimin i masave duhet të ndodhë pasi situata me koronavirus është nën kontroll, ndërsa të tjerë theksonin se rreziku nga koronavirusi nuk është shmangur.

Autoritetet assesi nuk duhet të mosrespektojnë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë sa i përket koronavirusit, sepse në këtë formë po rrezikohet popullata. Ne duhet të mësohemi që gjatë periudhës së ardhshme të bashkëjetojmë me koronavirusin, pasi ai bëhet pjesë e jona, pjesë e përditshmërisë sonë. Por, lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të bëhet me respektimin maksimal të rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore. Problemi nuk qëndron në izolimin e përgjithshëm të shtetit. Problemi qëndron në atë se sa respektohen rekomandimet e autoriteteve dhe sa shteti përkujdeset që ato të respektohen.

Maqedonia e Veriut është peng i kalkulimeve politke dhe mosrespektimi i masave nuk po vërehet nga ana e autoriteteve që janë të thirrura që këto t’i sanksionojnë. Njerëzit duket qartë se tashmë kanë marrë një liri, që të mos respektojnë masat, sepse vetë policët dhe autoritet nuk po i respektojnë masat.

Veno Filipçe, si njeriu më i thirrur për të menaxhuar krizën e shfaqur me virusin Covid-19, kur numrat e të infketuarve ende ishin të ulët ai fitoi të rrahë gjoks se gjithçka është duke shkuar mirë dhe se ai e ekipi i tij duhet të marrin shpërblime për punën e tyre, por tani kur situata është përkeqësuar dhe numri i vdekje e të infektuarve rritet çdo ditë, ai është strukur dhe nuk paraqitet askund. Duket se i ka dalur situata nga kontroli, qëoftë në luftën e brendshme politike, qoftë në kalkulimet me testet ndaj personave të infektuar. Prandaj, është koha që Filipçe të japë dorëheqje nga keqmenaxhimi i deritanishëm me virusin Covid-19 dhe të hapë rrugën për persona që do të dinë ta vendosin situatën nënkontroll!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!