Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar

Editorial: Grubi bie në kurthin e Zaevit – mbi 700 administratorë do të përjashtohen nga puna!

Zhurnal Ads

Shkruan , Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup 13 janar – Kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendësin e tij Artan Grubi nëpërmjet ligjit të ri për sistemimin e administratorëve të cilit ishin punësuar përmes Marrëveshjes së Ohrit e që deri më tani qëndronin nëpër shtëpi ka bërë presion të madh mbi të punësuarit. Dëmi i këtij qëndrimi mbi 10 vite jashtë sistemit dhe obligimet e ligjit janë është shumë të rënda.

Me veprimin e tanishëm, Zaev ka një plan shtesë që të çlirojë buxhetin e shtetin për rreth 700 të punësuar. Burime të “Zhurnal” mësojnë se rreth 500 të punësuar në Ligjin sipas këtij programi kanë ikur në gurbet, ndërsa 150-200 të punësuar të tjerë nuk do të pranojnë punët që u janë caktuar për shkak se ato nuk janë në përputhshmëri me përgatitjen profesionale dhe arsimore të këtyre të punësuarve.

Qeveria ka miratuar propozim Ligjin për sistemimin e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i ashtuquajtur Programi К-5.

Nëpunësit administrativë që deri më tani kanë qëndruar në shtëpi, sipas këtij ligji, do të sistemohen në organet e pushtetit lokal dhe shtetëror si dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligj.

Kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionet që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, si dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të themeluara me ligj, kurse të organizuara si agjenci, fonde, institucione dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, por edhe nga komunat e qytetit të Shkupit dhe agjencitë aksionare në pronësi shtetërore.

Plani për sistemimin e 1357 administratorëve që për më shumë se një dekadë kanë marrë pagë pa u paraqitur në vendin e punës, është dorëzuar  në Qeveri dhe nënkupton që këta shqiptarë do të shpërndahen në më shumë se 260 institucione.

Në këtë plan përfshihen të gjithë administratorët që llogariten në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, të cilët kanë lidhur kontrata punësimi deri më datën 31 dhjetor të vitit 2019.

Ligji i ri i detyron shqiptarët të punësuar nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit që nëse ata nuk e pranojnë vendin e punës që u ofrohet, atëherë u ndërpritet kontratat e punës.

Nga 1357 administratorë, gati gjysma e tyre nuk do të paraqiten në vendet e punës, dhe këtë fakt e di shumë mirë edhe Zaev por edhe Grubi, e në këtë formë ata arrijnë që të largojnë nga puna afër 700 të punësuar për të cilët aq shumë ishte sakrifikuar.

Qëllimi i LSDM-së është që të plotësojë administratën me punësime të njerëzve të tyre partiakë me qëllim që të krijojë sa më shumë varshmëri. Përderisa ka mijëra arsyetime se përse deri më tani nuk punësoheshin dhe nuk shpërndaheshin shqiptarët, partia e Zaevit plotësonte dhe vazhdon të plotësojë administratën me njerëz të tyre. Drejtuesit e institucioneve që drejtohen nga  kuadro të LSDM-së duke keqpërdorur sistemin e “balancerit” kanë punësuar qindra maqedonas në kurriz të shqiptarëve.

Dhjetëra të punësuar maqedonas janë të vetë deklaruar shqiptarë që sapo janë punësuar në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë. Kandidatëve shqiptarë u kërkohet njohje e mirë e maqedonishtes, anglishtes, frëngjishtes dhe gjermanishtes, ndërsa shqipja si kriter i njohjes së mirë të gjuhës amtare nga kandidati, nuk figuron askund kur bëhet fjalë për konkurset ku punësohen maqedonasit në vend të shqiptarëve. Kjo nuk është hera e parë që sistemi i punësimit i cili bazohet në softuerin për balancimin dhe sigurimin e përfaqësimit të drejtë etnik nëpër institucione, manipulohet.

Raste të ngjashme të punësimit të maqedonasve në kuotën e shqiptarëve ka shumë , pasi  për t’ju përshtatur konkursit, qytetarët maqedonas janë vetë deklaruar edhe si turq, rom, boshnjak, vlleh e serb.

Fatkeqësisht ende ekzistojnë institucione që janë të paprekshëm për shqiptarët e sidomos në pozitat udhëheqëse. Në vendet udhëheqëse në Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi nuk ka asnjë shqiptarë, Byroja për Meteorologji asnjë shqiptarë në pozitë udhëheqëse, në Gjykatën Supreme 0 % shqiptarë, në Entin për statistikë 3,3% shqiptarë, etj.

Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në administratë është ende i pakënaqshëm, ndërsa me votimin e ligjit të ri, pamundësohet edhe më shumë pjesëmarrja në administratë. Në vend që numri i shqiptarëve të rritet, ai fatkeqësisht vazhdon të zvogëlohet, së fundmi edhe me rreth 700 të punësuar tjerë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sanksionohen 210 shoferë në Shkup, 81 për shpejtësi të tejkaluar dhe 23 motoçiklistë

T E

Moti sot me diell por i ftohtë, temperatura maksimale 9 gradë

Z H

Nga fillimi i Pandemisë në RMV kanë vdekur 14 mjek

T E

Milloshoski kërkon nga Kuvendi të miratojë deklaratë për konfirmimin e identitetit maqedonas

Z H

Besimi: Ndihma prej 6 mijë denarëve, vetëm për produkte vendore

T E

Bekteshi: Fillon realizimi i gjashtë masave nga Pakoja e katërt

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...