Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

EDITORIAL/Grubi s’i detyron dot funksionarët maqedonas të respektojnë Ligjin e Shqipes!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurna.mk

Shkup, 18 janar – Shqipja vazhdon edhe më tej, ashtu si edhe në të kaluarën, të përdhoset dhe përbuzet nga funksionarët maqedonas. Edhe pse është miratuar Ligji për përdorimin e gjuhëve, i njëjti nuk implementohet në gërmën dhe frymën e tij. Dhe kështu respektimi i normave ligjore të këtij ligji ka ngelur në dëshirën e vet funksinarëve shtetëror.Kushdo e respekton, kush nuk do nuk e respekton!

Kanë kaluar që kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ka hyrë në fuqi, ndërsa asnjë institucion nuk është sanksionuar për mosrespektimin e dygjuhësisë, ashtu siç parashikojnë dispozitat ligjore. Inspektorati i cili duhet të monitorojë respektimin e Gjuhës Shqipe nëpër institucionet qendrore dhe lokale, nuk po kryen funksionin e tij. Mbi 80 për qind të institucioneve në Maqedoninë e Veriut, dygjuhësia nuk zbatohet siç përcaktohet në ligj, por ka vetëm disa ndryshime sa për sy e faqe.

Kryesisht institucionet i kanë ndryshuar tabelat e njoftimit, të cilat tani janë në dy gjuhë, në Kuvend dhe në Qeveri përkthehen materialet dhe ka përkthim siumltan, por ka ende pengesë në zbatimin e plotë që nënkupton që çdo dokument duhet të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Çdo institucion duhet të ketë sektor të përkthimit dhe lektorimit të gjuhës shqipe, e kjo nuk është askund.

Është fakt se në disa institucione mungojnë kapacitetet njerëzore për përkthime ligjore adekuate të dokumenteve zyrtare, prandaj jo në të gjitha institucionet përdoret në dokumentacionin zyrtar dygjuhësia ose gjuha shqipe.

Të gjitha institucionet që ballafaqohen me vështirësi për ta zbatuar këtë ligj, duhet të drejtohen te Agjencia për zbatimin e gjuhëve, si institucion relevant për zbatimin e mirëfilltë të Ligjit për shqipen. Por, fatkeqësisht shumica e institucioneve shtetërore janë përgjigjur negativisht, duke treguar se nuk kanë nevojë për këtë Agjenci, që nënkupton se as nuk e marrin si prioritet këtë punë.

Por, problemi qëndron te mungesa e vullnetit politik dhe angazhimi i kuadrove partiakë pa aftësi profesionale që shkaktojnë pengesat kryesore që po bllokojnë jetësimin në praktikë të zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi si figura më e lartë politike në qeverinë e Zaevit që duhet t’i përfaqësojë shqiptarët, nuk po arrin të bëjë presionin e duhur që të implementohet gjuha shqipe. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër muaj në pushtet, Grubi nuk është parë asnjëherë që të ngrejë zërin për këtë çështje që duhet të jetë një nga prioritet e tij kryesore. Ai ende nuk ka dalë me një qëndrim të qartë se përse vonohet funksionimi i inspektoratit për kontrollin e respektimit të gjuhës shqipe. Në politikën ku nuk ka vullnet për ta zbatuar ligjin, atëherë duhet të gjejë zbatim dënimi, e që fatkeqësisht Grubi nuk arrin ta bëjë për kaq kohë sa është në pozitën më të lartë në qeveri.

Ai nuk duhet të lejojë që së paku asnjë ministër shqiptarë të dërgojë materiale vetëm në maqedonisht në qeveri dhe më pas të kërkojë që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe ministritë e tjera. Asnjë ligj nga ndonjë ministri, përfshi edhe ministritë shqiptare, por edhe nga Qeveria, nuk kanë shkuar në Kuvend edhe në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën maqedonase dhe më pas janë përthyer nga Kuvendi. Inspektorati të parin duhet të sanksionojë Kryeministrin, ministrat shqiptarë edhe gjoba se sa është parashihet në kuadër të ligji e që duhet të jetë një leksion edhe për institucionet tjera.

Është e turpshme që institucioni ku drejton Grubi vetëm të konstatojë dhe të pranojë se nuk respektohet ligji i gjuhës shqipe ashtu siç duhet, prandaj dikush duhet të mbajë llogari. Turpi më i madh është se zbatimi i Ligjit të Gjuhëve në qindra institucione në vend do të monitorohet vetëm nga 4 inspektorë, ndërsa janë planifikuar edhe 5 punësime të reja për sivjet.

Nuk mundet që për gati dy vite ende mos të kishin përfunduar çështjet teknike si fakti se kemi ose jo para për të bërë trajnime, kemi apo nuk kemi zyra për të punuar, kemi apo jo kuadër të duhur, e parasheh ose jo rregullorja e kështu me radhë.  Nuk guxon kjo çështje e gjuhës që është kaq thelbësore të mbetet peng e paaftësive të ndonjë zyrtari ose drejtori, vetëm e vetëm se ai është i dëgjueshëm për partinë. Këta institucione duhet t’i udhëheq një “dorë e hekurt” e cila duhet të ketë përkrahjen e politikës shqiptare dhe të vazhdojë deri në implementim e plotë të gjuhës shqipe.

Pa filluar të ketë gjoba dhe presion politik nuk ka zbatim të gjuhës shqipe. Por politikanët shqiptarë që paguhen për këtë punë dhe që rrahin gjoks vazhdimisht duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk mund të fajësohen maqedonasit përderisa shqipen nuk e respektojnë vetë shqiptarët! (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

“Miqtë e Sharrit”/Hidrocentralet dëmtojnë natyrën

T E

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...