Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Editorial: Hapja e negociatave – Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 25 mars –  Këshilli i Ministrave të BE-së, vendosi në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Nuk ka kushte shtesë për Shkupin nga Brukseli, ndërsa janë vendosur kushte shtesë për Tiranën zyrtare.

Lajm i mirë në kohë të zymta !

Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, u shpreh entuziast menjëherë  pas video-konferencës, duke shkruar në Twitter se është lajm i mirë në këto kohë të zymta, pasi më në fund drita jeshile vjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria..

Komisioni Evropian ka besuar prej kohësh që të dy vendet janë të gatshme për të filluar negociatat, por rezistenca nga disa shtete anëtare, të tilla si Franca, Hollanda dhe Danimarka, deri më tani ka bllokuar konsensusin.

Edhe komisari i zgjerimit, Olivér Várhelyi,  u tregua i kënaqur me rezultatin, “Përgëzoj me gjithë zemër të dy vendet. I dërgojmë një mesazh të qartë dhe të fortë Ballkanit Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkroi ai përmes twitterit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski përshëndeti vendimin duke thënë se ishte “lajm i bukur në një moment jashtëzakonisht të vështirë”. Ai përsëriti se pa marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë, ky sukses nuk do të ishte i mundur.

Ballkani si kopsht i BE-së!

Ballkani Perëndimor po bëhet tani më një kopshti i brendshëm i Europës. Edhe pse banorët e Europës qysh në vitin 2004 njëzëri u shprehën për perspektivën europiane të këtyre vendeve, ata vazhdimisht kanë qenë në dilemë se çfarë të bëjnë me këtë truall, që qartazi ndodhet në mesin e tyre, por në një farë mënyre u ka shkaktuar më shumë telashe se sa kënaqësi.

Në kohët e Coronas shumë gëzohen që kanë një kopsht brenda shtëpisë, vazhdimisht ka qenë në dilemë se çfarë donin të mbjellin dhe si të ndanin përgjegjësinë. Banorët e rinj shtronin kërkesa të reja, barërat e këqija gëlonin dhe u zinin frymën atyre pak filizave shpresëdhënëse.

Ishte koha për të dhënë një sinjal të rëndësishëm në rajon, që BE tani ka vendosur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rruga është ende shumë shumë e gjatë, derisa gjithçka të formësohet në atë mënyrë që vlerat europiane të rriten e të lulëzojnë pa u trazuar, që farat e këqija, korrupsioni dhe populizmi të jenë çrrënjosur aq sa të mos mund t’u zenë më frymën e të hedhin hijen e tyre mbi shtetin ligjor dhe lirinë e mendimit.

BE-ja duhet ta shoqërojë këtë proces me mjeshtëri dhe ta mbështesë e ta nxisë atë e po ashtu duhet edhe ta kultivojë e vadisë fort, aq më tepër tani kur Rusia dhe Kina me paketa ndihmash për shkak të krizës Corona si një substrat i freskët synojnë ta mbulojnë shtratin europian të këtij kopshti.

Sidoqoftë kopshtarët nuk mund të bëjnë gjë, në rast se toka dhe fara nuk kanë cilësi. Fara e këtij kopshti janë vetë njerëzit dhe politikanët në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut. Është në dorën e tyre që në shtëpinë e përbashkët Europa të bëhen anëtarë të denjë.

Mbetet edhe shumë punë!

Vendimi nga Ministrat Evropianë të Bashkimit Evropian konfirmon perspektivën në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo është një shenjë inkurajimi dhe shprese për njerëzit, veçanërisht në periudhat e vështira të krizës së virusit korona, e cila po i prek të dy vendet në një masë të madhe.

Fakti që vendet anëtare tani kanë parashtruar parakushte për Shqipërinë tregon se ato presin që Komisioni i BE-së ta monitorojë përparimin në mënyrë më të rreptë dhe të kujdesshme. Kjo duhet të vlejë për për të gjithë procesin e bisedimeve.

BE është për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por vlerëson secilin vend sipas përparimit të tij individual në rrugën drejt Evropës.

Hapja e bisedimeve të pranimit me të dy vendet është një shenjë e rëndësishme e integrimit evropian. Bashkimi Evropian është në gjendje të veprojë dhe të marrë vendime edhe në kohën e virusit korona!

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë zbatuar reformat që ata kërkuan, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, por ka ende një rrugë të gjatë për t’u bërë anëtarë të plotë dhe ky është vetëm fillim i negociatave. Ky vendim do të konsolidojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, pasi është edhe një refuzim i qartë i nacionalizmit dhe i përjashtimit. Në fund të fundit, Ballkani është dhe mbetet pjesë e Evropës .

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!