Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial: Hetimet kundër korrupsionit nuk marrin epilog!

Shkup, 2 janar, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut ka ende shumë punë për të bërë sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe në këtë mënyrë konsiderohet në mesin e vendeve më të korruptuara në botë.

Sipas organizatës joqeveritare Transparency International , Indeksi i Perceptimit të korrupsionit për vitin 2018 e rendit Maqedoninë e Veriut në vendin 93–të nga gjithsej 183 shtete në botë, me 37 pikë të grumbulluara nga gjithsej 100 pikë.

Këto rezultate paraqesin indikator shumë serioz se në Republikën e Maqedonisë së Veriut korrupsion lulëzon, ndërsa sektorë më të prekur konsiderohen sistemi gjyqësor, policia dhe administrata publike, shkruan Zhurnal.mk.

Korrupsioni dhe klientelizmi, fuqia e politikanëve

Korrupsioni në të gjitha nivelet është një nga sfidat kryesore për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa eliminimi i saj është parakusht i rëndësishëm për demokratizimin e tyre të mëtejmë.

Shkaqet për rezultatet e pakta në këtë drejtim janë të shumta, ndër ta është mungesa e elitave të caktuara politike në pushtet për të eliminuar praktikat jo-demokratike, si dhe kultura e pa ndërtuar te qytetarët në mënyrë të mjaftueshme për respektimin e ligjit.

Bashkimi Evropian nëpërmjet politikës së kushtëzimit ka bërë përpjekje për parandalim të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Ky instrument është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm gjatë aderimit të vendeve të Evropës qendrore dhe lindore. Në kuadër të politikës së kushtëzimit, BE i fillon negociatat duke hapur kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, kapitullin 23 – Gjyqësi dhe të drejtat themelore dhe kapitullin 24 – Drejtësi, liri dhe siguri.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të bëhen anëtare fuqiplote të Bashkimit Evropian, ndërsa deri te ai qëllim ka nevojë që të përmbushen kushte të caktuara, e në veçanti në luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë, pavarësisht nga suksesi i caktuar i rritjes së transparencës, avancimit të procedurave dhe ndryshimit të kornizës institucionale për luftën kundër korrupsionit, këto reforma kanë një ndikim të kufizuar në demokracinë e Ballkanin Perëndimor.

Zmbrapsja demokratike përkon me gjendjen e keqe të demokracisë në të gjithë Evropën, e cila në veçanti në Ballkanin Perëndimor ka vazhduar që nga viti 2012.

Shpesh herë në raportet e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, BE insiston në “rezultatet e matshme” të cilat mungojnë.

Konfirmim për “kapjen e shteteve” të Ballkanit Perëndimor kanë marrë edhe në dokumentet zyrtare të Bashkimit Evropian, ku theksohen lidhjet e politikanëve me grupet e organizuara kriminale, si dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.

Lufta kundër korrupsionit vetëm fjalë boshe në letër!

Pa marrë parasysh se të gjitha shtetet kanë ndërmarrë hapa të caktuara për përforcimin e mekanizmave të veta anti-korrupsion, suksesi ekziston vetëm në letër. Dominuese është qasja klienteliste sipas së cilës suksesi në realizimin e të drejtave matet me afërsinë e partisë në pushtet.

Proceset reformuese nuk i bindën as qytetaret se duhet më tepër t’i besojnë pushtetit ekzekutiv, ndërkaq rreth 70% prej tyre nuk besojnë në luftën e qeverisë kundër korrupsionit.

Në Ballkan, nuk ka kulturë qytetare dhe politike për ta luftuar korrupsionin dhe shumë prej njerëzve e shohin atë normale në realizimin e qëllimeve të tyre, edhe pse janë kundër kësaj dukurie.

Korrupsioni, një arsye shtesë për ikjen e të rinjve

Korrupsioni i përhapur në vend ka pasoja të rënda, kështu që një ndër shkaktarët kryesorë pse të rinjtë ikin jashtë shtetit është ky fenomen bashkë me dobësitë e shtetit ligjor. Të rinjtë nuk kanë kurajo, humbasin besimin tek sistemi dhe kjo i detyron në vendimin e vështirë për t’u larguar nga shteti për një jetë më të mirë jashtë.

Mënyra më e mirë si të luftohet korrupsioni është që qytetarët ta denoncojnë atë tek institucionet shtetërore, në media dhe tek Avokati i popullit.

Institucionet në Maqedoninë e Veriut nuk punojnë siç duhet, dhe për këtë arsye njerëzit kërkojnë mënyra që i detyrojnë të veprojnë më mirë. Tek qytetarët kjo duket një punë e vogël, por ka impakt të fuqishëm ndaj zhvillimit të shtetit.

Për shkak të korrupsionit nëpër institucione shumë të rinj dhe investitorë heqin dorë nga investimet apo nga vendimet që të hapin kompanitë e tyre.

Hetimet kundër korrupsionit nuk marrin epilog!

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka ngritur disa herë dyshime ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit për korrupsion, nepotizëm dhe konflikt të interesave.

Ajo që nevojitet në luftën kundër korrupsionit është reagimi i të gjitha institucioneve kompetente duke ndërmarrë veprime konkrete lidhur me kërkesën e Komisionit Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit.

Nëse nuk ka efekt nga procedimi i lëndëve në të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për të luftuar korrupsionin, duke i përballur të gjithë të dyshuarit me drejtësinë, atëherë do të bjerë në ujë e gjithë puna e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Nëse nuk ka epilog konkret nga gjykatat, si instancë e fundit, do të jetë shumë e parëndësishme nëse ka hapur ose jo lëndë Anti-korrupsioni për veprime të caktuara të zyrtarëve shtetëror. Faktori ndërkombëtarë ka tërhequr vërejtjen se çlirimi i institucioneve nga influenca politike, lufta kundër krimit të organizuar dhe rezultatet konkrete nga realizmi i reformave në sistemin gjyqësor, janë vendimtare nëse vendi do të vazhdojë të avancojë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, shkruan Zhurnal.mk.

Postime të ngjashme

ESHS: Të rrejshme janë informacionet lidhur me aplikacionin për vetë regjistrim nga diaspora

Z H

Kuvendi po shqyrton disa ligje, votimi është caktuar për më 9 mars

Z H

Afat edhe pesë vite për legalizim të ndërtimeve të egra

Z H

721 raste të reja me Covid, vdesin 9 pacientë

Z H

“Procedura për zgjedhje të kandidatëve për kryetarë të komunave niset nga anketa”

Z H

Besimi: Interesi për eurobondin 2,3 herë më i madh, që tregon se jemi tërheqës për investuesit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...