Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial: Kontesti për gjuhën maqedonase me bullgarët, duhet të jetë leksion për maqedonasit ndaj kërkesave për zyrtarizim të gjuhës shqipe!

Zhurnal Ads

Shkruan Agjencia e lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 27 nëntor – Bllokada e vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian, për shkak se e konsideron gjuhën maqedonase si gjuhë bullgare, ose dialekt të bullgarishtes, ka shkaktuar debate, pakënaqësi dhe nervozizëm tek Shkupi zyrtar. Shqiptarët si pjesë shtetformuese e Maqedonisë së Veriut e kuptojnë shumë mirë këtë ndjenjës dhe me të drejtë kërkojnë që ky kontest të zgjidhet sa më shpejt dhe mos të bllokohet rruga evropiane. Por, bllokimi i integrimit për shkak të gjuhës nga pala bullgare në një farë forme është tregues se si maqedonasit vazhdimisht e luftonin gjuhën shqipe, përdorimin e saj të plotë dhe ende vazhdojnë të bëjnë bllokada dhe stërkëmbëza që shqipja mos të jetë gjuhë e barabartë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kontesti i gjuhës maqedonase me Bullgarinë duhet të jetë një leksion për maqedonasit dhe ndjenjën e tyre ndaj shqiptarëve se sa e shenjtë është që njeriu të flasë dhe të shprehet ashtu siç ai ndjehet, dhe në gjuhën që ai dëshiron të flasë.

Zaev: Të dy popujt, edhe maqedonasit edhe bullgarët, duhet të ballafaqohemi me çështjet nga historia

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka theksuar se i kupton emocionet që lidhen me gjuhën maqedonase dhe reagimin e maqedonasve ndaj bllokadës bullgare, por është obligimi tij ndaj qytetarëve maqedonas të inkurajoj lëvizjen drejt zgjidhjes së çështjeve që kanë lindur me Republikën e Bullgarisë dhe që janë bërë një pengesë për miratimin e kornizës për negociata me Bashkimin Evropian.

“Të dy popujt, edhe maqedonasit edhe bullgarët, duhet të ballafaqohemi me ato çështje nga historia dhe të zhvillojmë dhe mbajmë kapacitet për mirëkuptim dhe falje. Popujt evropian ranë dakord të mos harrojnë, por të falin. Për shkak të së ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian që është shembull si në emër të së ardhmes, dallimet më të thella dhe konfliktet historike u lanë në të kaluarën”, tha Zaev.

Zaev ka thënë se shtetësia e Maqedonisë së Veriut bazohet në veprat e antifashizmit

“Populli maqedonas e realizoi sovranitetin e tij në Jugosllavinë e AVNOJ dhe e realizoi idealin shekullor për shtetin e tij me Maqedoninë e ASNOM-it. ASNOM është konfirmim historik i gjuhës sonë maqedonase dhe identitetit tonë maqedonas. Por, dhënia e karakteristikave etike të fashizmit është e papranueshme. Qoftë në bullgar apo çfarëdo konteksti tjetër. Faqet e errëta nga historia ballkanike dhe evropiane nuk duhet të jenë pengesë për zhvillimin e raporteve të mira fqinjësore në Ballkan dhe Evropë”, tha Zaev, duke shtuar se historia duhet të na mësojë se mundemi edhe ndryshe, se mundemi edhe më mirë, duhet të bashkëpunojmë, por edhe bashkërisht ti respektojmë dallimet mes nesh.

Gerogievski: Shqiptarët po sillen në mënyrë korrekte në kontestin me Bullgarinë

Ish-kryeministri Lupço Georgievski konsideron se shqiptarët sillen në mënyrë korrekte ndaj këtij procesi dhe se ministri Osmani e kryen punën e tij gjithashtu në mënyrë korrekte.

“Shqiptarët ndaj këtij procesi po sillen në mënyrë korrekte. BDI-ja në mënyrë korrekte sillet në këtë proces”, vlerësoi, ish-kryeministri Lupço Georgievski. Duke i komentuar zhvillimet me Bullgarinë, ai ceku edhe një paradoks tjetër lidhur me veton bullgare. “Kur fqiu ynë lindor mat nëse do të vendosë veto, mendoj se nuk ka marrë parasysh një gjë… nëse mendojnë se mosmarrëveshja e tyre është kundër maqedonasve… sikur harruan se në Maqedoni ka 50% kombësi të tjera, duke i përfshirë edhe bullgarët. Kjo do të thotë se vetoja e merr perspektivën jo vetëm të maqedonasve, por edhe të bashkësive të tjera etnike. Prandaj, le ta rishqyrtojnë vendimin”, pohoi Lupço Georgievski, ish-kryeministër.

Ahmeti: Duhet qëndrohet krah për krah maqedonasve në zgjidhjen e problemit

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kërkon urtësi dhe gjakftohtësi, thotë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, duke thënë se duhet qëndrohet krah për krah maqedonasve në zgjidhjen e problemit.  “Nuk mund të mos jemi në krah dhe në anë të bashkëqytetarëve tanë maqedonas”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së. Po krahas kësaj, Ahmeti thotë se pret që historianë dhe linguistë kontesteve të këtilla t’u japin kahje, me qëllim që kjo çështje të mos zgjasë sepse mund të rrisë emocionet dhe kontraditat.

Shqiptarët vazhdimisht kërkonin zyrtarizim të gjuhës shqipe

Edhe pse nuk mund të vendoset një paralele e drejtë në kontestin e gjuhës ndërmjet maqedonasve dhe bullgarëve me kërkesën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, sërish kjo çyshtje është aq e ndjeshme se menjëherë te shqiptarët e rikthen në mendje përpjekjet e tyre te vazhdueshme për të folur në gjuhën amtare. Se sa është e neveritshme dhe revolton mosnjohja e gjuhës dhe të drejtën për t’u shprehur në gjuhën amtare, e dinë shumë mirë shqiptarët, të cilët derdhën edhe gjak në luftën e UÇK-së në vitin 2001, pikërisht për të qenë të denjë dhe kryelartë në rrugën e tyre për të drejta të barabarta.

Shqiptarët asnjëherë nuk i gëzohen fatkeqësisë së të tjerëve, dhe e kuptojnë shumë mirë kontekstin dhe bllokadën që ia bën Bullgaria gjuhës maqedonase, prandaj kërkojnë nga bashkëqytetarët e tyre maqedonas që të marrin leksion nga kontesti me bullgarët dhe të kuptojnë tanimë drejtë kërkesat e shqiptarëve për gjuhën shqipe. Është e drejtë njerëzore që gjithsecili të flasë në gjuhën e tij amtare, prandaj edhe pasi të zgjidhet kontesti me bullgarët, maqedonasit mos të vazhdojnë të bllokojnë dhe t’i vënë stërkëmbëza gjuhës shqipe, sepse aq sa atyre iu dhemb gjuha e tyre amtare, aq është e dhimbshme edhe nënçmimi i gjuhës shqipe.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

A po shuhet ideja për “Minishengen”?

E.E.

Useini nuk është më këshilltar në Komunën e Ohrit

E.E.

Apasiev ngrit padi penale kundër Mersiha Smailoviq

E.E.

Komisioni amë shqyrton kërkesën për apanazhë të zyrtarëve, mandati i të cilëve ka përfunduar

admin

Spasovski nuk e lë Bushin të flet: Nuk ke të drejtë fjale, je i ndëshkuar!

Z H

VMRO-DPMNE: Zaev përgatit Deklaratë për marrëveshjen me Bullgarinë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...